Nga Carlo Bollino
Nuk e kam zakon të vetëpëlqej gjërat që shkruaj, por ngushëllohem saherë logjika që përpiqem të ndjek në analizat e mia, gjen konfirmim edhe në logjikën e të tjerëve.
Mesazhi me të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes ambasadës së tij në Tiranë, u hapi rrugë modifikimeve kushtetuese që kuvendi do të votojë për të lejuar që vitin e ardhshëm të votohet më në fund me lista të hapura, konfirmon saktësisht atë që kisha parashikuar në një editorial bërë me 11 korrik.
Në fakt, logjika e politikës ndërkombëtare dhe e diplomacive nuk ndjek skema të spërdredhura të militantëve që propaganda e partive ushqen me pasion. Për të çmontuar këtë logjikë të së vërtetës nuk mjaftojnë ultimatumet kërcënuese të politikanëve, gënjeshtrat e analistëve dhe as të qeshurat e tyre me sarkazëm në studio televizive apo media sociale dhe akoma më pak nuk shërbejnë shpifjet dhe ofendimet të cilat përdorin kur mbarojnë çdo argument
Ripërmbledhim atë që tha sot Departamenti Amerikan i Shtetit me mesazhin e tij në prag të 30 korrikut, pra të ndryshimeve kushtetuese mbi listat e hapura:
1) Ky parlament është plotësisht legjitim dhe është ky parlament që duhet të votojë ligje dhe nëse duhet edhe modifikime kushtetuese. I thënë me fjalët e Departamentit të Shtetit ”Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin”. Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, që vazhdojnë ta quajnë parlamentin “ilegjitim” nuk do t’u pëlqejë, por ky është fakt.
2) Opozita ekstraparlamentare (duke nisur nga PD, LSI, PDIU etj.) në momentin që vendosi të japë dorëheqjen nga parlamenti, 17 muaj më parë, humbi rolin e vet institucional. Sipas Departamentit të Shtetit ata ”kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament”. Kjo natyrisht nuk do të thotë se nuk duhet të konsultohen, duke përfaqësuar një pjesë të gjërë të opinionit publik shqiptar, por nuk kanë asnjë të drejtë vetoje mbi vendimet e parlamentit.
3) Të hapësh listat dhe të ndryshosh kushtetutën siç e kërkon opozita parlamentare në dakordësi me Partinë Socialiste, nuk është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit.
4) Nëse Kuvendi do të vendosë të votojë me 30 korrik ndryshimet kushtetuese për të hapur listat, është një vendim legjitim, por megjithatë ato do të plotesohen në kuadër të Këshillit Politik dhe me modifikimet e duhura të kodit zgjedhor sa i takon si aplikimit të listave të hapura, ashtu edhe koalicioneve parazgjedhore, si ka premtuar Edi Rama.
Nuk mund të kalojë pa u vënë re se në deklaratën zyrtare duke lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit (votuar me unanimitet nga të gjitha partitë) Ambasada amerikane nënvizon se ishte një marrëveshje transparente dhe “gjithëpërfshirëse” (“inclusiveness” në versionin anglisht), ndërsa marrëveshja që Shtetet e Bashkuara presin pas 30 korrikut në Këshillin politik mbi listat e hapura dhe koalicionet, duhet të jetë trasparent, por vetëm “përfshirës” (“inclusive” në versionin anglisht), një diferencë e evidentuar edhe në përkthimin zyrtar të Ambasadës së SHBA. Që duket se do të thotë, edhe pa uninamitet me 100% për ne është OK.
E gjithë kjo mund të zhgënjejë pritshmërinë e ekzagjeruar të Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe të Presidentit të Republikës ndaj vleresimit të komunitetit ndërkombëtar, që sipas tyre do të duhej të reagonte me grusht të hekurt kundër Edi Ramës dhe Rudina Hajdarit duke u ndjerë të tradhëtuar nga propozimet e tyre. Në realitet pjesa dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar jo vetëm që nuk është ndjerë e tradhëtuar, por i kujtuan PD-së dhe LSI-së gabimin historik që bënë duke braktisur kuvendin. Saktësisht, siç më kishte diktuar logjika dy javë më parë.
Tani mbetet të shohim nëse retorika e opozitës jashtëparlamentare do të kthehet e do të akuzojë komplotin e “republikës së ambasadorëve” siç ka bërë për 7 vite me radhë apo nëse më në fund do ta kuptojë se ka gabuar dhe se do të përgatitet për betejën e ardhshme zgjedhore duke shpresuar që zgjedhësit t’ua falin jo vëtëm krimet që bënë kur ishin në pushtet, por edhe gënjeshtrat e thëna dhe gabimet e bëra si dhe premtimet e pambajtura që kur janë në opozitë.
Prandaj te kane inat gjithe larot e Pd dhe Lsi o Carlo, se logjika jote e qyteteruar i nxjerr lakuriq barbaret. Mjaft e mbajten peng Shqiperine dhe shpresojme qe nderkombetaret ta ken kuptuar njehere e mire se me Berishet e Metet ne ecim vetem mbrapa drejte erresires, fiseve dhe klaneve primitive. Ju pergezoj
Akma se ka shlyer nderin e koncesionit dhe te tokes se falur ky molusku ndaj Rames?!
Jeni shume i kjarte Zoti Bolino. Gjithmone te tille jane artikujt tuaj. Falemnderit.
Faleminderit z. Bolino ! Ne te gjitha shkrimet e tua deshmon se je nje mik i cmuar dhe i sinqerte i shqiptareve .
Bravo Carlo. Racional i matur, i qete ke shpjeguar dhe permbledhur shume mire ecurine e ngjarjeve. Injorantet qe bejne sikur sdegjojne shpifin e thone pallavra nuk kane per te triumfuar mbi racuonalitetin e popullit.
Z. Bolino.
Meriton nje pershendetje per menyren se si shkruan ne shqip pasi kur e flet len shume per te deshiruar !!!!!!!!’
Ti marrim me radhe.
Pika 1 ) ky parlament nuk mund te quhet legjitim. Sepse kushtetuta e shqiperise e thote çarte se parlamenti perbehet nga 140 deputet.
Ketu nuk llogaritet nivli.
Pika 2 ) pdiu ka qene jashte parlamentit qe me perpara sepse te kater deputetet jane rrjeshtuar me PS qe me perpara.
Pika 3 ) nuk mund te flasim per opozitë parlamentare pasi nuk eshte parë e degjuar qe nje opozitë te votoje ne unanimitet çdo ligj qe paraqet qeveria.
Keshtu qe ata jane thjeshte copa mishi qe kurrsesi nuk mund te quhen opozitë.
Pika 4 ) ti vazhdo me propaganden tende sepse me aq lekët sa merr ti nga shqiptaret e varfer biles Po e mbron shume pak kete qeveri hajdute.
Bjeruni shqiptarëve edhe me fart sepse mbajne.
No koment!
Fiks!
C’do fjale me shume eshte e tepert!
Ketij koqe italianit i u dogj barku per shqiperine. Hajdut i qelbët.
Gazetari me profesional ne Shqiperi
Ca si puna jote Gjergji e bejne dallimin mes nje njeriu me kulture dhe profesionist si Karlo dhe ca mbeturina shqiptare si puna jote. Do te doja te isha dhe une si Karlo qe kur te shkruaja te mos shaja dhe ofendoja njeri, por jam shqiptar-arnaut dhe nuk rri dot pa te thone qe ti hash mutin karlos dhe kur e permen ate fjalen hajdut tu njiste ne fytyre ty dhe gjithe fisit tat ne breza. Nuk thu shyqyr qe eshte nje njeri me mend ne koke qe di cfare flet dhe di cfare shkrun. Ik ore pis i sales, mban ere si cdo malok edhe nga kompjuteri qelbesh.
Nje analize perfekte.
Bravo z. Bollino
Kjo qe e k7eni shkruar eshte permbajtja e nje analize te logjikshme. Z. Bollino me shume kenaqesi e lexova. Disa anlist te zeshem, qe çdo here flasin me ze te larte ne studiot televizive me ca moderator gjysmak jane bere flamurtar te komunikimit te çoroditur.
Respekt
Bukur
Bolino je gazetari me prestigjoz ne Shqiperi je nje ze pro perendimore keta paliacot e Tiranes nuk e kane idene se me ke i kane llogarite
Bolino je gazetari me prestigjoz ne Shqiperi je nje ze pro perendimor keta paliacot e Tiranes nuk e kane idene se me ke i kane llogarite
Bravo zoti Bollino.
Bravo Karlo Great Job Man
Artikull i shkruar bukur, ashtu siç shkruan gjithmone Carlo. Vetem ne paragrafin e fundit mbylles e ke prishur fare. Si ka mundesi te besosh, Carlo, se opozita jone jashteparlamentare ka shanc “te kuptoje se ka gabuar ne keto 7 vite me radhe”. Vertete te vete mendja se mund te egzistoje kjo mundesi e pamundur per kete opoziten tone?
Usta ne zanatin e ti.Eshte fat qe punon tek ne midis shumices se gazetareve tane me vese dge pa talent.
Me dy fjale na sqaroi situaten qe shqiptaret na e bejne lesh arapi.
Fatkeqesisht gazetarise se rruges ketu ne kete vend i mungon nje shkolle e tille gazetarie z.Bollino e per pasoje ,mungon dija,kultura e trajtimi i problemeve politike e me gjere si analiste e jo si partiak dritaresh televizive ku buçet daullja ne çdo emision!
Perseri sa mungon qytetaria e edukata qytetare padyshim qe jenat si puna e Lulit apo Monit dhe rrusshit te Skraparit qe i gjendur ne nje pozicion qe kurr se kishte menduar ne jete eshte bere euforik sikur ka ne dore jo Shqiperine tashme te shkerdhyer po prej tyre por edhe tere Europen e pertej Atlantikut!
Ndaj edhe gazetarucet e kazanit mediatik te rrotulluar e grumbulluar rreth tyre e ngrene shqetesimin deri ne maksimum sepse me sfumimin e figurave me te rendomta te kesaj shoqerie qe shkerdhatokracia u dha postet me te nderuara te vendit ,lumi do te marre perpara edhe kete llum shoqeror qe nga gazetaria e mirefillte kane marre vetem kollaret e kostumet e sejcili prej tyre tek togfjaleshi i trete humbasin gjithçka te llogjikes se tyre boshe!
Shoqeria Shqipetare eshte me perpara kesaj katrahure shoqerore ndaj sa vien e behen me te peshtrire!E s’ka si te mos ndodh ndryshe kur llumi i kesaj kategorie e perfaqesuar nga disa Mark Markesh,Gjelmarpesh,Pekesh e Raqipllaresh jo vetem qe kane kapur pikat kyçe te gazetarise si drejtore apo kryeredaktore por sot tymosin me leksione gazetarie edhe brezin e ri neper audiencat e Universiteteve nen petkun e profesoreve kur jane niveli me i ulet i shoqerise si per nga intelekti edhe dituria!
Jane keto dukuri qe nuk e lene Shqiperine te ece perpara duke e çuar me dashje drejt nje regresi te konflikshem!Shoqerise shqipetare vazhdojne i japin narkoze me disa komisionere qe per buken e gojes kane deformuar voten ne komisione e nuk merren me thelbin se kush dhe perse shqiperia u be kuplara ku shfryjne epshet e tyre malesore lloj lloj kafshesh te zbritun prej malit qe jo vetem nuk kane A-ne e qytetarise por edhe minimalen e komunikimit njerezor ku petagogu i Universitetit qe jep “Etiken” kercenon bashkebiseduesin ne studio televizive se do ta qelloje me shishe po nuk e mbylli gojen!
Ky thone qe per zgjedhjet e ardheshme ka vene edhe kanidaturen per deputet pra perfaqesues i kafsheve sepse i popullit kurr nuk mund e duhet te jete!
Fatkeqesi shoqerore z.Bollino e asgje me shume ku elita qe drejton kete vend eshte shume me poshte nivelit shoqeror fale vjedhjeve vrasjeve e pervehtesimit te pronave e trojeve te ketij vendi duke u gdhire Rok Felere ne nje vend ku kerkush nuk ka vlere!
Karlo si gjithmone gazetari me realist serioz i pavarur i medias shqiptare Eshte ceshtje kulture dhe karakteri
po për futbollin e shitur në itali meta e ka fajin?
po për futbollin e shitur në itali meta e ka fajin?
po për futbollin e shitur në itali meta e ka fajin?//
Ju me modesti vetevleresoni qendrimet tuaja per ato qe keni parashikuar si gazetar e analist,por Ju e keni merituar edhe vleresimin e atyre qe tendjekin per te kuptuar dhe orientuar.
Jeni nder te rrallet, sinqerisht.
Faleminderit Carlo!