‘Ma lini mua, jam veteran politik”, dekarata e Vuçiç para negociatave për dialogun me Kosovën. Çfarë i kërkon SHBA-së

23 Korrik 2020, 08:17Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë braktisur bisedimet për Kosovën dhe se ai pret angazhim edhe më të fuqishëm të amerikanëve në këtë çështje.

Duke folur për negociatat midis Kosovës dhe Serisë, të cilat do të vazhdojnë sot në Bruksel në nivel ekspertësh, Vuçiç tha për Radio-Televizionin e Serbisë se “hapësira e Serbisë për manovrim do të zvogëlohet”.

“Ne nuk iu kundërvihemi shqiptarëve atje. Është njësoj sikur të flisni me shqiptarët, ose me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Ata mendojnë njësoj dhe të gjithë e duan Kosovën e pavarur”, tha Vuçiç.

“Në një moment do të jemi nën presion, por  e di se cilat janë pasojat për mua, por do ta mbroj vendin, jo veten time”, tha ai.

Javën e kaluar, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, janë takuar në Bruksel me ndërmejtësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së.

Ka qenë ky takimi i parë i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë qysh në fund të vitit 2018.

Atëbotë, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve janë ndërprerë për shkak të një takse që u ka vënë Kosova prodhimeve të importura nga Serbia.

Taksa, ndërkohë, është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr me ardhjen e Hotit në pushtet, në fillim të qershorit, për t’i hapur rrugë, siç është thënë, vazhdimit të dialogut.

Një takim midis Kosovës dhe Serbisë, i paraparë të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në fund të qershorit, nën organizimin e të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk është mbajtur, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhej të merrte pjesë në atë takim.

Grenell ka paralajmëruar organizimin e një takimi tjetër të ngjashëm, por nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete

3 komente në “‘Ma lini mua, jam veteran politik”, dekarata e Vuçiç para negociatave për dialogun me Kosovën. Çfarë i kërkon SHBA-së”

  1. xx says:

    CFARE i kerkon SHBA-se more idiot? nuk na e the mor budalla.Me qe ben tituj te genjeshtert prit edhe pergjigjen per mashtrim.

  2. Po mor po says:

    S’ke nga ja mban. Do pranosh pavarsine e Kosoves ose shperbehesh. Ke bere krime ne kroaci, bosnje dhe kosove. Asush nuk ti fale krimet.

  3. emigranti says:

    Ai nuk pranon as krimet e luftes ne Kosove , ndersa per njohje e thote troc se nuk e njoh duke thene se per kete sakrifikon veten.
    Atehere per cfare bisedimesh flitet, vetem per hapjen e Kosoves ne drejtom te Serbise.
    Ne bisedime te stergjatura e pa platforme ku finalja te jete njohja e Kosoves e fillimi njohja e krimeve te kryera nga Serbia me mire te mos shkohet dhe te ngulet kembe ne kushtet tona, pasi gjithnje eshte bere sic ka dashur Serbia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje