BDI –ja është e gatshme të futet sërish në koalicion me LSDM-në, por kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut duhet të jetë shqiptar, që të tejkalohen paragjykimet se maqedonasit etnik kanë monopol ndaj pushtetit ekzekutiv, ka deklaruar Artan Grubi gjatë një interviste për median maqedonase.
“Nëse në vitin 2017, me 10 deputetë, arritëm që me konsensus ta zgjedhim Talat Xhaferin si Kryetar të Parlamentit, përse tani me më shumë deputetë shqiptarë, të mos kemi mundësi ta zgjedhim Naser Ziberin për Kryeministër”.
Por, nga koalicioni ASH-Alternativa që fituan 12 deputetë pretendojnë për parregullsi zgjedhore. Në pritje të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve ata nuk preferojnë një koalicion me BDI-në.
Sulmi kibernetik ndaj sistemit për publikimin e rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KSHZ-së ka hapur çështjen e sistemeve të sigurisë së institucioneve shtetërore që si duket nuk kanë nivelin e nevojshëm të mbrojtjes.
Për këtë shkak shumë parti kanë dorëzuar vërejtje në KSHZ për parregullsi zgjedhore por edhe gjatë numërimit të votave.
Tafmaja e madhe te le pa gje…… Mos kerkoni qiqra ne hell se helli do tju hy ne b*the…. Me 30 deputet doni kryeminister….???
Mendohuni para se te kerkoni shume,se tafmaja e madhe te len pa gja,runi bashkejetesen dhe mos detyroni faktorin maqedonas te unifikohen dhe bashkohen kundra jush dhe te bien dakort qe te qeverisin bashke,se nuk rrihet gjithmone ne llogore,kur ka mundesi qe jeta te jetohet,pazaret te nxjerrin ne pazar.
Çfarë do të thotë insiston? Gazetarëve shqiptarë ju duket vetja më të fisëm po të përdorin fjalë të huaja, o gazetar që se di si mund të jesh gazetar po nuk dite gjuhën mëmë, këmbëngul=insistoj tingëllon dhe më bukur por se besoj se gazetarëve ju intereson kjo…