PD tentativë për të ngritur studentët në protestë, pas asistentit del edhe Albana Vokshi: Zgjedhjet në universitet janë të paligjshme

29 Korrik 2020, 15:39Politika TEMA

Partia Demokratike duket se po bën një tentativë të re për të ngritur studentët në protestë duke u përpjekur që t’i quajë zgjedhjet në universitete si të paligjshme.

Ditën e sotme, ish asistenti i Albana Vokshit dhe Eduard Halimit, u prit në një takim në presidencë për të diskutuar lidhur me zgjedhjet në universitete, që do të zhvillohen nesër, të enjten e 30 korrikut.

Por fill pas tij, doli në skenë vetë ish deputetja e cila përsëriti se zgjedhjet janë të paligjshme.

“Zgjedhjet në universitete, që do të mbahen nesër, janë në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të plotë të të drejtave të studentëve për të zgjedhur. Ato nuk kanë asnjë ndryshim nga proceset e tjera, të organizuara nga kjo qeveri, ku vota nuk ka asnjë rëndësi. Këto zgjedhje janë pa garë dhe pa votues. Disa komisione zgjedhore ja pa legjitimitet dhe me mandat të mbaruar. Pedagogëve u është hequr mundësia të bëjnë fushatë, për shkak të pandemisë.Këto padrejtësi dhe paligjshmëri burojnë nga urdhri i Ministres së Arsimit për të zhvilluar më 30 korrik zgjedhje farsë në universitete”, tha Vokshi. (TemA)

2 komente në “PD tentativë për të ngritur studentët në protestë, pas asistentit del edhe Albana Vokshi: Zgjedhjet në universitet janë të paligjshme”

  1. Ik lau se qelb era djerse says:

    ..pllazme..

  2. liufiu says:

    Bol me me kete organizate kriminale.
    Boll me me kete skalion politiko-ordiner qeniesh primitive,
    shqiptare cohuni nga gjumi.
    s’keni turp qe ju manipulon nj ebaxhelle si kjo,
    qe as emrin e saje nuk shkruan dote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje