Mazhoranca dhe opozita parlamentare e kanë bërë fakt të kryer tashmë miratimin e ndryshimeve kushtetuese që burojnë si pjesë e marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe grupeve të djathta në Kuvend.
Në seancën e fundit Edi Rama përsëriti vendosmërinë për zbatimin e paktit në fjalë duk u shprehur se “30 korriku është kry”. Më herët ka qenë Këshilli për Legjislacionin në Kuvend ai që i ka hapur rrugë seancës së 30 korrikut, pavarësisht dëshirës së Partisë Demokratike apo LSI-së.
Kësisoj, vendimin pritet ta marrë po i njëjti Kuvend që për Ilir Metën është legjitim kur vjen puna për miratimin e “5 Qershorit”, por jo për ndryshimet në Kushtetutë. Sikurse është bërë e udhës, Presidenti ia ka kushtuar të gjithë muajin korrik kësaj çështje. Herë duke kërcënuar me shpërndarje të Kuvendit, e herë duke kërkuar referendum apo duke cituar Kushtetutën, por duke ‘harruar’ pikërisht nenin që parashikon rishikimin e ligjit themelor të shtetit.
Në nenin 177 të saj, Kushtetuta përveç përcaktimeve se kush i propozon ndryshimet dhe shumicën që kërkohet për t’i miratuar ato, shprehet qartë edhe për rolin e Presidentit në proces. Ligjërisht, Ilir Meta nuk ka asnjë rol për t’i refuzuar apo pranuar rishikimet e Kushtetutë.
Ndryshe nga rastet e ligjeve, ku presidenti e ka përdorur skrivaninë e tij për t’i kthyër shumicën e tyre, në rastin e Kushtetutës atij nuk i kërkohet madje asnjë firmë.
Neni 177 në pikën 6 të tij thotë se “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”.
Kjo do të thotë se hedhja e tij në sulm për këtë çështje është një shpërdorim i kotë që i bëhet atij nga PD dhe LSI. Apo në rastin më të mirë, një tentativë e kotë e Metës për të ndërhyrë në proces
RISHIKIMI I KUSHTETUTËS Neni 177