“Normalizimi” i Dosjes 339

28 Korrik 2020, 21:20Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka mjaftuar një listë prej 22 fletë-arrestimesh, lëshuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  në lidhje me dosjen 339 për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 2017, e cila çoi në daljen nga Parlamenti të partive të opozitës – që të kuptojmë se kemi të bëjmë edhe një herë tjetër, me një histori banale shqiptare. Nuk është aq shumë problemi se 22 personat e akuzuar ndahen në mënyrë thuajse të barabartë mes tre partive politike kryesore, sesa fakti që me anë të këtij hetimi po shohim të shpaloset sërish nga e para filmi i vjetër i zgjedhjeve të menaxhuara keq në Shqipëri. Asgjë tjetër.

Tre qendra votimi në Durrës dhe devijimet e votave aty,  kanë qenë ndër të tjera, në fokus të hetimeve që kanë çuar në arrestimet në fjalë. Janë tre qendra krejt anonime, që me siguri as banorët e lokaliteteve ku ato ndodhen, nuk jua dinë numrat me të cilët figurojnë në regjistrin e zgjedhjeve. E megjithatë janë tre mostra elektorale, që shërbejnë si prova materiale e asaj që dimë prej kohësh që s’mbahen mend: partitë që kanë numërues në komisionet e votimit, dalin mirë me llogaritë në fund të ditës. Kryesisht në kurriz të partive që nuk janë prezente në këto panele votimi.

Deri këtu historia e arresimeve të mësipërme nuk do të kishte ndonjë rëndësi të veçantë, nëse Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk do të ndërtonin mbi të teoremën më të zhurmshme, por njëkohësisht edhe më hipokrite të vjedhjes së fitores së 2017 nga maxhoranca, duke tundur në ajër dosjet 339 dhe 184.

Alibia që opozita kujtoi se gjeti tek dosjet e mësipërme kartën e artë të justifikimit të gjithçkaje i kishte vajtur ters qysh në krye të herës, kur nisën të humbin me Edi Ramën. Pasi firmosën të gjitha procesverbalet e zgjedhjeve të 2017, gjatë të cilave kishin edhe gjysmën e ministrave në qeverinë Rama, opozitarët kujtuan se gjetën formulën e kthimit të tunxhit në ar. Fjala vjen,  Dibra nxorri 4500 vota diferencë mes PS dhe të tjerëve, megjithatë “fajin e kishte dosja 339”.

Një tiradë e gjatë dhe e lodhshme zhurme, krizash dhe situatash të skajshme, të gjitha të ngritura mbi pretendimin se socialistët kishin vjedhur zgjedhjet dhe provat kishin dalë sheshit. E thënë kjo nga një parti politike, e cila në vitin 2011 vodhi mandatin e bashkisë së Tiranës në sy të të gjithë shqiptarëve, mbi tavolinën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve!

Dosjet e akuzave ndaj 22 personave të përfshirë në hetimet e dosjes 339, e shfryjnë tërësisht historinë e ndërtuar keq, të vjedhjes së zgjedhjeve nga socialistët. Ato nuk shbëjnë kurrsesi fajin që mund të ketë PS në devijime apo përvetësime të caktuara votash, në Durrës dhe pjesë të tjera të territorit shqiptar. Socialistët nuk janë engjëj, por nuk janë as djajtë e vetëm të kësaj historie. Këtë tregon në mënyrë të thatë shifrore hetimi që po i drejtohet gjykimit, ku mjafton të shohësh pesëfishimin e votave nga ana e LSI në raport me vitin 2013, që të kuptosh se ata që bërtasin nuk janë gjithmonë ata që kanë të drejtë.

Arrestimet e fundit për dosjen 339, shënojnë “normalizimin” e saj, duke e futur në një hulli banale vjedhjesh nga hajdutë xhepash, të cilët gjallojnë rregullisht në të gjitha votimet shqiptare, që prej 30 vjetësh. Drama politike që u ndërtua mbi këtë dosje, shërbeu vetëm që PD të krijojë opozitën e Murrizit e Hajdarit, duke relativizuar veten dhe duke bërë me dëshirën e saj një autogol të hatashëm politik, që vazhdon ta paguajë. Këto arrestime na thonë se mbi dosjet e përgjimeve në fjalë nuk mund të ndërtohej dhe as të justifikohej piskama e revolucionit me shishe boje në dorë, që Basha u mundua të inicojë në vitin 2019.

Sa për dosjet 339 e 184 dhe “heroin” e tyre Damian Gjiknurin, ai është kthyer në bashkëbiseduesin zyrtar të PD-LSI, në diskutimet e fundit për reformën e votave. Ironike, por e vërtetë.

9 komente në ““Normalizimi” i Dosjes 339”

  1. Babai i Zikes says:

    O Skender,
    Ti nuk e ke keq mor burre, por fol nje here me Zigurin, se ai sikur di diçka. Ka kaq kohe qe thote Dibra, Dibra, dhe te themi realitetin, ai nuk ha mut kot. E ka nje hall ai. Prandaj, fol nje here me te, se nuk i dihet.
    Zike Qorri eshte trim djalë, dhe Saliu vete i ka rrahur shpatullat Zikes nja dy a tri here “sa te kem Zigurin, nuk pyes per Edi Ramen”, ka thene.
    Prandaj, shikoje nje here kete pune.

  2. Trebeshina says:

    Vjedhjen e votave e nisi dhe e vazhdoj Sali Berisha me pd-en,fillimi eshte i vitit1994 ne komunen e Libofshes,ku bandat e Saliut permbysen rezultatin.Masakra zgjedhore e 1996 konsolidoj banden kriminale me emrin partia demokratike,kjo bande vazhdon edhe sot.

  3. Zigur Qarri says:

    ham-ham, gam-gam…jemi ne shqupisat, vec kete dime te bejme.

  4. Ne emer te se vertetes says:

    Analize e sakte.

  5. Lasgushi says:

    Per saktesi historike:
    VESIN DHE TEADITEN e vjedhjen e votave ne politiken shqiptare e ka futur cifti Meta Kryemadh.Me kronollogji:
    1.Me vjedhje ata,ariten te dy te dalin ne krye te Freshit.Per kete ka deshmitare te shumte.Dhe te marin drejtimin e tij.
    2.Me vjedhje votash ariten te dalin majat e PS se bashku me banden e.tyre,qe vazhdoi te funksionoje perfek dhe filloi edhe te pasurohet ekonomikish,ne te njejten menyre.
    3.Praktike e vjedhjeve i conte ne alenca te reja me elemente te degjeneruar me Ps,Pd e gjetke,pet shtimin dhe forcimit te grupit,qe vidhte vota.
    4.Ky grup banditesh, ariti te nxjere Ilirin dhe Pendin ne krye te shtetit,aktiviteti i te cilit kryesisht ,krahas politikes,u shtua ne fushen ekonomike.
    5.Perfeksionimi, pasurimi dhe fuqizimi,i keti grupi vazhdoi me,lindjen e LSI dhe marjen e pushtetit ne Shqiperi nepermjet,jo vetem vjedhjes se.votave por edhe te kualicioneve me Ps dhe Pd,te cilat i perdori si lolo ne rtugen.antiligjore.
    INSHALLA SPAKU DO TE.BEJE PER HERE TE PARE,ATE QE SHQIPTARET PEESIN PREJ VITESH.

  6. populli says:

    Keto dosje 339 jane hi syve per Shqipetaret qe presin drejtesi !Kujt i intereson se kush mori ndonje dore para apo nje thes mielli,kur kryemafja e kryesuar nga “Burri i shtetit”e vazhduar nga “ylli ne ngjitje” dhe e çimentuar nga Toto Likja kane bere kerdine ne pervehtesime marramendese qofte ne prona,para e deri ne vrasje !Kush nga ne nuk eshte i interesuar te dije se ku e si jeton Ilir Meta me familjen e tij ,sa prona e pasuri ka ,kujt nuk intereson te dije se ku jeton kryekrimi Berishe ,sa prona e para ka se bashku me femijet talent qe kane zaptuar gjysmen e Shqiperise,kujt nuk i intereson te dije si u be pasanik “ylli ne ngjite” ne çfare forme e me prona qe tall menderen sikur jane pronare te ligjshem te ketij vendi e nuk u dridhet qerpiku!
    Lerini fakiret me keto dosje se kerkujt nuk i intereson asnje nga emrat e te ndaluarve edhe sikur te dijne te pandigjuarat ndonjehere per futjen e duarve ne kutite e votimeve sepse ne 2011 vete prestigjatori pseudodiplomat futi duart ne kutite e votimit live per te nxjerre fitues “yllin ne ngjitje” per krye.ar bashkie pasi vetem kryetar nuk u be edhe pse iu dha nje mandat per te rivjedhur kete popull!
    Ndaj lerini shakate e kripura te Duçes por merruni me megavjedhjet e ketij vendi ku me ordineri i shqiperise sot perveç shumave marramedese ka apartament 200 m2 ,fale sherbimeve mafioze qe u ka bere sypeshkaqeneve e politikes mafioze qe po ishe kunder saj te priste plumbi!
    Meruni me vrasjet politike e terorit te ushtruar,shitjes se pasurive te ketij vendi duke e jeten perallore te disa familjeve qe nga hiçi u gdhine milardiere fale demografise e shkerdhztokracise se instaluar ne kete vend e lerini “bandat “se kerkujt nuk i interesojne sepse padrinot e tyre ne mos me ta apo pa ta do ti vidhnin zgjedhjet edhe me menyra te tjera sepse per kete pune u instaluan ne politike!
    Ku jane “peshqit e medhenj” ????????????????????????????????????????
    Apo ata i kane sherbyer perandorise qe i instaloi per te rrjepur kete popull deri ne palcen e kurrizit!Kjo duhet te jete kryefjala e drejtesise e jo “banditet e thaseve te miellit” apo te ndonje grushti me para falso qe skane asnje vlere!
    Demi nuk kapet per bishti se te hedh me shqelma pertej,por per briresh deri sa ta shtrishe perdhe!
    Lereni dosjen 339 por meruni me dosjen “LSI”(Luli,Sali,Ilir) se aty do te gjeni xhevaire ku ia kalojne edhe floririt qe vodhi A.Zogu kur morri arratine!

  7. Qazo says:

    Vjedhja votave filloj fill mas fitores PSs ne 92shin kur ishte Ramiz Alia , mas fitores se PPSHs direkt ambasada amerikane me kapterin e ardhu nga beogradi RRairson dhe te tjeret , ishin ata shkerdhata qe iniciuan PDn qe qoft edhe duke vjedhur dhe deformuar listat me xhdo çmim duhet te fitonte “demokracia” por harruan amerikanet dhe perendimi qe i msuan nje huq te keq alabakve te rruges qe erdhen me pas ne pushtet dhe ky ves hajdutlliku i ligjerum vazhfoj deri sot e ksaj dite , shokoesh sot kur shikon disa njerez te çudiçem qe presin zgjidhjen nga amerika , kta jan ajo seria shqiptarve qe gjithmon shpetimin e kerkojn gjetk , qoft edhe tek ata dipllomat qe e kan ngritur kte kalaa muti tek ne ka 30 vjet , jan kta qe i kan dhen rrug mashtrimit vjedhjes krimit droges ne kte vend , boll qe ky vend te hiqte dor fare nga e shkuara e vet , e shperfytyruan deri ne turp kte vend qe ta perdorin siç i do bytha dhe ja kan arritur qellimit vet prandaj era e mutit te kalas amerikanoperendimore na ndjek nga pas sot e ksaj dite. Dhe ket gjo nuk ka bir kurve ta korigjoj me .

  8. Ethem Lalaj says:

    TEMA:Bravo S.Minxhozi.Arrestimet e 339 i nxoren SYT vet opozites ne vend qe te vinte VETULLAT.Ajo dosje u pregatit ne menyre SELEKTIVE nga prekurori Tropojan i Saliut B.H dhe u dergua te BILD-Gjermani,etj.Dhe pas botimit shpifs te BILD saliKrimineli votave,etj,organizoi protestat e dhuneshme per te djegur shqiperine,dogji mandatet dhe sabotoi zgjedhjet e 30 qershorit,etj.Pra..dosjet 339 dhe 184 ishte justifikim per marrzit e Sb,ketij agjenti te shumfisht “Bisturia” dhe “Penicilina”.
    Arrestimi i me shume komisionerve opozitar tregon se Sb nuk heq dore nga vjedhja e votave si ne 94,96,09,2011,etj.Ai sa te jet gjalle do jetoj me vjedhje,vrasje,shpifje,destabilizim,grushte shteti si ne 97,98,2019,etj.
    Une qe po shkruaj jam futur ne burg 12 ore nga horrat e Sb ne 1996 pasi si komisioner nuk firmosa proçesin ne favor te PD.Dhe Petro Koçit e V.Shehut veç burgut..ju qeth edhe koka me brisk “0”.Dhe kur degjoi Salistet se PS vjedh votat me vjen per te vjelle.
    FLM-MINXHOZI,FLM-M.BAZE.

  9. nigo says:

    Skender. Ti kujton vetem Lulin qe vodhi per zgjedhjet si kryetar i bashkise, por ke haruar Nishanin, qe sot llap neper gazeta, kur shtypte certifikata fallco ne oborrin e gjimnazt Sami Frasheri. ke harruar shperndarjen e miellit ne rrugen Myslym Shyri nga ish Drejtori i burgjeve, ke harruar zarfin neper shkallet e nje paalati ne Diber nga shoket e dybekut te LSIetj, etj. Ke harruar se si gazetari i Bild masakroi Ramen?. Ai nuk pa asnje shkelje te partive te tjera.
    Na hapet barkun me keta politikane qe jane te gjithe te futur ne m….t deri ne gryke.Tani ne fund po te kerkoj nje keshille; per ke duhet te votojme se une me familjen time kemi 16 vjet qe nuk votojme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje