Ish ministri i LSI: Jemi të pandarë me PD! Marrëveshja i ngjan pëlhurës së Penelopës. Ndryshimet kushtetuese, gjest i rëndë

29 Korrik 2020, 08:42Politika TEMA

Opozita jashtëparlamentare akuzon mazhorancën se ndryshimet kushtuese më 30 korrik do t’i bëjë vetëm për interesin e vet dhe i cilëson ndryshime të njëanshme.

Lidhur me këtë debat, ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti tha se opozita nuk do të lejojë kurrsesi që kushtetuta të ndryshohet.

Panariti e krahason marrëveshjen zgjedhore me pëlhurën e Penelopës që sipas tij thuret ditën e shthuret natën.

“Opozita i ka bërë të gjitha përpjekjet për marrëveshjet. Është një gjest i rëndë, nuk mund të ndryshohet kushtetuta. Nuk duhet të lejojmë kurrë që të preket kushtetuta e këtij vendi. 

Ne nuk jemi naivë besojmë tek marrëveshja. Marrëveshja i ngjan pëlhurës së Penelopës që thuret ditën e shthuret natën. Nuk mendojmë se ky parlament ka legjitimitetin që të kryejë ndryshimin e kushtetutës. 

Shpresojmë që presioni i madh ndërkombëtar, si apelet e Bundestagut, të ndikojnë që maxhoranca të tërhiqet nga ndryshimi i kushtetutës. 

Do të ketë veprim të integruar dhe bashkërenduar të opozitës së bashkuar. Unë mendoj se pati një dokument të thjeshtë që integronte në kod zgjedhor ku mundet të ruhej formula aktuale e koalicioneve dhe të votohej 100% me lista të hapura. 

Mund të ishte arritur, fakti që PS nuk e pranoi, tregoi se nuk ka qenë ky halli por ka qenë heqja e koalicioneve. 

LSI është pjesë e pandarë e koalicionit opozitar dhe do të jemi bashkë në zgjedhjet e ardhshme. Listat e hapura janë mënyra më e saktë e përfaqësimit”, tha Panariti në “Report TV”

1 komente në “Ish ministri i LSI: Jemi të pandarë me PD! Marrëveshja i ngjan pëlhurës së Penelopës. Ndryshimet kushtetuese, gjest i rëndë”

  1. zymbylja says:

    Degjojeni kete bashpuntorin e Habilajve se nuk ha m..t kot.I eshte bere syri bakerr per leke mavrise sheh endrra se mund ta vene serisht ne ndonje post ministror po fituan enuket e pd-s dhe lsi-s

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje