Edhe sot nuk ka është arritur një marrëveshje mes PD-LSI DHE PS porsa i përket hapojes së listave dhe koalicioneve.
Pas përfundimit të mbledhjes përfaqësuesi i PD, Oerd Bulybashi tha se PS-ja s’ka ndryshuar asnjë centimetër nga qëndrimet e saj për koalicione dhe sipas tij, do të prishi marrëveshjen e 5 Qershorit
“Të hapen 100% listat e kandidatëve duke ruajtur koalicionet pa prekur sikur janë sot dhe formulën e shpërndarjes së mandateve, por u ndeshëm me refuzimin e PD-së.
PS-ja nuk ka ndryshuar asnjë centimetër. Janë veprime që do të prishin marrëveshjen e 5 Qershorit. Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshimet e njëanshme, të hartohet një amendimet për hapjen e listave, pa prekur asgjë tjetër.
Për të garantuar që procesi do të mbetet i paprekur ndryshimet kushtetuese dhe në kodin zgjedhor të jenë bashkë, kur ti cohen parlamentit. Kemi një model për 17 vjet dhe koalicionet nuk kanë asnjë problem, është vetëm një lojë e Ramës për t’u hequr mundësinë shqiptarëve që të përcaktojnë me votën e tyre kush është fuqia elektorale.
Edi Rama ka frikë nga opozita e bashkuar. jemi gati për të vijuar diskutimet për të bërë amendimet për hapjen 100% të listave pa prekur asgjë tjetër” tha Oerd Bylykbashi.
Për Petrit Vasilin, Edi Rama po tenton të ndalojë koalicionet nga frika e humbjes.
“Desha t’u sqaroj që në 6 muajt e këtij komisioni kërkush askush as nga PS-ja dhe as nga të tjerë në atë sallë apo kuvend nuk është kërkuar edhe njëherë që të flitet për koalicionet parazgjedhore.
I vetmi argument që është ngritur ka qenë për listat e hapura. Edhe zonja Hajdari tha sot se kishte firmosur vetëm për listat e hapura, jo koalicionet, i gjithë ky puç bëhet nga PS-ja.
Koalicionet parazgjedhor do të thotë humbje për Edi Ramën. Gjiknuri pyetjes për modelin e fletës së votimit iu shmang duke thënë se është problem teknik, por Edi Rama është çjerrë duke thënë fletë votimi sa një çarçaf, ndërsa kur zgjidhja është para syve e shmangin” – tha Vasili. (TemA)
Me sinqeritet nje gje nuk kuptoj vjet ne qershor ne zgjedhjet lokale meqe nuk kishte pjesmarrje opozita e rruges deklaroi fitoren 80% . Nisur nga ky fakt cfardo te beje PS mund te ndikoje edhe (15-20)% keshtu qe keta e kane te garantuar 60% pra kot merziten tani u ngelet vetem te ndajne postet . Po une qe vras mendjen ku ta ve Monen se te ne per dreq nuk jane te ligjshme as bordellot.