“Ekstra masazhi 100 euro”: Si një agjent i infiltruar zbuloi tre qendra estetike prostitucioni në Tiranë

27 Korrik 2020, 16:44Politika TEMA

Është e vështirë të zbulosh se çfarë ndodh brenda mureve të një qendre masazhi. Pala që kërkon “masazh” nuk flet. As ofruesit. Një nga dosjet tregon se ka një mënyrë për t’i nxjerrë në dritë të fshehtat.

Bëhet me dije se pas regjistrimit të hetimeve ndaj tre qendra masazhi dhe estetike në kryeqytet, prokuroria është detyruar të autorizojë një agjent që do të kryente veprime stimuluese. Gjithë ç’duhet të bënte agjenti me inicialet A.H. ishte regjistrimi i bisedës, thuhet në aktet e procedimit numër 1789.

Në dosjen që gazeta “Si” disponon, ku pronari i një qendre masazhi përfundoi nën akuzë së bashku me masazhieren, agjentit i ofrohet masazh nga e pandehura A. D. “Personi i autorizuar regjistroi gjithë komunikimin audio, ku masazhierja dëgjohet që i ofron edhe shërbime të tjera me natyrë seksuale kundrejt pagesës”.

E akuzuara shpjegon për zyrën e antitrafiqeve se masazhet kushtojnë 3 mijë lekë ora. “Unë përfitoja muajin e parë 400 lekë dhe 500 lekë muajin e dytë. Munda që të gjej klientë fiksë dhe me gjithçka tjetër merrej administratori i qendrës së masazhit. Ai telefonohej nga klientët dhe planifikonte oraret që m’i thoshte në telefon. Klientët kur vinin përveç masazhit kërkonin edhe shërbime të tjera seksuale si masturbim dhe seks oral dhe për këtë paguanin”.

Por masazherja tregon se nuk e kishte diskutuar asnjëherë këtë shërbim me administratorin, por që marrëveshja kryhej në heshtje mes saj dhe klientit.

Por të kundërtën tregon një masazhiere, e cila punon part-time në këtë qendër, duke hedhur dyshime ndaj administratorit. Gruaja tregon se gjatë kontrollit të policisë ajo u gjend aty pasi punonte tre orë në ditë si estetiste.

K. B. shton “e gjeta këtë punë përmes rrjeteve sociale. Intervistën për punë e kreva me administratorin, gjatë punës klientët kërkonin edhe shërbime të tjera. M. na e bëri të qartë se nëse tregonim çfarë ndodhte aty, do na pushonte nga puna. Pronarët nuk më kërkuan direkt të ofroja shërbime të tilla, por indirekt thanë – klienti duhet të ndihet i kënaqur. Pastaj administratori shtoi – në rast se klienti kërkon diçka, bëje se nuk të gjen gjë”. Refuzova dhe m’u përgjigj – në rast se nuk do vazhdosh t’i kënaqësh, nuk do e kesh të gjatë në këtë punë”.

Policia e pyet gruan: sa paguhet për një seancë speciale masazhi një punëtore në këtë qendër?

K B: Pagesa për masazh është me përqindje. Nuk është fiks, por caktohet në bazë të eksperiencës. Vendoset midis pronarit dhe punonjëses.

Policia: Sa është numri i vajzave në këtë qendër?

K. B: Për momentin ishim katër, por ka pasur të tjera që vijnë dhe ikin, janë part-time.

Por edhe pse gruaja e mohon që të jetë edhe vetë ofruese e këtyre shërbimeve, policia e pyet më tej pasi këqyr kamerat e sigurisë, ku edhe pse ajo këmbëngul se është estetiste rezulton të jetë edhe masazhiere.

Policia: Ju jeni kontaktuar nga klienti dhe keni hyrë në dhomë me të. A mund t’i kujtoni rrethanat lidhur me këtë rast?

K.B: Nuk kujtoj ndonjë detaj lidhur me këtë rast, por si zakonisht është kryer masazh te dhoma me gur. Theksoj se nuk ka kryer asnjë veprim me natyrë seksuale. Duken planet kur unë hedh diçka në plehra, por aty s’ka asgjë, edhe pse policia gjeti në kosh një prezervativ, atë nuk e kam hedhur unë. Nuk e di se cila nga punonjëset e ka hedhur aty.

Edhe punonjësja tjetër mohon të ketë ofruar shërbime të ngjashme seksuale, ndaj çështja për këtë qendër është dorëzuar në gjykatë me administratorin nën akuzë për mbajtje të ambienteve për prostitucion dhe A. D. ushtrim prostitucioni. Për qendrat e tjera po vazhdon hetimi.

Në dosje theksohet edhe informacioni i policisë: “Klientët bisedojnë për marrjen e këtyre shërbimeve që nuk janë vetëm masazh. Në dhomën e masazhit apo dhe në sportel masazhatorja pyet nëse kërkon masazh të lehtë, që kupton masazhin normal dhe pagesa për të kushton 4 mijë lekë, masazh të fortë apo extra masazh që nënkupton edhe shërbime seksuale dhe që ka tarifën 100 euro”. Si të tilla prokurorisë ju referuan dhe çështjet janë ndarë për disa qendra masazhi gjithsej shtatë të tilla.gazetaSI

17 komente në ““Ekstra masazhi 100 euro”: Si një agjent i infiltruar zbuloi tre qendra estetike prostitucioni në Tiranë”

  1. Shqipkart kan 30 -vjeet hkerdhehen nga politika dhe cdo perveer i Huaj
    qe vjen e a bo rrotkarin ktu ,
    policia e shkerdhatave merret me kto femra hallexhie .
    i hoqet nga Stanet njerzit ku kishin boll kllmoq me honger
    dhe i ollet ne Tiron me honger (ate qi s’thuhet ) sunxhuk bio,
    me zorr !
    ————–

    Gjejini vende Pune ,te punojne dhe ushqehen, femrat etj ,
    hapni Bordellot,
    s’ i ka Europa ku fitojne me tana ;nga qeejfi e taxa shteti
    edhe Deputetet vijn shkerdhehen Bordellos
    edhe ymer gelbaza pallohet me dildo nga masazhieret shembullore
    edhe Leshi , s’e rrun mo hic ,
    e i kurse Kapetrrave & Kapterreve Sexi;
    me gjujt Prezevative Kazaneve
    me mor n’ dur ,preek – jargt e X – penisit te panjohur !!!!!!!!!!!!!!!! ?´´´´?

  2. Timi says:

    Lejoni mor jara prostitucionin sic e ka gjithe Europa. Svjentet e infiltruar futini tek bandat ne kriminele. Qesharake deri ne dhimbje.

    1. ***** says:

      Sugjeroj qe forcat e rendit te ndryshojne taktike per te kursyer kohen dhe financat per keto lloj operacionesh. Ne vend qe te infiltrohen agjente te ndryshem dhe te harxhohet kohe me pergjime; me kollaj do te ishte qe nje agjent te vishej si pastrues dhe te kontrollonte per prezervativa te perdorur cdo kosh plere afer ketyre qendrave.

      Cdo prezervativ i perdorur i gjetur, pavaresisht madhesise ose materialit mbushes, te konfiskohej dhe te ruhej per prove materiale, per prokurorin e ceshtjes.

      Dhe nese do te vertetohej qe ne keto qendra ndodhin nga keto lloj pallacolliqesh, sugjeroj qe pronareve te ketyre qendrave tu akordohej nje shume e caktuar si demshpreblim per prishjen e imazhit te biznesit (mqse keto gjera u bekerkan pa miratimin e tyre)

  3. Shqipkart kan 30 -vjeet ´Shkerdhehen nga Politika dhe cdo perveers i Huaj
    qe vjen e na bojn rrotkarin ktu ,
    policia e shkerdhatave merret me kto femra hallexhie .
    i hoqet nga Stanet njerzit ku kishin boll kllmoq me honger
    dhe i sollet ne Tiron me honger (ate qi s’thuhet ) sunxhuk bio,
    me zorr !
    ————–

    Gjejini vende Pune ,te punojne dhe ushqehen, femrat etj ,
    hapni Bordellot,
    s’ i ka Europa ku fitojne me tana ;nga qeejfi e taxa shteti
    edhe Deputetet vijn shkerdhehen Bordellos
    edhe ymer gelbaza pallohet me dildo nga masazhieret shembullore
    edhe Leshi , s’e rrun mo hic ,
    e i kurse Kapetrrave & Kapterreve Sexi;
    me gjujt Prezevative Kazaneve
    me mor n’ dur ,preek – jargt e X – penisit te panjohur !!!!!!!!!!!!!!!! ?´´´´?

  4. SPAK says:

    harxhoni energjite per gjera pa vlere. Ndiqni kriminelet qe vrasin, qe shantzhojne, qe perdhunojne, kapni ata qe vjedhin privatin dhe ata qe vjedhin shtetin; kapni prodhusit dhe tregtaret e droges. Mos u merrni me shebimet seksuale te vullnetshme o kokrrat e kurves.

  5. Kavajsi says:

    Investigim i madh shume.Çjane keto idiotizma,ne çdo vend te botes qendrat e masazhit sigurisht qe jane per gojore ose pallosje,per nje happy ending te lezetçem.Ketu tek ne kurvllik gjithe andej neper administrate,zyra etj,ketu ku eshte me normal,kete sulomojne.

  6. shqipja per te HUAJT says:

    Si zbuloi nje agjent i infiltruar 3 qendra estetike ….

  7. shqipja per te HUAJT says:

    Si zbuloi nje agjent i infiltruar 3 qendra estetike ….
    si i zbuloi
    apo si agjent (jo si punetor ndertimi)

  8. shqipja per te HUAJT says:

    Si zbuloi nje agjent i infiltruar 3 qendra estetike ….
    si i zbuloi
    apo si agjent (jo si punetor ndertimi)
    …..

  9. elton says:

    Turp per qeverine dhe policine qe meret me te tilla gjera.Kim Jong eshte lule perpara jush.

  10. Timi says:

    Mire agjentet e keshit qe hane rrot jarash si funksat e degeve te brendeshne te enverit pk di nuk dolj nje komandant apo shef policie me tru dhe qe te jete pak praktik…Ne jemi shteti me jar i rruzullif tokesor. Ssli qeni vodho, vrau e preu dhe asnje “agjent” nuk i infiltruan. Cuni i Saliut aty ku vrau 26 vete dhe shkaterroi fshatra te tera ne dinamit po investon leket e vjedhura dhe asnje “agjent nuk po i infiltrojne” shefat. Predident i thenshin, hajdut i certifikuar na shet pirdhe gjithe diten e na flet per demokraci e integrim dhe shefat nuk i infiltrojne asnje “agjent”. Nga cdo ane qe t rtotullish koken te mbysin kriminelet dhe vrasesit ndersa shefat jara dhe kokebolet “agjente” “infiltrohen” necagra qe shesin trupin e tyre sepse nuk jane asnje mundesi tjeter per te siguruar jetesen. Me vend qe te merren me kriminelet dhe vrasesit, …turp edhe osr gazetat dhe gazetaret qe botojne “aksonet madheshtore te agjenteve te infiltruar” me mullimjte e eres…dhe bandat e krimi bejne kerdine nfa and tjeter. Si nuk doli nue gazetar apo anal-ist te ngrej ceshtjen e legalizimit te prostitucionit si ne gjithe Europen…

    1. AliPasha says:

      Dakord jam ne parim me ty, por prostitucioni nuk duhet legalizu, edhe pse shumica do jene femra te huaja.

      Ne kohen e krizes ne Greqi, prostitucioni u dominua nga femrat greke. Me pas ato u martuan.

  11. AliPasha says:

    Prostitucioni nuk duhet te ekzistoje dhe per me teper ne shoqeri qe kane pas moral te larte si Shqiperia dhe trojet Shqiptare.

    Edhe nese eshte vullnetar. Pse?

    Sepse edhe ato do kerkojne te martohen dhe te bejne femije, nuk kane ku shkojne.

    Po ai femije qe do lindi nga mitra dhe vagina e ketyre, cfare faji ka?

    Dhe nga ana tjeter, cfare mamaje dhe bashkeshorte mund te jete ajo?

    Por, rendesi kane kriminelet, mafiozet , zyrtaret dhe politikanet e korruptuar me shume dhe sic po shohin, SHBA vazhdon te talle bythen sepse ky korrupsion i intereson ne Shqiperi.

  12. Sqepari says:

    Te dhjefsha gazetarine! Europa i ka legale si per prostitutat ashtu dhe mesazhin e seksin. Varet si e bere pagesen. Ketu u beka lajm nje menyre seksi, nje gjetje me e fisme!

  13. Zjarri 6 says:

    Policia që duam merret me kurvat

  14. Genti says:

    Po pune e mire shume. Shpetoi vendi tani qe u kapen keto tre qendra. Tani dhe zyrat e shtetit kemi. Aty q pa leke e kane me qejf neper tavolina. Ne bannjo . Ne zyra. Ka pastaj qe lene takime ne motele. Po ne fakt ka dhr qe shkojne me sherbim jashte shtetit. Po keta ska gje se leket e shtetit perdorin. Problem jane qendrat e masazhit. Bravo policia dhe drejtesia. Ata qe vjedin me dhune shtepine e tjeterit. Ata qe vene gjiba e dhunojne. Ata qe dhe vrasin ska problem se ndodh ne cdo vend te botes dhe i denojne me 6 muaj pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje