Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se masat e vendosura nga qeveria pritet që të japin rezultate në uljen e numrit të personave të infektuar me koronavirus.
Gjatë një debati të organizuar nga Instituti Riinvest, kryeministri Hoti ka thënë se pret që në dy javët e ardhshme të ketë ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve.
“Unë pres që për një javë, dy, të përgjysmohet ndoshta numri i të prekurve. Ndoshta edhe për shkak të rritjes së efektivitetit të masave”, deklaroi Hoti.
Sipas kryeministrit, qeveria është angazhuar në rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri.
“Kemi filluar përgatitjet që në rast se thellohet vala e dytë dhe rritet numri i të infektuarve ne jemi të përgatitur për periudhë afatgjate jo vetëm tash për të menaxhuar këtë situatë. Pra kemi nisur proceduat për të siguruar edhe 100 mijë teste serologjike. Me udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë sivjet do të shkojmë deri në 500 mijë vaksina të gripit sezonal si formë e imunizimit të qytetarëve”, tha Hoti.
Hoti thotë se si vendet e tjera evropiane edhe Kosova ka bërë porositë për vaksinën eventuale kundër COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Javët e fundit, në Kosovë u rrit numri i të infektuarve me koronavirus. Për këtë gjë, Qeveria e Kosovës, në fillim të këtij muaji, riktheu disa masa izoluese, përfshirë edhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00 nëpër komuna ku ma më shumë raste infektimesh.
Sipas të dhënave, në Kosovë deri më 16 korrik janë regjistruar 5,472 raste me koronavirus. Prej tyre, 124 persona kanë vdekur dhe 2,640 pacientë janë shëruar.
Po ky ca e di veten kujton se esht Zoti ky tipi ku e di ky si do shkoj pune me virusin ate se di as Trumpi jo ta di ky Abdullahi hahahahahhah ca nuk degjo
O Hoti,ti nuk di asgje per pandemin, krysorja eshte t’i sigurojsh barnat per personat me coron se ata te shkrete me para te xhepit po i paguajn barnat. Ti se bashku me ate ministrin e shendetesise te jepni doreheqje, a nuk u mjaftoj qe 6 paciente vdiqen ne mungese te oksigjenit. Turp o hoti e shko ne shtepi se lidhje nuk ke. Ik o huti.
Avdullah ! Urdho pasha ! T’honksha tullen ! Hejvallah ! Turk muti
Avdullah ! Urdho pasha ! T’honksha tullen ! Hejvallah ! Turk muti
JO qe ka lidhje me Zot avdullai por meqe paska ftuar bashen ne vizite ka besim se do ta djegin virusin,kur dihet se basha eshte karavirus dhe ish perkthyes i karla pontes dhe autor i akuzave ndaj uçk-s do ti ndihmon hotit per ta izoluar virusin, e urojme qe basha te vie ne Kosove me klunin e ti fazlliq serbin ateher e sigurt eshte se virusi do zhduket,kete do ta shifni edhe ne syt e hotit, e kur ti vjen radha osmankes ti près bashen e fazlliq serbin o Zot o Zot , osmanka do derdhet e tera nga gezimi,bile ka shume te ngjare qe edhe fazlliq shkau e basha do te qajne nga gezimi sepse mund te “rastis” qe aty te jeté edhe tata i osmankes me uniforme milicia serbia si dikur mottiii para 20 vitesh, pra siq duket n’a ka pare Zoti se po n’a kthehen bratstvo jedinstvot ne pushtet.