Koronavirusi “pushton” Kuvendin: Pas Ralf Gjonit, pozitivë me Covid-19 edhe dy deputetë të tjerë (edhe Veliaj i infektuar)

28 Korrik 2020, 11:36Politika TEMA
Koronavirusi “pushton” Kuvendin: Pas Ralf Gjonit, pozitivë me

Gjatë ditëve të fundit numri i të prekurve me koronavirus në vend është rritur. Ditën e sotme kanë rezultuar me Covid -19 edhe 3 deputete të Kuvendit të Shqipërisë

Pas konfirmimit të deputetit Ralf Gjoni pozitiv me koronavirus, edhe dy deputetë të tjerë Enver Roshi e Elio Hysko janë infektuar me koronavirus.

Gjithashtu ditën e sotme ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Ndërkaq deputeti i opozitës Ralf Gjoni bëri me dije sot se është infektuar me Covid-19. Përmes një shënimi në facebook deputeti thotë se dje ka rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale, ndërsa sot shprehte se është drejt rikuperimit.

Më tej ai bën me dije se gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët.

“Mirëmëngjes miq. Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale. Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit. Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë.

Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm.

Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm. Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare. Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin.

Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup. Në momentin që jep shenjat e para, ju mund të keni qenë i infektuar prej ditësh dhe ndërkohë mund t’ia keni kaluar virusin familjarëve e miqve të afërt.

NDAJ KUJDES MAKSIMAL! Mos dilni në ambjente publike pa maskë. Lani duart pa pushim. Nëse keni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të karantinoheni e të kërkoni kryerjen e tamponit. Mos e neglizhoni miq.

Disa do e kalojnë lehtë, e disa të tjerë do rrezikojnë jetën.  Përgjegjshmëria e secilit prej nesh gjatë 2-3 javëve të ardhshme duhet të jetë në nivelet maksimale. #RuajVeten #MbajDistancë #MbroTëTjerët”- shkruan Gjoni.

Gjithashtu dhe Veliaj shprehet: “Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19.

Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM  mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”, shkruan ai.

(TemA)

6 komente në “Koronavirusi “pushton” Kuvendin: Pas Ralf Gjonit, pozitivë me Covid-19 edhe dy deputetë të tjerë (edhe Veliaj i infektuar)”

  1. Ideali says:

    Flama per keta plehra!

    1. vertino says:

      Amin sa me pare “Ideali”.te shpetoje populli.

      1. ben says:

        Sot lexova komentin me epik
        ESHTE GENJESHTER QE VELIAJ ESHTE ME KORONA
        SEPSE KY NJERI ESHTE E PAMUNDUR TE JETE POZITIV NE 1 GJE TE VETME NE JETE.
        Mgjth veliaj eshte llum e kaluar llumit, nga semundja i uroj sherim.

  2. Ideali says:

    Flama per keta plehra! S keni pare gje akoma…

  3. h says:

    Qenka e vertetë, që zoti merrka hakun ndaj padrejtësive ku viktimat janë të shtypur dhe pamundur.
    Jemi të gjithë me zotin edhe pa qenë besimtarë apo praktikantë.

  4. Boo says:

    Si paska lare duart rregullisht lani DHJERI,
    As rregullat si paska zbatuuuuaaar.

    Qe sot duhet thirrur KRYEZDROMS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje