Von Cramon mohon kategorikisht ndërhyrjen tek Specialja për Hashim Thaçin

21 Korrik 2020, 18:03Rajoni TEMA

Një ditë pas përfundimit të intervistimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale lidhur me akuzat për krime lufte, në Hagë ka zhvilluar një vizitë zyrtare edhe Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin e Evropës.

Por kjo vizitë e saj duket se nuk u prit mirë, teksa ngjalli shumë kritika në Kosovë, duke aluduar për ndërhyrje në drejtësi.

Por këto aludime janë mohuar kategorikisht nga Cramon, e cila në një intervistë për Klan Kosova, theksoi se nuk ka ndërhyrë dhe nuk do ta bënte kurrë.

“Në asnjë mënyrë, në asnjë mënyrë! Kurrë nuk kam ndërhyrë dhe nuk do ta bëja një gjë të tillë. 

Askush nga ne në PE nuk do të ndërhynte në ndonjë veprim të gjyqësorit. 

Ata janë krejt të pavarur dhe nuk të lejojnë të bësh asnjë ndërhyrje për rastet që kanë në shqyrtim”.

Ajo shprehet se Specialja është strukturë e rëndësishme për Kosovën dhe është detyrë e saj që të informohet me punën e tij.

Ishte arsyeja kyçe e vizitës sime. Isha e interesuar të di sesi është strukturimi dhe pse ka marrë aq shumë kohë”, tha ajo.

5 komente në “Von Cramon mohon kategorikisht ndërhyrjen tek Specialja për Hashim Thaçin”

  1. Klimax says:

    Po, po, Von Cramon e ka “fajin” dhe jo kriminelet dhe te korruptuarit e pushtetit 20 vjecar!!!!!

  2. ben says:

    Gjykate e pavarur …? Vertet e ka kjo zonja apo po ben gallaten e rradhes? Si spjegohet qe akuzat ndaj liderave te Kosoves u ngriten pikerisht disa dite para se Thaci te shkonte ne SHBA? Kaq shume e kane humbur mendjen keta mender politikane te Europes, sa kujtojne se te tjeret hane bar dhe besojne cdo gomarllek qe ata ja shesin publikut. Ne asnje vend te botes nuk ka gjykata absolutisht te pavarura. Po te kishte, Donald Trump do ishte ne burg dhe jo ne Shtepine e Bardhe.

  3. Baliu says:

    Mos po i bjen kredibiliteti kesaj plakes para plaqkitesve tu Kosovs*, e mandej bohet deti kos. Moderrn prostidentit ju ka ngushtu laku, he mazamakeq.

  4. Laberia ime says:

    Po eshte kurve hollandeze, eshte e sigurte qe ka dobiçllek ne mes

  5. kosova says:

    Kesaj zonjes i kerkoi Albin Kurti qe te nderhynte ,duke i thene :ndermerrni dicka ,cka pret me specialja…Kesaj i parapriu edhe deklarata e keshilltarit te Kurtit ,gashi,qe e tha publikisht ne nje TV se UCK kaq bera krime….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje