Ambasada amerikane në Tiranë ka dhenë detaje nga takimi që ambasadorja Yuri Kim ka pasur mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë.
Sipas ambasadës së SHBA, gjatë takimeve Kim ka nënvizuar tri pika:
Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të.
Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin.
Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.
“Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë.
Ajo ka nënvizuar tri pika:
Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të.
Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin.
Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.
Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake;
përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit;
dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare.
Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve.
Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar.”- thuhet në njoftimin e ambasadës.(TemA)
….nuk ja hedh dote EDI RAMES ……dardha bie nen dardhe…
Deklarate bombe e amerikes kunder rilindjes!!!!!
Nuk do njofim asnje qeveri qe del nga zgjedhjet me ndryshimet e propozuara nga bandito karagjozi rama, me karagjozet lymi dhe hajdaresha.
Kjo deklarate eshte me e forte edhe se ajo e zedhenesit se CDU gjermane.
Hall te madh do kete ky edvini qe i hap lufte njekohesisht edhe amerikes edhe europes.
Edhe ne 97 me saliun edhe amerikanet edhe europianet ishin me diplomatike.
Ca dine keta per edvin kristaq ramen???????
Ca thote ambasadorja e morem vesh.Po ata 3 mafiozat ca thojn.
Nuk i perzuri njeri zgjodhen me ndergjegje ate rruge prandaj bejne mire ta mbyllin gojen dhe boll kane shkaktuar rremuje,pasiguri,mashtrime.Nuk behet Shqiperia me klloune si Basha dhe hajdute si Meta.Fjalen e ka parlamenti lereni te vendose pa presione nga te tjeret.
O te qifsha parlamentit e pulave qe eshte bo me keq se parlamenti i shokut enver o ridhjeres! Po prandaj ska demokraci ne Shqiperi, nga nje ane ish-sigurimsat, 80lekshat, enveristo-otomanet dhe bijte e tyre drogaxhij te degjeneruar, nga ana tjeter maloket tribale te saliut dhe hajdutet e skraparit. Shqiptari normal nuk perfaqesohet
Nje pyetje per znj.Kim:A do te numeroje votat si Arvizu per Lulin ne fund te votimeve dhe cili eshte detyrimi qe kane per pasardhesin e kryekrimit “burre shteti” Sali Berisha?
Ne burekun e tepsise kane pjese edhe babalet, edhe bobolet! Kjo eshte fantastike! Ata nuk dalin pa gje, pavaresisht se gjate gjithe kesaj kohe jane marre me protesta te dhunshme, me regjistrime, sajime, e filmime, me shpifje e prodhim balte kunder kolegeve te tyre, parlamentit dhe qeverise, ku nje ndihme te madhe ne kete proces ka dhene edhe presidenti aktual, gjithmone ne krahun e opozites se rruges.
U binda! Do te ecim perpara!
Lum, kush te rroje!
Shqipja do te jete zojë.