Beqaj: Nesër hapim listat dhe më maj të 2021 shqiptarët të vlerësojnë gjithsecilin

29 Korrik 2020, 10:58Politika TEMA

Deputeti socialist Ilir Beqja u kërkoi qytetarëve që të vendosin mirë maskën për t’u mbrojtur dhe të mos neglizhojnë përballë rrezikshmërisë së sëmundjes që vijon të marrë jetë njerëzish.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Beqaj tha se nesër hapim listat dhe më maj të 2021 shqiptarët të vlerësojnë gjithsecilin.

Fjala e plotë:

Shumë diskutime prej javësh për politikat e ndjekura nga Partia Socialiste në vitet e qeverisjes së saj.

Grafiku në vijim tregon shpenzimet buxhetore në formën e trasfertave direkte në ndihmë të buxheteve familjare si:

• Paga
• Sigurime Shoqërore
• Ndihmë Ekonomike
• Pagesa për Papunësinë
• Pagesa për Persona me Aftësi të Kufizuar
• Kompensim të ish të përndjekurish politikë
• Kompensim të trashëgimtarëve të pronarëve

Në 6 vite rritja është 39 %.

Ndërsa lidhur me borxhin ka diçka që nuk duhet lënë në harresë. Sa janë shpenzimet vjetorepër interesat e Borxhit. Në 2019 janë 8 % më pak se në 2013.

Këto janë politikat e qeverisjes së Partisë Socialiste. Më shumë para në buxhetet familjarëve të shqiptarëve. Më pak para nga taksat e shqiptarëve për interesat e borxhit.

Nëse doni këto janë politikat e Rilindjes. Unë vetë jam krenar që jam pjesë e Rilindjes. Sa më sipër janë disa nga arsyet pse shqiptarët edhe konsumojnë më shumë, edhe kursejnë më shumë. Por me këto le të merremi në shtator. Deri në shtator pushime të mbara.

Me maturi. Me distancim fizik. Me mjete mbrojtëse të hundës dhe gojës dhe me çdo këshillë tjetër që autoritetet shëndetësore do të udhëzojnë. Ndërsa nesër le të votojmë për hapjen e listave. Dhe të bëhemi gati që në maj 2021 shqiptarët të na vlerësojnë me votën e tyre të mençur. (TemA)

1 komente në “Beqaj: Nesër hapim listat dhe më maj të 2021 shqiptarët të vlerësojnë gjithsecilin”

  1. asd says:

    Ti patjeter e ke te garantuar voten e Vilmes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje