Salianji shpreson ta "harrojnë" jashtë burgut: Arrestimet sot, fillimi për të arritur tek ata që drejtojnë shtetin. Fëlliqësisë po i vjen fundi

28 Korrik 2020, 11:25Politika TEMA

Lajm pozitiv e ka quajtur ish-deputeti i PD-së, lajmin se Gjykata Kunder Krimit dhe Korrupsionit, ka prere 22 urdher arreste per te pandehur ne dosjen 339.

Sipas tij, “SPAK sot ka nisur të gërvishtë këtë plagë që opozita e ka denoncuar dhe është përballur prej vitesh”.

Arrestimet e sotme te disa komisionereve qe jane marre te pandehur pasi kane lejuar sipas GJKKO persona te tjere te votojne ne emer te votuesve te tjere, per Salianjin “janē minimaliste por të shpresojmë që janë fillimi për të arritur më pas tek drejtuesit kryesore të Rilindjes që sot drejtojnë shtetin”.

Postimi i plotë i Salianjit:

Kronikë e një ngjarje të ditur botërisht por të pandëshkuar….

Hetimi pas sinjalizimit nga partnerët ndërkombëtarë për një laborator heroine në Has vendosi në përgjim persona të krimit të organizuar.

Rastësisht në përgjime rezultoi që në disa qarqe Kukës, Lezhë, Shkodër, Durrës, Kavajë… llumi i krimit ishin shtabi elektoral i Partisë së Ramës.

Gjithçka ne si opozitë denonconim për vjedhje votash, kërcënim, intimidim të votuesit, përfshirje të kriminelëve në zgjedhje u faktua plotësisht në dosjen hetimore, njësoj dhe në rastin e “Dosjes së Dibrës” .

Lajm pozitiv që SPAK sot ka nisur të gërvishtë këtë plagë që opozita e ka denoncuar dhe është përballur prej vitesh. Arrestimet e sotme janē minimaliste por të shpresojmë që janë fillimi për të arritur më pas tek drejtuesit kryesore të Rilindjes që sot drejtojnë shtetin.

Së paku arrestet e sotme treguan që në zgjedhjet e vitit 2017 kutitë janë mbushur, është votuar në emër të emigrantëve, janë kërcënuar komisionerë dhe votues, krimi është përfshirë drejtpërdrejt, politikanët e rilindjes i kanë vënë shtetin në dispozicion bandave për të siguruar vota për Ramën.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, nëse do kishte reagim pas denoncimeve të shumta të opozitës pushteti ilegjitim i Ramës nuk do të qêndronte deri në fundmandati, nuk do të varfëronte shqiptarët, nuk do i ngarkonte me borxhe për të pasuruar miqtë, nuk do privatizonte Shqipërinë nga mineralet në bregdete, nuk do falimentonin mijëra biznese, nuk do largoheshin qindramijëra qytetarë në emigracion, nuk do kthehej Shqipëria në qëndër operacionale e trafiqeve dhe krimit të organizuar…..

Dita po vjen, pushtetit që vjen era fëlliqësi po i vjen fundi.

6 komente në “Salianji shpreson ta “harrojnë” jashtë burgut: Arrestimet sot, fillimi për të arritur tek ata që drejtojnë shtetin. Fëlliqësisë po i vjen fundi”

  1. Saliu i Lozhanit says:

    Mire, shume mire o katundar por mos haro se “veteranet” e burgut me zi po presin ti shkoje gjak ose …..b e re dhe e dhjamur. Pas ketyre i vjen rradha babales dhe zotnise sate.

  2. Loku says:

    O babale Komisioneret e PD jane ata qe kan lejuar votimin ne emer te emigranteve. Coji nga nje pakete cigare ne burg se ato vota ju i moret e u bete deputete. Apo edhe keta komisionere i caktoi Rama.

  3. Qytetari says:

    Mor ti spurdhjak i inskenimit te babaleve , qe duhet te ligjeroje nga burgu, gezohu se 14 prej te arrestuarve jane hajdute te pd-es , lsi-se dhe te PR . Hajduti therret: kapeni hajdutin , kjo sikur te ishte thene posacerishte per ju. Po harrove ti mor zuzar Riston qe drejtonte ne menyre te organizuar vjedhjen e votave ne KQZ dhe i ceetifikonte si te ligjeshme?. Kur perfaqesuesi i PS i thot Risto agait : kjo kuti votimi nuk eshte e rregullt se futet dora brenda dhe mund te nxjerresh e te hedhesh sa te duash brenda ne te, agai u pergjegj: e ce pastaj?. Apo te themi per mandatin e lulit we vodhi diten per diell? . Pra ato iken dhe gjynah qe nuk u ndeshkuat, por halli i juaj tani mor lum miku eshte problemi qe nuk u lejojnd me dhe ju do mbeteni nje opozite e perjeteshme per te lehur rrugeve.

  4. Agimi says:

    Miku i Babales është ky?

  5. loni says:

    o surrat miu o karunar ishte shumica ngs ju o babale

  6. Edi p says:

    Ja dhe zogu push bardhe se qime ska se keta qe kan lindur me deformime seksuale ose prirje seksuale ndryshe ….jan shpirt zinj nga difekti i tyre i lindur shiko dhe gazin psh …e thot doktorata…po cfaj kemi ne tja u shikoj b….saliu ti bej bura….kete e treti meraku pse vodhi opozita …apo do filloj nga fillimi dosjen e famshme e mesoj bota ku bie…dibra 339….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje