Pas Hashim Thaçit, Ali Ahmeti thirret nga Gjykata Speciale në Hagë: Do shkoj

22 Korrik 2020, 21:24Rajoni TEMA

Pas presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, prokuroria speciale e Hagës ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit edhe Ali Ahmetin, liderin kryesor shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ahmeti, përmes një statusi në Facebook.

Të nderuar qytetarë, sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time.

Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.

Gjithëmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar qiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit.”, shkruan Ali Ahmeti.

Ftesa për Ali Ahmetin vjen në një moment kyç në Maqedoninë e Veriut, ku partitë shqiptare kanë rritur ndjeshëm numrin e deputetëve në parlament, ndërsa vetë Ahmeti ka insistuar tek zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar.

Pak ditë më parë Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë. Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit.

 

2 komente në “Pas Hashim Thaçit, Ali Ahmeti thirret nga Gjykata Speciale në Hagë: Do shkoj”

  1. emigranti says:

    Po do shkosh patjeter o Ali trimi …

  2. Baliu says:

    “Krushku” i dyte eu asht Aliu, e shpejt mbas tina shkon Kadriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje