SHIFRAT: Si i pesëfishoi votat LSI në kutitë e “Dosjes 339”

28 Korrik 2020, 15:16Politika TEMA

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka lëshuar sot 22 urdhër-arreste duke çuar pas hekurave 11 shtetas, 8 persona në arrest shtëpie dhe tre me detyrim paraqitje.

Bëhet fjalë për “Dosjen 339” që shërbeu si një nga pretekstet kryesorë të PD dhe LSI për Integrim, që të digjnin mandatet e bashkë me to edhe Kryeministrinë apo Kuvendin, sikurse u shpreh Ilir Meta se kishte informacion nga shërbimet sekrete.

Sot, Presidenti ka nxituar të japë leksione morali për vjedhjet e votave. Qëllimisht, Ilir Meta ka shpërndarë një artikull me foton e Edi Ramës, teksa emrat dhe përkatësia partiake e komisionerëve të arrestuar nuk ishte zbardhur ende. Në fakt, nga personat nën akuzë rezultojnë se 14 prej tyre kanë qenë komisionerë të PD dhe LSI dhe 7 i përkasin PS.

Por krimin zgjedhor të vitit 2017 në Durrës më tepër sesa emrat e zbardhin edhe vetë votat në kutitë që kanë pasur nën administrim komisionerët në fjalë. Sipas rezultatit në tre QV-të 1508, 1335 dhe 1336 e vetmja parti që ka pasur rritje të ndjeshme ka qenë partia e Ilir Metës. Lëvizja Socialiste për integrim gati i ka pesëfishuar votat e saj krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, në kutitë e sipërpërmendura. Ndërsa Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë një rritje të papërfillshme.

Kështu, Partia Socialiste ka marrë vetëm 13 vota më tepër sesa në zgjedhjet paraardhëse. Ndërsa PD, 38 vota më tepër se viti 2013. Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim figuron të ketë marrë 135 vota në vitin 2017, në krahasim me 24 të vitit 2013. E thënë ndryshe, një rritje prej 111 votash.

Partia Socialiste e Shqipërisë

478 vota në zgjedhjet 2013
491 vota në zgjedhjet 2017
Rritja me 13 vota

Partia Demokratike

234 vota në zgjedhjet 2013
272 vota në zgjedhjet 2017
Rritja me 38 vota

Levizja Socialiste per Integrim

24 vota në zgjedhjet 2013
135 vota në zgjedhjet 2017
Rritja me 111 vota

(JavaNews / A. Rada)

8 komente në “SHIFRAT: Si i pesëfishoi votat LSI në kutitë e “Dosjes 339””

  1. Baromi says:

    Kjo bushtra te mos e fuse me thelle lugen ne qyp se vec mut do t’i dale. E di kjo me ke ka bashkepunu ne Shijak qe mori me shume vota

  2. SULEJMANI says:

    Shifni keta pushtat me ne krye krye pushtin.qe te shesin moral.keta hajdut.kriminel.bajga.qe ne kompromis me njeri tjetrin.i kane maskaruar votat.prandaj kerkojne kualicion sipas menyres se tyre.po ajo kohe iku.tani u mbyll qarku.legena

  3. Vera says:

    Vazhdoni qini njeri-tjetrin majtas &djathtas! Ju lumte bytha o fshatar & dhe malok me pashaportizim ne Tirane u be President I shtetit pordha…?!

  4. Tironci says:

    Prandaj u vonua kaq shume prokuroria plot 3 vjet sa te balanconte personat qe do arrestonte qe te mos ishin vetem te PS !
    Ska asgje te re ketu,te gjithe e dine qe kushdo nga partite qe ka mundesi,do blej dhe do vjedh vota .
    PD ne LSI eshte ne stres se ku do gjej leket per ti blere votat keto zgjedhje,se PS ka lek plot per sa kohe ka pushtetin

  5. Ce says:

    Xhelal mendjeziu, manjaku seksual i bashkise kamze po ben gadi banden per terror ne Diber ne 2021. Banden do ja dorzoje kryevagabondit te pd leshelis Flamur Herman Gering molotovit i njohur ne Diber per terror elektoral.

  6. ky nuk eshte surrti i vertete i ksaj shemtires ordinere .
    boll e mipuluat opinionin o funderint e ksaj Bote ,
    qe vec mashtrimit nuk njihi gjo tjeter ne ktee Bote
    shpellare e katnare te djallezur
    —————
    ju duheni padit per manipulim te Realitetit ne SPAK kerma

  7. Zigur Qarri says:

    Lesheli + shqupisa = Salibabale.

  8. Lasgushi says:

    Jy kujtohet cifti Ternadier,klasiket e ligesise,vjedhjes,mashtrimit etj,etj.qe kish Franca e asaj kohe.Krahasojeni me ciftin Meta ne Shqiperine e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje