Pastrim parash: Shkëlzen Berisha shiti apartamentin 500 mijë euro, tek ish-bodigardi i babait të tij

28 Korrik 2020, 17:31Politika TEMA

Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit Sali Berisha është lakuar prej kohësh nga politka dhe media si një personazh që në emër të të atit kur ai ishte në pushtet, ka abuzuar me të qënit i biri i kryeministrit. Një ndër skandalet me të mëdha ku ai është i dyshuar si i përfshirë është afera e CEZ, për të cilën para pak ditësh Prokuroria e Krimeve të Rënda e thirri Berishën për të dëshmuar.

Nga ana tjetër, ish-bodigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka thënë disa herë nëpër intervista se Shkëlzeni merrej me shumë punë të pista pranë stadiumit “Dinamo”.

Megjithatë, ajo që është e sigurtë sot është fakti se Shkëlzen Berisha është shumë i pasur. Një pasuri e kamur e cila nuk dihet se nga vjen, ama, jeta e tij superluksoze me modelen Armina Mevlani ku pushimet fillojnë në ishujt Maldive dhe mbarojnë në Paris, janë të ditura nga gjithëkush.

Por, që nga momenti që Sali Berisha humbi zgjedhjet, Shkëlzen Berisha ka filluar të bëjë lëvizje. Ndoshta ngaqë siç thotë amerikani “Në rast se do të gjesh fajtorin, ndiq paratë”, Shkelzeni ka filluar 2 vjet pas humbjes së pushtetit nga babai i tij, të shesë prona që kapin vlerën e gjysme milioni dollar.

Ne kemi mundur të sigurojmë kontratën e noterizuar të shitjes së një apartamenti në Tiranë, rreth 200 metra katrorë nga Shkëlzen Berisha në fund të 2015-ës, në 9 dhjetor, 2015.

Vllera me të cilën e ka shitur apartamentin Shkëlzeni është mbi 500 mijë euro, ose 715 milionë lekë. Shtëpia 200 metra katrorë e Shkëlzenit, është shitur nga ai me gjithë orendi dhe garazh.

Pyetja që lind është, edhe sa shtëpi të tjera ka Shkëlzeni? Ose më saktë, nga kanë buruar gjithë këto para, që një njeri më pak se 40-vjeç të disponojë kaq shumë pasuri?

Mirëpo historia nuk mbaron këtu. Siç shihet nga dokumentat e mëposhtme, Shkëlzeni, i biri i Saliut dhe Liries, me numër pasaporte siç shkruhet në kontratën e shitjes, ja ka shitur shtëpinë Myftar Lumeshit. Lumeshi është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000. Ai ishte një nga Tropojanët që Berisha kishte marrë si mburojë në PD.

Madje, përtej kësaj, Lumeshi është përmendur edhe për biznesin e tij të e paligjshem me Shkëlzenin për lojrat e fatit “Casino” gjatë kohës që Sali Berisha ishte Kryeministër.

Në vitin 2008 deputeti socialist Taulant Balla, e kishte akuzuar Sali Berishen se djali i tij menaxhon disa casino në zonën e bllokut sëbashku me Myftar Lumeshin. Por Berisha iu hakerrye Ballës asokohe duke i thënë se do t’ia bënte fytyrën si këpuca dhe mohoi çdo njohje të djalit të tij me Myftar Lumeshin.

Ndërkohë, para pak se dy vitesh, Shkëlzeni i ka shitur apartamentin 500 mijë eurosh Lumeshit, duke nxjerrë kësilloj edhe ish-kryeministrin blof, por edhe duke na bërë të dyshojmë për shitjen e kryer. Nëse është siç pretendonte Balla në 2008-ën, atëherë, Shkëlzeni i bie që t’i ketë shitur apartamentin ortakut të tij, ose ndoshta të mos je ketë shitur de fakto, por thjeshtë për të hequr nga vetja pasuri ngaqë do hetohet, ka bërë një shitje ligjore.(Lexo.al)

18 komente në “Pastrim parash: Shkëlzen Berisha shiti apartamentin 500 mijë euro, tek ish-bodigardi i babait të tij”

  1. Ne emer te se vertetes says:

    SPAK po dremit sic duket. Kjo ceshtje nuk eshte kompetence e SPAK.
    SPAK merret me vjedhje bicikletash, xhepistat e autobuzeve. Zeni = SPAK ose ZESPAK

    1. Soli says:

      ka me TURP qe dalin keta MONSTRA te kombit Shqiptar ne TV. VODHEN SHTETIN, USHTRINE, ARSIMIN, INDUSTRINE, debuan MILIONA Shqiptare. Vrane e prene si ju desh qefi….KUR MBARON ZHDUKJA E KOMBIT tone nga politikanet filo-grek-serp salist e majtist??

  2. Fatos says:

    Ëhë, shumë bukur. Edhe ça tani, ti rruani koqet se s’jeni as për pozitë as për opozitë.

  3. Vari Janullen! says:

    Nuk bezan njeri!
    Heshtje varri.
    Te gjithe nga SPAK, qeverria, ambasada amerikane, ambasada BE, poshte k… te pjelles bastarde te Sali kermes.

  4. leo says:

    Deri tani na keni thene qe ka marre kredi dhe ka shitur apartamentin e tij. nje pordhe me rigon.

  5. Juliani Ingolstand Bayern says:

    Sssssssset mos beni zhurme , SPAK po fle ….eshte ore qetesie , e kuptoni ?? Eshte ore qetesie …..

  6. Lasgushi says:

    Kush ti fuse ne burg?SPAKU,EDI,ERJONI BRACE,LLESHI…
    Keta kane vite qe i bejne FRESK Zenit Sales Lirise dhe Likes.
    Pse ndodh kjo!!!!Eshte shume veshtire per tu kuptuar….

  7. Lolo says:

    SPAK, SPAK SPAAAAAKKKKK!!!!! Kapeni praaaaaaa

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Cfare behet kshu ?!?! Ka vdek shteti ?!?!

  9. tropoja says:

    bravo ju qofte te gjithe politikaneve qe e rrjepin popullin e shqiperine,kur ne populli jemi te vdekur,nuk i heqim qafe gjjthe kete klase politike te fëlliqur

    1. tori says:

      Po nuk u hoqen qafe tropojanet super te pasur te ardhur ne Tirane ne kohen e Berishes qe i sherbyen atij e ishin funksionar te larte te ministris se brendeshme,te policis organeve te drejtesis (gjykatesit apo prokuroret tropojane i nxorri nga sistemi drejtesis “VETING” -u) te cilet ishin baza logjistike e PD per rrena,kercnim,terrorizem,mashtrim e korrupsion masiv nuk mund te bahet fjale per qetesi,rregull apo perparim.Tropojanet jane rrezik kombetar,ndaj eshte e domosdoshme largimi i tyre nga institucionet shtetrore e domosdoshmerisht dalngadal te mendohet edhe largimi i tyre nga Tirana.Rruge tjeter nuk ka.Historikisht kete pune kan bere gjithemone,se paku 150 vitet e fundit.

  10. Me kembe ne toke says:

    Nje pyetje kam. A ka paguar tatim mbi fitim per diferencen midis cmimit te shitjes dhe atij te blerjes?Eshte zbatuar ligji i shtetit apo ka shmangur psgesen e taksave?

  11. 001 says:

    I bie qe ish bodyguard I saliut ka qene Vrases me pagese
    500 mij euro gjendje , puna bodyguard!

  12. Operacioni Zjarri says:

    Rruajaini trapin. Meqe nuk keni pune tjeter, jo per gje. Pse merreni vetem me Zenin? Pse nuk merreni edhe me ata qe e lene Zenit te talli trapin me kete popull? Ata duhet te jene te paret

  13. h says:

    SPAKU ka punë me denoncimet e PD;së mbi shpifjet kundër berishes.
    HaHaHaHaHaHa.Ju vodhën,ju vranë,ju shkërdhyen,ju shesin pordhë,ju bëjnë karshillik.
    Popull MUTI që di vetëm të vrasë njëri-tjetrin.

  14. Xha Mezini says:

    SPAK me duket eshte bere KAPS te keqen xha Mezini.

  15. xeni compani says:

    populli pret qe shteti e ky spaku famshem te merret me koken e gjarperit kurse keta merren me kriminelet ordinier kjo ishte drejtesia e edvin psikopatit nuk guxon me shume se eshte i dhjer edhe vet…mjer populli po edhe mire ti behet se nuk ngrihet ti agzekutoj pa gjyqe te majte e te djathte po vriter me njeri -tjetrin perdite…edhe kur gjysem ngrihet ne vend qe te merret me ata qe jane brenda zyrave …merret me muret dyert e dritaret e ndertesave shtetrore.

  16. Lajmi ifundit SALI BERISHA me covid says:

    ….lajmi ne perpunim…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje