DOSJA 339/ Arrestimi i komisionerëve, reagon Yuri Kim: Reforma në drejtësi s’mund të ndalet. Edhe një gur

28 Korrik 2020, 13:54Politika TEMA

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pasi SPAK arrestoi 22 komisionetë të forcave politike të PD, PS, LSI dhe PR në kuadër të hetimeve për dosjen 339.

Në një shënim në twitter Kim shprehet se Puna e SPAK për çështjen 339 fillon të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më tej ajo shprehet se reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet.

”Puna e SPAK për çështjen 339 fillon të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur!”– shkruan Kim, teksa shpërndan njoftimin e plotë të SPAK pë dosjen “339”.

Njoftimi i SPAK për dosjen “339”:

Në kuadër të hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal Nr.29/2019 i Prokurorisë së Posaçme (procedimi penal Nr.339/2016 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda) është konfirmuar se fakti i ndodhur në datën 18.10.2018, në fshatin Brenogë, Has, ku nga Shërbimet e Policisë gjyqësore rezulton se është sekuestruar sasia e lëndës narkotike prej 182.5 kg, të llojit heroinë, në një laborator që shërbente për prodhimin e lëndës narkotkike.

Nga aktet e administruar rezulton se gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti kriminal kanë qenë pjësëmarrës shtetasit shqiptar, të pandehurit Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj,Vehbi Berushi, shtetasit turq Nejdet Cesuroglu, Iskender Sale, dhe shtetasi kosovar Xhemal Shala, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe persona të tjerë kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga aktet rezulton se shtetasit turq dhe kosovar të lartpërmendur ishin personat që siguronin lëndën e parë për prodhimin e heroinës, e cila rezulton të jetë trafikuar nga jashtë shtetit, ndërsa kanë bashkëpunuar më tej me anëtarët e e tjërë të grupit kriminal, të pandehurit Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Flamr Çelaj, Vehbi Berushi, Xhevit Shuti dhe persona të tjerë ndaj të cilëve vazhdojnë hetimet, duke ngritur një laborator për prodhimin e lëndëve narkotike tek banesa e të pandehurit Xhevit Shuti, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi të mëdha prekursorësh për përgatitje të lëndëve narkotike. Të gjithë personat e mësipërm janë dërguar për gjykim.

Nga hetimet e mëtejshme është konfirmuar se shtetasi Fisnik Sadiku (Smaili) rezulton se është pjesëtar i këtij grupi kriminal dhe për këtë fakt është caktuar nga gjykata masë sigurimi “arrest në burg” për veprat penale “ Trafikimi i narkotikëve” , “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuara nga nenet    283/a/1,   284/c, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1  të Kodit Penal,

Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr. 29 të vitit 2019 (339 të vitit 2016) është konfirmuar gjithashtu që gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 se:

Komisionerët zgjedhor të Qendrës së Votimit nr.1508 0, adresa e QV: “Shetel”, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ato ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast  komisionerët zgjedhor kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal;

Komisionerët zgjedhor të “Qendrës së Votimit nr.1335 0, adresa e QV: “Rubjek, Kopshti”, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 7(shtatë) persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ato ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhor kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal.

Komisionerët zgjedhor të “Qendrës së Votimit  nr.1336 0, adresa e QV: “Rubjek Shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 23 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ato ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast  komisionerët zgjedhor kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal.

Ndërsa në këtë episod shtetasi Armelin Zeza ka votuar në emër të personave të tjerë, duke konsumuar veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal.

Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktuan masat e sigurimit personal për 22 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga policia gjyqësore dhe konkretisht “Arrest në burg” për 11 shtetas, “Arrest shtëpi” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas.

(TemA)

8 komente në “DOSJA 339/ Arrestimi i komisionerëve, reagon Yuri Kim: Reforma në drejtësi s’mund të ndalet. Edhe një gur”

  1. Roland says:

    Po do reforem ne drejtesi arresto per vjedhje hajdutin qe vjen era mut …like floririn …pastaj dil edhe shit pordhe …mer edhe monik shurren me vete …

  2. Roland says:

    Po do reforem ne drejtesi arresto per vjedhje hajdutin qe vjen era mut …like floririn …pastaj dil edhe shit pordhe …mer edhe monik shurren me vete …ketyre nuk u beri dot gje amb .lu ..qe fliste shqip …do u bej kjo kinezja , me kete monstren ata tallin topet …vaj vaj o albanistan …vaj me det …

  3. ben says:

    Znj ambasadore e USA
    Ne rast se kjo ngelet me kaq, dmth qe arestohen ca komisionere.
    Eshte thjesht karagjozlleku i rradhes.
    Sepse per keto zgjedhje qe jane bere arestimet shqiptaret e pane me ze e figure kush i organizoi, kush beri presion dhe kush shkeli ligjin. Bile e pa bota mbare.
    Po ngeli ketu kjo nuk eshte 1 gur i vene po 1 gur i hequr.
    Arestime rojesh kemi pare plot ne keto 30 vjet.

  4. Cabal Pelosi says:

    Aziatikja 2 e ka me gure , ai aziatikui 1 e kishte me peshqit, lol!

  5. sapa says:

    Po kur te dalin pas disa ditesh jashte si do ja vesh emrin gurit zonja ambasadore?

  6. Koli says:

    Familja mafioze e LikeMutit nen akuze kombetare dhe nderkombetare do te jete sinjali se drejtesia e re e ka seriozisht.Material ka me bollek si ne vend dhe ne policite evropiane.

  7. PEER AQ KOHE SA –
    PRESIDENT MUTI LALZIT ? DHE HALEJA BERISHA ?
    DHE BYTHECI ? BASHA DO GREJNE ZERIN E BEJNE GANGSTERRIN MEDIEVE
    PARA SHQIPTAREVE – DO TE THOTE SE ;
    KTA TE TRE – JANE ALA NEN MBROJTJEN E SHBA-VE DHE BE-SE !

    GJITHCKA TJETER ESHTE THJESHTE MASHTRIM –
    JANE FJALE -BLA BLA BLA
    – GURU GURU –
    VETEM IDIOTET MUNDET TE MENDOJNE SE KJO KOREANIA DO TI SJELLI
    DREJTESINE NE SHQIPERI !
    KJO KA CELSAT E KASHTES -SHEF ME LUJT SA MO RREZIKSHEM
    ME LUJT BLLOFIN NE POKERIN – POLITIKE
    ME BO CA MILJONA DHE SHIJU DIKU NE MALIBU JETEN
    OSE KU T’JA NIJ HEHUUUUUUUUUUUUUUU haaa

  8. malloku says:

    boll vure gurë , hidh catinë tash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje