Arrestimi i komisionerëve, Fuga: Kush vjedh zgjedhjet, ka bërë krimin më të rëndë që mund të mendohet

28 Korrik 2020, 13:30Politika TEMA

Artan Fuga ka reaguar pas udhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për 14 komisionerë të PD-LSI-PR dhe 8 të PS për dosjen 339 të vjedhjes së votave në Durrës.

Sipas Fugës, ata që vjedhin zgjedhjet kanë bërë krimin më të rëndë që mund të mendohet, ndaj dhe duhet të përballen me ndëshkimin.

Mesazhi i Fugës:

Kush shkel ligjin duhet të përballet me ndëshkimin! Cfardo ligji të ketë shkelur.

Edhe ligjin për zgjedhjet sikurse po shohim sot!

Kush vjedh zgjedhjet, kush shkel ligjet për zgjedhjet, cilatdo qofshin ato ka bërë krimin më të rëndë që mund të mendohet!

Edhe ata që i mbrojnë, bashkëpunojnë, apo kanë për detyrë të veprojnë dhe bëjnë sehir!

Zgjedhjet për pushtetin lokal, qendror, për akademinë e shkencave, universitetet, për shoqatat jofitimprurëse, për këdo.

Ne qytetarët e thjeshtë duam të rivendoset ligji!

Po të merrja shprehjen e Walter Lippman, para këtyre që shkatërrojnë shtetin ligjor, vjedhësi i një banke është vërtet një personazh pa pikë rëndësie. (TemA)

2 komente në “Arrestimi i komisionerëve, Fuga: Kush vjedh zgjedhjet, ka bërë krimin më të rëndë që mund të mendohet”

  1. lori says:

    I nderuari profesor: keni plotesisht te drejte.Cfar duhet te bejme? Ta largojme fare nga skena politike vagabondat masiv te PD,apo ato te LSI,parti tashma te deklaruara gjeresisht si parti qe perfaqesojne e stimulojne vetem vesel e ulta te shumices te banoreve te Shqiperis si rrena,mashtrimi,korrupsioni apo hajdutlleku e qe e kultivojne me aq deshire ne mendyre te vecante rrenen,mashtrimin e korrupsionin.Pa tjeter kjo eshte e lidhur me formimin arsimor,kulturen e ambjentin ku ato kan jetu e qe e kan perforcu ne luften e tyre per ekzistence.Per mendimin tim,bile tashma e kam bindje se nuk mund te kene tropojane qe rrejne apo mashtrojne,qe nuk vjedhin apo te lidhur me korrupsionin.Per te vertetuar thenien time profesor(per te vertetuar duhen prova) shiko gjykatesit apo prokuroret tropojane te cilet pa dallim gjinije te gjithe jane larguar nga sistemi i drejtesis per korrupsion etj……E mendo profesor kto ishin baza e kkorupsionit masiv bile bile “te shkolluar”Do me per Belulin o profesor i nderuar

  2. Monika hajdute me cizme says:

    Po ju qe vodhet gjithe vendin dhe i shplat trurin popullit ku futeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje