"Punë votash!" Kush është “kriminelja” e zgjedhjeve të 2017-s? 25- vjeçarja e shkolluar për shkenca ekonomike, por e papunë

29 Korrik 2020, 18:52Politika TEMA

Nga Anila Hoxha

Në shtëpinë e familjes Lala, në fshatin Rubjek ( rrugës për ne Gjirin e Lalëzit) , fytyra e prerë e Zyhra Lalës shfaqet mes një çadre të vendosur në oborr prej tërmetit dhe një shtëpie të dëmtuar.

“Kriminelja” e zgjedhjeve të 2017 , është një 25- vjeçare e shkolluar për shkenca ekonomike, por e papunë. E vetmja që sjell të ardhura në familjen gjashtë anëtarëshe , është e motra ,megjithëse e shkolluar edhe ajo punon pjatalarëse. Në shtëpinë e kësaj familjeje shteti nuk trokiti ndonjëherë për t’i ndihmuar. Askush nuk i pyeti a kishin nevojë pas tërmetit, para pensionit që ju doli skandaloz, gjatë marrjes se pronave, pagimit të energjisë elektrike.

” Në orën 4 të mëngjesit ra porta. Policia e shtetit- thanë. Menduam mos vëllai kishte bërë sherr, menduam çka ndodhur. Hajdeni ju thamë” pëshpërit Zyraja duke treguar vizitën nëpër natë.”

I pyeta çfarë ka ndodhur, i pyeti babi, i pyeti mami, ata pyetën kush është Zyraja, do vijë me ne për një sqarim të vogël. Kur na panë që po dridheshim, na qetësuan- mos kini merak , PUNË VOTASH” . 25 vjeçarja nuk u thirr asnjëherë, nuk u pyet asnjëherë.

” Pranova të shkoja komisionere në zgjedhjet e 2017. Kurrë nuk jam marrë me parti. Kur nuk kam qenë anëtare partish. Hyra meqë isha e lagjes, në sytë e mi është votuar rregullisht” këmbëngul vajza.

Por SPAK e ka futur të renë në listën e keqbërësve zgjedhor dhe për këtë arsye Zyhrasë pas vizitës në të gdhirë, pasi i sekuestruan telefonin e njoftuan se gjykata e posaçme ka shpallur detyrim paraqitje. Hetimi i SPAK tregon se komisionerët e dy qendrave në këtë fshat lejuan votimin e disa banorëve qe ndërkohë ishin emigrante. Numri i atyre që votuan pa qenë fare në fshatin e tyre është 30 persona thekson SPAK. Fshati Rubjek sipas të dhënave të KQZ ka në evidencë 680 zgjedhës, prej të cilëve shumica janë të rinj që kanë ndërtuar jetën ne Itali.

“Mu shkatërrua jeta, SPAK nxori emrin tim, të dhënat e mia, për diçka që jam e bindur që nuk e kam bërë kurrë. Kjo është tallje me jetë njerëzish” – komenton Zyraja. “Unë qenkam peshku i madh?”

Në të njëjtën lagje, jeton edhe një tjetër “keqbërëse “zgjedhore.  Oriada. E papunë. E shkolluar si infermiere, u angazhua pak kohë në spitalin e Durrësit . Prej dy vitesh i hyri gjermanishtes , me vetëm një ëndërr. Të largohej siç vepruan bashkëmoshataret e saj. E ëma  drejton gishtin nga qielli ” nuk lejoj askënd të mbyllë jetën e time bije, çfarë do qofshin ata. Dua drejtësi dhe të vijnë t’na kërkojnë falje madje. Ishte fëmijë kur e futën në komision , ku kanë qene. ?”.

Gruaja bashkë me gjestet ngre zërin  sepse  në gusht Oriada parashikonte të largohej në emigracion.

“Kur mori dëshminë e penalitetit doli e pastër, së bashku me një tufë dokumenta që i paraqiti për të filluar punë në Gjermani. ” . Por planeve te 25 vjeçares ju vendos shkelmi. Edhe Oriada rezulton të ketë qene komisionere në zgjedhjet e 2017. Edhe Oriada gjendet në të njëjtën varkë ku ishin edhe 13 bashkëfshatarët e Rubjekut.

Dy prej tyre kanë vdekur ndërkohë. Gjersa të mbyllen hetimet e të dalë e vërteta , të tjerëve u duhet uruar mbi të gjitha jetë të gjate. Zgjedhjet , puna e votave dhe peshq do sjelle Gjiri i Lalëzit plot !

38 komente në ““Punë votash!” Kush është “kriminelja” e zgjedhjeve të 2017-s? 25- vjeçarja e shkolluar për shkenca ekonomike, por e papunë”

  1. Patrioti says:

    Rubjeka, Rada dhe Kamerrasi jane fshatrat me te buta dhe me njerzore te zones se Durresit. Me qene ata kriminele vaj medet hallit. Ata jane thjesht viktima te nje sistemi grabites zgjedhjesh qe ndertoi Vangjush Dako me kriminelet e Durresit. Mandatet e atyre votave i gezojne Fidel Ylli e Milva Konomi me shoke, kurse Vangjush Dalo gezon pushtetin, ata te mjeret do gezojne burgun e gjyqet pafund.

    1. tori says:

      Patriot karabushi:Rubjekasit akuzohen per pjesmarrje te vjedhjeve te votave ne zgjedhje kryesisht ne dem te PD e PS e ne favor te LSI.Ne rubjeke LSI KA FITUAR ME SHUME VOTA,pastaj PD e ne fund PS.Un mendoj se V.Dako nuk ka punuar kunder PS e ne dobi te PD e vecante te LSI.Te jesh i bindur se ato qe kan vjedhur votat e zgjedhesve, jane ato te PD e vecanti ato te LSI.Inshalla do hapen petet e lakrorit e do duken qarte skenaret e montazhet televizive te vjedhjeve te votave e do shikoni qe prapa tyre ne shumicen dermuese te lasteve qendron PD e LSI.NE CDO LLOJ ZGJEDHJE QE KURDO QE JANE ZHVILLUAR,GJITHEMON PRAPA VJEDHJEVE APO MANIPULIMEVE TE NDRYSHME KA QENDRU PD

  2. VLORA says:

    BRAVO SPAK E KAPET KRIMINELEN.TA KALBNI NE BURG.KJO NUK ESHTE VETEM PESHK I MADH POR KJO ESHTE PESHKAQEN.UROJ Z XHAFA QE NA BERI KETE REFORME NE DREJTESI.ME KENAQI DHE Z KIM QE U ENTUSIAZMUA NGA VEPRIMI I SPAK.TANI DO NA RITET PENSIONI DHE DO HAPEN VENDE PUNE.SPAK ME PAGA DISA MILIONESHE ISHTE GJETJA IDEALE E REFORMES.

  3. Gjergjj says:

    Tmerr dhe turp. Tmerrrr dhe turp. SPAK do te justifikoje rrogat e majme qe merr duke marre ne qafe varfanjake

    1. Tani says:

      Durim or miq durim.Letrat i ka SPAK-u ne dore e jo ju qe jo vetem nuk dini asgje,por llomotisni nga mengjezi ne darke me gjithe arsenalin e mentalitetin injorant shqiptar per te tregu te verteten apo per dhemshurin pa ditur asgje e perseris nuk dini asgje.Vetem lehni e beheni pjesmarres ne korin e qeneve te stanit.Lerini SPAK -un te veproj,sepse ndihmohet,konsultohet e pse jo e drejtohet nga inteligjenca amerikane

  4. Artibr says:

    Perse mbyllin syte kur nje njeri voton 10 her dhe hedhin firmen qe cdo gje ne regull dhe tani qenka gjynah se eshte pa pun po ishte e garantuar se zdo e gjente gje se jepnin garanci bosat po perse nuk u vajten te tjera vajza te beheshin midh per top mendoj se jane te lsi se tani qe nuk ka tepsi i kan ngelur rinia ruges po te kishte tepsi lsi kete vajzen qe futembrenda do e kishe drejtore keshtu qe eshte mir qe te bashkepunoj mos te thot qe skam par gje te tregoj banden si jan organizuar kush eshte deputet ne ate zon ai ika organizuar e premtuar poste eshte e thjeshte keshtu jan komisioneret nuk jan me brinj njerez te thjeshte mos u cudisni ju kjo eshte pa pun dhe munde te vjedhi zgjedhje.

    1. Rrumpalla says:

      Si e papunë, kjo vajzë pse pranoi të përfaqësonte një parti në komision? Pa asnjë premtim? Në rast se kanë quajtur sikur kanë votuar emigrantët që nuk kanë qënë prezent, kjo vajzë u bë pjesë e lojës, pa një premtim? Në rast se ka pranuar të bëhet pjesë e lojës, për kë parti u bë pjesë e lojës? Pasi të marrim përgjigje, atëherë të fillojmë ti qajmë hallin asaj dhe familjes, sepse pikërisht për bukën e gojës i ka pranuar kompromiset vajza. Pra depolitizoni komisionet dhe nuk ja mban bytha asnjë partie të vjedhë. Pse se pranon depklitizimin e komisioneve zgjedhore PD, dhe LSI, sepse don të përdorë varfanjake si puna e kësaj hallexheshës që të na vijë keq ne pasaj, por me votat e vjedhura nlpëtmjet kësaj hallexheshës na rrjepin për 4 tër vjet që të gjitha partitë sëbashku. SPAK bën mirë që ju fut frikën komisionerëve, që kur të vijnë zgjedhjet mos na vjedhin më në Emër të hajdutëve ,sali, ilir,luli,monika apo Edi

  5. Gaz says:

    Ndjej keqardhje per vajzen, por si gjithmone ne shqiperi faj eshte jetim . Nqs ajo ska bere asnji faj nuk ka perse te shqetesohet. Nqs ka ndonje informacion cfar ka ndodhur duhet te tregoje pa fshehuar asgje atehere rruga te con tek peshku i madh vete. Kur hedh firme dikund ne letra shteterore duhet te keshe shume kujdes se per cfar firmos, kete duhet ta kene parasysh shume vete.

  6. Alba.ny says:

    Anila, me gjithe respektin që kam për ty si gazetare, me këtë kendveshtrim qe e trajton ti ceshtjen, duket se je kunder vehtes dhe kunder drejtesise.
    Them kunder vehtes se ti dhe koleget e tu gazetare, keni shkruar nje mal me artikuj ku keni denoncuar vjedhjen e votes.
    Jam dakord me parakomentuesit qe Dakot e Yllët e Konomët e Monat e Lulët e Ramët gëzojnê pasojat e vjedhjes se votave, por asnjëri prej tyre nuk ka qene ne tavolinat e komisionereve ne Rubjeke, në Shijak, ne Shupenze,ne Qeparo, ne Dajc a ku te them une, ku behet masakra e votes.
    Pa dashur te akuzoj heroinat e shkrimit tend, Anila, nese ne QV te lagjes se tyre, edhe një person te kete votuar ne emer te dikujt tjeter- dhe supozohet qe ato I njohin bashkefshataret,plus kontrolli i ID- sot kane bere një sherbim te denueshem per Liken, Edin,Lulin etc.
    Kurse ti tinezisht mundohesh te na fusesh ne linjen ” gjynah, jane vajza te reja, te varfera, kane plane, …. ”
    Kjo është gazetari e pandershme.

  7. Pyka says:

    Tani ti themi gjërat si janë!!!!!1-Une nuk e di…por po u besoj institucioneve për këte ngjarje!!! 2-Tani ky ILIR muti,me zonjën e pare,ky bishtunci lulush,Ed mjekërcjapi ti dalin për zot ketyre njërzeve…..pa diskutim urdhëruesit jane këta…KY ESHTE TURP I MADH!!Edhe ky legeni i SPAKut e beri detyren mire???? kapi cironkat…..O KOKEPALARE GJITHMONE NE BYTH DO E KENI…..KUR TE VIJNE ZGJEDHJET E ADHESHME JEPUNI PYKEN LEGENAVE….QIJUANI ROBTE

  8. ReyFik says:

    I kuptoj kto dy delet (bashke me delet e tjera) jane mish per top ,viktima te manipulimit ,te fukarallekut por me vetedije te plote… prandaj peshk i madh apo i vogel faji eshte faj.Mbase nuk duhej nisur me to ,por kto do te cojne tek peshku i madh ,i cili dihet ,por gjykatat bazohen ne fakte dhe keto peshqit e vegjel jane deshmitare dhe patjeter qe do bashkpunojne me drejtesine.

  9. dardan says:

    SPAKu qe do i futi tmerrin politikaneve e gjykatesve te korruptuar po merret me arrestimin e 20 komisionereve te thjeshte 3 njerez te pafuqishem e pa ndikim. Po shefat qe i urdheronin ata pse nuk i arrestojne? Kane 30 vjet qe votojne ne emer te 1 milion emigranteve dhe asjne nuk i ka hetuar.

  10. Hi says:

    Bravo SPAK I gjetet kriminelet Lerini ata qe shkatruan ate vend te vazhdojne te drejtojne e te vjedhin Nqse Ky eshte SPAK-u mos harxhoni leket e taksapaguesve kot!

  11. Yyyypppp xhixhi says:

    Po mire o popull legen, kete ta leme se qenka vajze e re e pa pune, kete tjetren se do ikerka ne Gjermani, te tjeret se qenkan fshatare hallexhinj, per politikanet dihet qe ska kurre llogaridhenie, po atehere ca k… do beje SPAKU. Le ti mbylle gjithe dosjet dhe ja rame rehat pastaj e te na rroje Likja e Partia. Eshte e zeza mbi te bardhe, nese ne qendren ku kane qene komisionere keto bibat e kampit te Jales rezultojne se kane votuar emigrante qe s’kane hyre fare ne Shqiperi ne ate kohe, atehere te vene ne te semes dhe te Monikes keto dhe te tjeret bashke, te japin llogari. Keshtu fillon, sot vjedhin ca vota, neser i ben Mona drejtoresha se jane dhe pa pune tani, edhe pastaj do mesojne te vjedhin edhe fonde te shtetit qe jane nga taksat tuaja o truthare qe ju vika keq per baxhellat e partive politike te trajnuara ne kampin qejfli te Jalit te Monikes pa breke e pa cizme.

  12. Leqi says:

    Pupupu SPAK na doli mut fare.Keto te shkreta qenkan hallexhije dhe te papuna.Po kontrolloni o SPAK kontrolloni ke kane bere deputeta keto te papuna baballaret dhe vellezerit e tyre???Baballaret e tyre do jene kryetare partish.Ptu ju dhjefsha shkollen me mut o kaqolat e SPAKUT.Prandaj tall bythen Likja Basha Rama me popullin.Bile dhe Sali Bajga tall bythen me postime digjitale qytetare.

  13. Tullaci says:

    Ksajt I thuhet kape jo ato qe likja ne Kamer I jep Hardin dhe Ramuti duke folur me peshkopin per vota qe dolen ne gazeten gjermane dhe Ramuti sikur I hodhi ne gjyq dhe u terhoq ,esht dhe budallai I pdes ne pergjime flamur budalli ,bravo SPAK filluat te kapni hajdutet e pulave ?????

  14. Mendoj se... says:

    Ne gjithe boten e zhvilluar kapen dhe denohen gjithmone peshqit e vegjel. Peshqit e medhenj kapen shume rralle dhe denohen akoma me rralle.
    Prandaj peshqit e vegjel neper bote mendohen mire para se te shkelin ligjin per t’i bere qejfin peshkut te madh. Si rrjedhoje ligjet zbatohen ne shumicen e rasteve, vendi pasurohet dhe shumica jeton mire.
    Ne vende rrumpalle si Shqiperia, peshqit e vegjel denohen rralle dhe peshqit e medhenj asnjehere. Si rrjedhoje, peshqit e vegjel jane gati te bejne kasaphane per te zbatuar urdherat e peshqve te medhenj. Ligjet zbatohen rralle, vendi varferohet dhe shumica jeton keq.
    Ju do thoni qe asnjera zgjedhje nuk eshte e drejte. Kjo eshte e vertete, por bota nuk eshte e drejte. Ama eshte e qarte qe vetem sistemi qe denon gjithmone peshqit e vegjel sjell rregullin dhe mireqenien.
    Si konkluzion, mendoj se shqiptaret do bejne si gjithmone zgjedhjen e gabuar. Do thone qe pergjegjesia personale nuk ekziston. Do thone qe te gjithe jemi fajtore. Do thote lironi filanen se eshte hallexhie. Ju ruajte zoti juve qe jetoni atje se une kam ikur prej kohesh nga ai palo vend.

  15. PO , PO says:

    Perpara ligjit , te gjithe shtetasit , pa asnje dallim , duhet te trajtohen si te barabarte . Vajza ne fjale nuk mallengjen askend , me veprimet e saj te denueshme nga ligji ! asnje leshim , per kedo qofte .

  16. Qytetari says:

    Zyhra,
    Mund te jesh e varfer, por ke bere faj (sipas SPAK). Nuk mund te lejosh te dhunohet sistemi i votimit dhe vota e qytetareve. Ta kisha marre parasysh kete gje kur u bere pjese e kesaj maskarade! Kjo ishte per te thene qe edhe ti ke faj!
    Kuptohet peshqit e medhenje jane Dako, Gjiknuri, Rama, Meta, Petrit Vasili, Luli Basha. Por keta nuk ka per t’i kapur kurre SPAK, jo ky SPAK, por as pas 50 vitesh, edhe kur Zyhrja te jete bere gjyshe e lumtur, politikanet shqiptare nuk do preken kurre nga drejtesia. Me vjen keq, por jemi popull i korruptuar. Kaq meritojme! Jemi deficitare ne kulture, dije, dashuri, dhe ndergjegje qytetare!

  17. Rrugeve te botes says:

    Te jesh i varfer nuk do te thote te shkelesh ligjin. Mund ta kene bere se ju premtuan pune ose tjeter gje Kjo eshte e zakonshme ne Shqiperi. ky lloj opinioni idot qe po kapin te varfrit dhe lene te pasurit duhet te ndalet. Pse keto vajzat nuk i denoncuan ata te pasurit qe ju premtuan? Pse e pranuan detyren kur pane se po i shfrytzonin? Le te denohen ca te mesojne te tjeret.

  18. Moisi Golemi says:

    Jo moj?? Me një fjalë, që në 2017 ti mateshe të ikje në Gjermani. Dhe letrat për të ikur i bëre tani që more vesh se po të heton SPAK-u?? Pse nuk ike më herët?? Na qenke e pafajshme ti?? Atëherë, pse e hodhe firmën kur vjedhja para syve të tu bënte Muuuu??

  19. Moni says:

    Njerzit duhet te ndergjegjesohen. ..te behen te pergjegjshem.

  20. saliu says:

    Kur shkon te besh nje pune ose beje ose refuzoje ta besh. Te mbyllesh syte kur dikush voton disa here nuk eshte ndershmeri ne pune , ky eshte faj qe duhet ndeshkuar.
    Te vjen keq kur mendon dy vajza te reja qe marrin persiper te bejne nje pune dhe nuk e bejne si duhet dhe per pasoje duhet te shkojne para gjykates. Nuk mendoj se jane keto “hajdutet” e votave por pa faj nuk mund te dalin se jane paguar per te bere pune te ndershme.

  21. Dino says:

    SPAK SPAK hajde para dhe ma KAP !!! SPAK është ORGANIZATË KRIMINALE , që meret me FAKIRÊ-FUKARENJË , që NUK USHQEJNË dot me BUKË FAMILJEN !!! FUCK YOU Arben HAJDUT Kraja !!!! PSE NUK meresh me PESHQIT dhe PESHKAQENËT e Politikës KRIMINALE 30 VJEÇARE , O Arben KRIMINEL Kraja ????????????????????????????!!!!

  22. Ideali says:

    Tragjikomedia e komunizmit fashist shqiptar qe polli monstra, horra, hajdute, imorale, te paditur, me shkolle partie, shkolle nate, qe vazhdon t i nxjerr uje te zi ketij vendi.Berisha, Rama, Basha, Ruci, Meta e soj e sorrrollop, keta peshq te medhenje te paprekshem qe ngriten kete sistem qe rrezikon gjer pavarsine e vendit duhet te pergjigjen. Spaku eshte nje karikature e tyre. Po perseritet historia pas vdekjes se Gjergj kastriotit. Vendi po zbrazet, vendipo mbushet me skllever te tjere, aziatike qe pas 30 vjetesh do ta quajne veten shqiptare dhe do te pretendojne se s ka pasur Greqim s ka pasur Serbi, as bullgare, rumure, etjere ballkanas. Vetem ilire e pellazge. perralla, perralla. E pastaj e kane te lehte te vrasin vellezer se vellezer nuk i quajne. Ata kane ardhur qe pertej Bosforit.mallkim i Zotit.

  23. Milionat e Zenit me shtyp por edhe sarajet e dukshme te Berishizmit ne kohen e hajduterise nuk i vret syrin apo veshin drejrsise rakitike kurse keta te votimeve duan ti bejne shembull per te tjeret kane vjedhur letra. Keta qe vjedhin para e prona jane te ndershem. Te shikoje gazeten nje faqe per prokurorin hajdut Tiku Llalla qe ska pare 1 dite burg dhe keta qe kane vjedhur lista arrest me burg. Nuk di si do shpetoj ai popull nga banditet qe duan te qeverisin gjithe jeten.

  24. Tani says:

    Ishin femije me arsim te larte thote mamaja. Votuan 30 bashkefshatare qe jetojne ne Itali dhe ne nje fshat te vogel qe te gjithe njihen me njeri-tjetrin keto nuk e kuptuan. Kur u be procesverbali ne fund keto prape nuk moren vesh kush kishte votuar. Fajin e ka Spaku qe merret me keto. Keto mund te mbyllin njerin sy, po nuk duhet te quhen fajtore. Si mund te jemi dakort me veprimin e ketyre te dyjave!

  25. ilirberisha says:

    Ke shume te drejte,se mashtrimin me votat e ka bere (te tregoj kush eshte personi qe i ka premtuar ndonje vend pune) ndersa tani qahet se eshte e papune dhe sdinte gje.Kur ju shkon policia ne shpi te gjithe behen si gjynafqare.Te vendosi drejtesia.

  26. Coli says:

    Eh shqiptaret e shkrete. Shiko komentet dhe kupto ku kane rene. Vota eshte i vetmi mekanizem qe dikush ka ne dore per te marre pjese ne proceset vendimarrese te ketij vendi.
    Pra, vota eshte e shenjte.
    Kush vjedh voten, eshte hajdut i te shenjtes, hajdut i te ardhmes se njerezve.
    Por, analfabetet funksionale ketu vjelln vrer dhe bertasin se komisioneret dhe fshataret aty pari jane te papune, te ndershem, pa te keq dhe te thjeshte…
    Nuk do te kete dite te bardhe per Shqiperine deri kur zbatimi i ligjit lihet ne dore te opinioneve te kokekashteve.
    Morali dhe intelekti ne kete vend jane ne nivelin me te ulet ne keto100 vjetet e fundit. Vetem zbatimi i ligjit qe nga shkelja me e vogel e siper do na shpetoje si shoqeri. Fatkeqesisht kete turme primitive vetem frika e ligjit do e veje ne shina.

  27. petrit says:

    Nje gje eshte e qarte si drita e diellit : qe shumica e Shqiptareve nuk nuk jane te zot qe te bejne mire punen per te cilen paguhen. Duhet dale zot punes qe ben dhe te marresh persiper pasojat.Injoranca nuk eshte justifikim.

    1. labi says:

      Jam plotesisht me ty Petrit.Ky popull jo vetem se ben punen mire,por as nuk dine te punoj mire.E vetmja pune qe dime te bejme mire eshte : te genjejme,te mashtrojme,te sajojme e pastaj te manipulojme gjithe fare gjerash te pa imagjinushme,natyrisht mjeshtra e organizatot te vjedhje te ndryshme.Duhet ta themi hapur e te kembengulim:Jemi,do jemi populli me injorant e i pashkolluar ne Europe(megjithe inteligjencen natyrale qe e perdorim vetem per gjera aspak te mira) ku ADN e tij perqendrohet eaktivizon genet qe stimulojne e drejtojne vjedhjet,rrenen,mashtrimin e barbarizmin ku eshte e bazohet edhe mentaliteti krejtesisht injorant i yni.

  28. Ujku Plak says:

    O SPAK i pordhes cfar merresh me keto qe jetoine ne kacolle,nqs doni qe ai vende te behet dergoni formularet e pasurise te gjithe personave qe kane mbajte poste politike nga viti 90 e deri me sot dhe sekuestrime kushe nuk e justifikon pasurine ! Edhe pak shprese qe lindi tek Shqipetatet me reformen ne drejtesi ju i vute vulen qe ai vende nuk behet !

  29. Ujku Plak says:

    O SPAK i pordhes cfar merresh me keto qe jetoine ne kacolle,nqs doni qe ai vende te behet dergoni formularet e pasurise te gjithe personave qe kane mbajte poste politike nga viti 90 e deri me sot dhe sekuestrime kushe nuk e justifikon pasurine ! Edhe pak shprese qe lindi tek Shqipetatet me reformen ne drejtesi ju i vute vulen qe ai vende nuk behet !Respekt per Hetimin qe kane bere sepse ata 2 qe kishin vdekur dhe kjo goca nuk kishin kuptuar fare qe po hetoheshi dhe arrestoheshin.Prokuroret e spak meritoin rritje rroge 100% dhe 10 paga shperblime.

  30. Pensionist says:

    Nuk sqarohet se cilin krah ka favorizuar kjo anetare komisioni, cilen parti perfaqeson dhe kush e ka bere akuzen kunder saj…
    Perse nxitoheni, komentues te nderuar? Prisni cfare do te thote drejtesia, hetuesia. Nuk mendoj se eshte koha per te denuar njerez te pafajshem.
    SPAK do te jape fakte bindese, ndryshe humbet besimin per nje drejtesi te munguar dhe te gjitha perpjekjet disa vjecare per reformen ne drejtesi shnderrohen ne nje flluske sapuni.

  31. klemi says:

    Vertete spak duht te merret me peshqit e medhej, hajdute e kriminele, por edhe keto levat e tyre duhen denuar per krimin qe bejne. Nuk eshte se krimin e bene nga padiaja, por e bene per te rrjepur ndonje para, e keshtu lesh e lija merr pushtet. Gazetarja duhet te kete kujdes kur shkruan per nje krim. Nuk eshte ne doren e saje te vleresoje krimin, apo te mbroje te varferit kur bejne krim. Krimi eshte krim dhe duhet denuar ne cdo nivel qofte moj zonja gazetare (nqs e meriton kete emer).

  32. Ali Babai i Leshelise president says:

    SPAK-u ka bere autogolin e pare ndofta dhe po i hedh vetes nje mjegull te zeze.Arben Kraja e Co. me duket se kane vajtur gabimisht atje.Ndofta pasurite e tyre kane qene te pakta e te ligjeshme,por me sa po shohim ata ne teresi ose ne shumice ose ne vecanti Arben Kraja nuk ka ndermend dhe bythe te justifikoje pritshmerite tona,te nderkombetareve ne pergjithesi e te amerikaneve ne vecanti.Megjithese ka shume dosje te medha,ka shume emra te fuqishem te akuzuar per korrupsion e krime monstruoze,politikane te kapur me presh ne dore si Likja,Lyli dhe banditi Berisha e i biri,asnje nga keta nuk shohim te ndjeje fryymen e SPAKUT ne zverkun e tyre te ndyre.Arben Kraja si duket eshte gabimisht aty!ONM-ja e Cavaleres ka ardhur koha te vere dore.Edhe reagimi i SPAKUT ndaj ONM-se e vecanerisht ankesa ndaj zotit Theo Jacobs mban ere,sepse zoti Jacobs nuk eshte shqiptar dhe nuk i interesojne lojerat e SPAKUT te Arben Krajes mbi gjoja nderhyrje ne punet e SPAKUT.Ndaj SPAKU merret me keto dy vajzat ish anetare komisionesh…Jo se nuk duhet te merret ,por me pare e paralelisht te merret me peshkaqenet e SHQUPIT e te Presidence-LSI-se!

  33. Klesta says:

    Jemi para nje shkrimi ku prek te gjithe shtresen e njerezve te ndershem. Nuk mesuam se kjo vajze cilen parti perfaqesonte ne ato zgjedhje, sepse baterdia eshte bere per LSI, si do qe te jete, kjo vajze dhe cilido ai /ajo, qe kane qene ne komisione, kane bere ate qe ju kerkonin jo me ligj, por me kercenim, keta jane viktima te atyre qe sot e dje na udheheqin dhe do na drejtojne.

  34. Sul Korriku says:

    Keto jane dosjet qe opozita ka 2 vjet qe leh !
    E çuan ne SPAK. Çfar te beje SPAK-u. Keta fakire do gjeje. Gazetarja çuditet ! Pse nuk çuditet kur opozia nuk pranon depolitizimin e komisioneve. Pse ke mesusi sot nuk paskemi besinm dhe shenjterojme gocen nga Rubiku. Vjedhjet ne fshatra jane bere. Komisioneret e numuruesit te gjithe te thekur partie kane qene. Ne nuk jetojme ne Danimarke qe te genjehemi me hartimin e gazetares. Pika gazetarise !
    Kjo opozite vetem alibi humbjesh do; gazetarja i mban me fryme !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje