Rritja e të infektuarve: Mali i Zi shpall sërish epideminë e koronavirusit

22 Korrik 2020, 10:35Rajoni TEMA

Autoritetet e Malit të Zi e kanë shpallur sërish epideminë e koronavirusit në tërë territorin e vendit. Njoftimi është bërë nga ana e qeverisë malazeze.

Më 2 qershor vendi i Ballkanit Perëndimor e kishte shpallur të përfunduar epideminë, mirëpo në javët e fundit, numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri, ka shënuar rritje.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.920 ndërsa janë regjistruar 26 vdekje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Veshja e maskës mbrojtëse në mjedise të hapura dhe të mbyllura është e detyrueshme në territorin e Malit të Zi, përveç plazheve dhe parqeve kombëtare, me kushtin e mbajtjes së distancës fizike.

Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura.

1 komente në “Rritja e të infektuarve: Mali i Zi shpall sërish epideminë e koronavirusit”

  1. Sandri says:

    Dergojani ne mynyre speciale maskarait PETRIT VASILI
    dhe krimineleve te tjere te oposites
    keto njoftime.
    Eshte me te vertete e trishtushme
    qe keta politikane gangstere per arsye thjesht personale po e trajtojne situaten e coronavirusit si
    dicka te parrezikshme. Propoganda e ketyre politikaneve gangstere po ndikon ne anomalite shendetesore dhe shpirterore te popullit tone te shumevuajtur. Na takon ne fund te fundit ne popullit te thjeshte qe nepermjet votes te mos i leme keta gangstere te qeverisin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje