Skandali i Shkëlzen Berishës me blerjen e tokës në Gërdec, reagon avokati që humbi vëllanë: Sy peshkaqeni po rikthehet në vendin e krimit

28 Korrik 2020, 12:26Politika TEMA

Skandali i publikuar nga mediat se Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe një nga emrat e përfolur si i përfshirë në aferën e armëve në Gërdec ku pati me dhjetëra të vdekur, ka blerë tokë pikërisht në këtë zonë, ka sjellë reagimin e ashpër dhe të familjarëve të viktimave.

Djali i madh i familjes “Durdaj”, e cila është akoma në pritje të drejtësisë së munguar për të ndëshkuar atë që i mori jetën të birit, Geraldo Durda, thotë se autori po kthehet në vendin e tij të krimit.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai ngre pyetjen se kush janë politikanët më të interesuar në Shqipëri që tragjedia e Gërdecit të mos zgjidhet kurrë ndërsa thotë se deri më tani askush nuk ka marrë mundimin deri tani ta pyesë, krejt ligjërisht, nga se përbëhet pasuria e ti dhe se kush i sponsorizon udhëtimet e tij.

Ndër të tjera ai shkruan:

““sy peshkaqeni”

Kush janë politikanët më të interesuar në Shqipëri që tragjedia e Gërdecit të mos zgjidhet kurrë?

Fillimisht blen pronën , më parë ka blerë një makinë 85 mijë euro dhe një apartament tek ETC 346 mijë euro.

Më pas merr kredinë për të blerë pronën, të cilën e lë kolateral për kredinë. Mes pas blen edhe ca makineri boronicash 2.4 miliardë lekë (të vjetra).

Pastaj e kamuflon me një kompani që ka një punëtor.

Më pas rikthehet në vendin e krimit.
Edhe më e çuditshmja,

Askush nuk ka marrë mundimin deri tani ta pyesë, krejt ligjërisht, nga se përbëhet pasuria e tij?
Kush i sponsorizon udhëtimet e tij?

Çfarë punon?

Në cilin objekt ka qenë,ndërmjetës, çfarë është blerë e çfarë është shitur?”, shkruan djali i madh i familjes “Durdaj”, Geraldo Durda.

Kujtojmë që vëllai i tij Erisoni i vogël, ishte vetë shtatë vjeç e gjysmë, kur nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve me 15 mars 2008 në Gërdec gjeti vdekjen.(TemA)

7 komente në “Skandali i Shkëlzen Berishës me blerjen e tokës në Gërdec, reagon avokati që humbi vëllanë: Sy peshkaqeni po rikthehet në vendin e krimit”

  1. Lomy says:

    Sypiçke, se sypeshkaqen i rrit vlerat ketij gjysmakut!

    1. Filani says:

      ? i modh,ti gjejm noi emer tjeter se i ulim vleren pickes

  2. Luiza says:

    Zoti e denofte nji ore e me pare sy peshkaqenin ,se robi nuk vuri dore mbi te i rente nji rufe dhe e pervelofte familjarishte,hidhja ne ere ato prona qe mos i gezofte qe hap plaget e gerdecit.

  3. olti says:

    Geraldo kam pasur gjithmone respekt per familjen tuaj por nje keshille miqsore, mos lejo te te perdorin si prezervativ se ai hidhet i pari kur mbaron “puna”.

  4. Ca prisni , u dogji per se gjalli dhe shetit e qesh , Jeni burra ? Hiqeni... says:

    ..ne gop te motres le te shkoji , familje e ndyre ..

  5. Xen sykoqepordha says:

    Sypeshkaqeni i topeve te mia.
    Ai eshte Xen sykoqepordha

  6. agustin says:

    ai eshte peshkaqen kurse ti per fat te keq je papagall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje