Zbardhet propozimi: Oferta e mazhorancës për opozitën jashtëparlamentare, përfshirë dhe modeli letonez, hollandez e belg

28 Korrik 2020, 16:15Politika TEMA

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit Politik. Burime nga brenda takimit bëjnë me dije se mazhoranca ka dhënë ofertën e saj për opozitën jashtë parlamentare.

Më poshtë po ju paraqesim në mënyrë të permbledhur ofertën e dhënë nga mazhoranca për opozitën jashtëparlamentare, sic bejne me dije burimet:

1. Miratimi i amendimeve kushtetuese te cilat edhe sipas opinionit te eksperteve te pavarur te atashuar prane Keshillit Politik nuk pengojne as hapjen 100% te listave te kandidateve dhe as koalicionet parazgjedhore.

2. Reflektimin me pas te ketyre amendimeve kushtetuese ne ligjin elektoral permes nje procesi diskutimi ne Keshillin Politik.

3. Persa i takon shqetesimit te opozites jashteparlamentare per ceshtjen e modaliteteve te krijimit dhe regjistrimit te kandidateve nga koalicionet parazgjedhore, kjo eshte nje ceshtje qe percaktohet ne Kodin Zgjedhor.

Ne fazen e nderhyrjes ne Kod, pervec ekspertizes qe do te merret nga ODIHR, te shqyrtohen te gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashteparlamentare gjate diskutimeve te deritanishme ne Keshill, sic jane modeli Letonez/Hollandez, Belg.

Gjithashtu te hulumtohet cdo model i nje vendi te OSBE qe aplikon sistem proporcional rajonal me lista te hapura si ky qe ka Shqiperia.

1 komente në “Zbardhet propozimi: Oferta e mazhorancës për opozitën jashtëparlamentare, përfshirë dhe modeli letonez, hollandez e belg”

  1. Kim été says:

    Deputetët e Shqipëris janë si virusi në internet, dokushdo hyn për të ushqyer fëmijët dhe më pas duan të bëhen kryeministra, vetëm fëmijët e tyre mund të kuptojn se s’duhet tepruar me Rudina Hajdarin. S’ishte e nevojshme që dhe ata që lehin, të përfshihen ne diskutime, por ambasadorët dhe disa nga bundestagu e duan hapur trazirat te ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje