Infektimi i deputetëve, Kuvendi dezinfekton ambientet, çfarë do të ndodhë me seancat plenare

28 Korrik 2020, 12:22Politika TEMA

Menjëherë pasi disa deputetë rezultuan pozitivë me koronavirus, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë masa.

Mësohet se Kuvendi nuk do të pezullojë seancat plenare, por ka vendosur të shkurtojë afatin kohor të diskutimeve.

Gjithashtu, ka nisur menjëherë dezinfektimi i ambienteve të Kuvendit.

Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje