"Koha për t'i dhënë fund blerjes së votave", një video disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2017 që me siguri presidenti i "virgjër" e ka harruar

28 Korrik 2020, 14:45Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta, në vijim të aktivitetit të tij publik, edhe sot u shndërrua sërish në një predikues morali.

Teksa i bënte thirrje partive në vend që të mos blinin më vota, ai indirekt vendoste në pikëpyetje ligjshmërinë e parlamentit të sotëm dalë nga zgjedhjet e vitit 2017.

Padyshim është një deklaratë politikisht korrekte që i takon të përcillet nga kreu i një shteti i cili me të drejtë duhet të sigurohet që vullneti i qytetarëve për të zgjedhur, të jetë i lirë dhe i pamanipulueshëm.

Ndërkohë, ajo që nuk shkon në të gjithë këtë histori është titullari që e përcjell këtë mesazh, gishti akuzes i të cilit sa herë bëhet fjalë për shitblerje votash drejtohet kudo tjetër përpos forcës politike që ka drejtuar prej vitesh.

Edhe pse e njohur për zarfet e parave, shpërblimet me vende pune, pushimet në Jalë për të rinjtë dhe favoret e shumta në zyrat e shtetit, LSI sot falë “predikuesit” të saj i dikton shqiptarëve standardin e moralit.

Por për të sjellë në kujtesë orët e fundit të Ilir Metës si kryetar i LSI-së, po përcjellim një material të publikuar në media në prag të zgjedhjeve të vitit 2017.

Në video, prapa kurrizit të Metës shfaqet ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës për dy mandate, njëkohësisht kryesuesi i liastës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës, Viktor Tushaj.

Ky i fundit i jep Gjovalin Gjinit, një militanti të LSI-së një zarf me para ku më von përpiqet ta justifikojë që donte ta linte te filxhani i kafesë por kishte harruar.

Ai e ka ndjekur teksa po zbrisnin nga shkallët dhe në “fshehtësi”, të paktën kështu kujtonte, i ka futur zarfin në xhep në prezencë të Metës.

Ndërkohë, ky është vetëm një fragment i orëve të fundit si kryetar i LSI-së pa rikujtuar të tjerat të cilat mesa duket presidenti i sotëm ose i ka fshirë nga kujtesa, ose të gjitha videot ku ai shfaqet me zë dhe figurë janë të montazhe siç ai preferon t’i cilësojë. (TemA)

6 komente në ““Koha për t’i dhënë fund blerjes së votave”, një video disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2017 që me siguri presidenti i “virgjër” e ka harruar”

  1. Qelbesire president , te qifte afrika femrat e shtepise .ptuuuuuu qenbirqeni says:

    Ja kush eshte familje qiri nga skrapari, ja kush eshte Monika kardashian dhe me vine ndermend fjalet e BUJAR ASQERIUT , ” zoti do ti ndeshkoi femijet e tyre, vetem zoti “

  2. Berti says:

    Po pse o Tema nuk e njeh populli kete hajdut muti!

  3. Papi says:

    O i nderuari mereeeeeeeee
    Askush nuk ve ne dyshim sesa i piset eshte meta por…
    Ajo qe beri rama me komisionin hetimor deshmoi ne drite te diellit se eshte zhytur porsi ai ne mos me keq
    Prandaj ty si ushtar i ps apo i rames te del per detyre me nga sa me pak kete mut sepse nuk i ben aspak nder atij qe ti mendon

  4. h says:

    Një shtet që ka në postin më të lartë,më raprezentativ,më me përgjegjësi morale
    një hajdut ordiner,një korruptues të gjithshkaje dhe një kryemafjoz,
    është shtet i zënë për fyti nga e keqja dhe i vdekur.

  5. Gaxheli says:

    Ku eshte Ed Ramuti qe nuk ja mbajti bitha ta shkarkonte kete plehre dhe ta çlironte nje here e mire Shqiperine…

  6. 138 says:

    Mos na i trego ne se populli e di kush ështē gjarpëri por çojuani ambasadorve dhe sidomos bundesleshit të hitlerit qé duan ti japin opozitës së likes pushtet në tavolinë duke i imponuar të majtës një ligj zgjedhor skandaloz ku rekomandimet kryesore të osbe bundesleshi i hedh nê kosh vetëm e vetêm që opozita të vijë nē qeverrisje ! Këtë vidio korrupsioni po ta kishte nê dorê sala dhe likja dhe jo qurrashët e ps, do ishte si lajm nē gjithë mediat ndërkombëtare dhe istitucioneve perndimore kurse tirana do digjej ! ( po si i ka shpētuar kjo vidio provë taulantit, se vetëm ai ia thot “troç” presidentit ! ).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje