VIDEO/ Kur surprizat të vijnë nga një ari: Futet në oborrin e një familje dhe relaksohet në pishinën e fëmijëve

26 Korrik 2020, 20:30Lifestyle TEMA

Një grua nga Virxhinia është surprizuar kur ka parë një ari gjigand duke u relaksuar në pishinën e fëmijëve në shtëpinë e saj.

Nuk është hera e parë që Regina Keller ka parë kafshë të egra në oborrin e shtëpisë, por një ari në pishinën e fëmijëve ishte një ngjarje që e ka kënaqur dhe e ka bërë për të qeshur.

Oborrin e shtëpisë së saj e kanë vizituar dre, arinj, dhelpra dhe ketra.

Gjatë kohës që ajo po ujiste lulet pa ariun e madh që po shëtiste nëpër oborr dhe pasi i ra rreth e rrotull u fut tek pishina e fëmijëve duke u kënaqur dhe freskuar nga vapa. Ariu qëndroi duke u relaksuar dhe duke fjetur përreth një orë dhe më pas u largua.

1 komente në “VIDEO/ Kur surprizat të vijnë nga një ari: Futet në oborrin e një familje dhe relaksohet në pishinën e fëmijëve”

  1. Jimmy says:

    Nuk eshte fut ariu te shpia ketyre ,kane bere keta shpine te vendi ariut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje