Ish-deputeti Vangjel Tavo ka deklaruar se duhet t’i merret me urgjencë tamponi të gjithë deputetëve dhe se parlamenti duhet të futet në karantinë.
“Emergjente tamponi për të gjithë deputetët dhe karantinim për të gjithë Parlamentin!”, shprehet ai në një postim në Facebook.
Ky reagim i ish-deputetit vjen, pasi sot janë konfirmuar disa deputetë me COVID-19.
Ish deputeti ka treguar qarte deshiren e LSI qe Parlamenti te mbyllet dhe ndryshimet kushtetuese per listat e hapura te deshtojne!
Mësohet se janë të infektuar deputetët, Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Eljo Hysko. Po kështu është prekur nga COVID-19 edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Deri më tani janë shënuar 144 viktima.
Deputetët e infektuar duhet parë a kanë të drejtë të votojnë online ose me shkrim!