Arrestimet në Durrës për dosjen 339, Gjiknuri: Komisionerë të partive kanë tjetërsuar vota, administrata e depolitizuar është ‘gardiani’ më i mirë

28 Korrik 2020, 15:36Politika TEMA

Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka pranuar se pas arrestimeve të ditës së sotme në Durrës në kuadër të dosjes 339 është e provuar se komisionerë të të gjitha partive kanë tjetërsuar votën.

Ai u shpreh se skema që propozoi PS për një administratë zgjedhore krejtësisht të depolitizuar ishte gardiani më i mirë.

“Çështjet e administrimit zgjedhor nuk u arritën sipas ODIHR, dhe çuditërisht u kërkua sot. Skema që ne kishim në fillim, me administratë të depolitizuar është gardiani më i mirë.

Patët fatin të shihnit sot arrestimet në Durrës ku është provuar tashmë që komisionerë të të gjitha partive kanë tjetërsuar vota.

Ti mendon se problema është fleta e votimit? është problem teknik. Kemi problem principal. Koalicion sipas një modeli proporcional rajonal me lista të hapura. Listat e pjesshme, minimumi 2/3 ”- tha Gjiknuri.

1 komente në “Arrestimet në Durrës për dosjen 339, Gjiknuri: Komisionerë të partive kanë tjetërsuar vota, administrata e depolitizuar është ‘gardiani’ më i mirë”

  1. Predatori says:

    Ky hajdut votash është kapur në flagrancë me atë “tërmetin” e famshëm. Në këtë vend s’ka për të pasur ndonjëherë as zgjedhje të lira dhe as drejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje