Rritja e të infektuarve: Hoti paralajmëron për mungesë të kapaciteteve në spitalet e Kosovës

25 Korrik 2020, 17:21Rajoni TEMA

Nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, vetëm edhe 130 shtretër kanë mbetur në dispozicion për personat e infektuar me koronavirus.

Kështu ka deklaruar të shtunën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus në Kosovë.

Hoti ka thënë se tri instrumentet e vetme që mundësojnë menaxhimin e situatës është mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës personale.

Ai tha po ashtu se aktualisht institucionet përkatëse janë duke punuar në riorganizim të ri në QKUK dhe ndoshta mbylljen e disa klinikave për t’i shfrytëzuar më pas ato për personat e prekur me koronavirus.

“Ne po bëjmë të pamundurën brenda shërbimit spitalor për të krijuar kapacitete shtesë për të parandaluar situatën ku nuk kemi ku t’i shtrijmë njerëzit që kërkojnë të shtrihen ne spital”, tha Hoti.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se në ditët në vijim do të rritet numri i testeve për personat që dyshohen se janë të prekur me COVID-19,

Kryeministri ka shprehur shqetësimin e tij edhe për siç tha ‘mosrespektimin e detyrave nga policia dhe Inspektorati’.

Ndërkohë, numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 6917 ndërsa i viktimave në 169 që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus. Numri i të shëruarve ka arritur në 3753.

1 komente në “Rritja e të infektuarve: Hoti paralajmëron për mungesë të kapaciteteve në spitalet e Kosovës”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    e mer abdulla mer abdulla kacurreli qe ma mban tajaren m’sunduk sulltoni [me ar] keq puna………….
    po ti mos e rruj er burr,nje telefon babe doganit e po t’vijne krevatet nga istambouli madje ene big xhamija qe po ndertohet ne kosovo nga sulltoni mund te lypet ne ket rast………
    por edhe amiko/amerikonit Trump po ti kerkosh ndihme ai nuk ta kursen,dihet boterisht se atyne u digjet shpirti per sunitet,kshq……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje