Zamira Durda, e ëma e 7-vjeçarit që humbi jetën në Gërdec: Nuk ia fal gjakun

28 Korrik 2020, 19:36Politika TEMA

Ditët e fundit në media është zbuluar blerja e fabrikës së Shkëlzen Berishës, pranë fshatit Gërdec, me vlerë 1.8 milionë euro. Ai e përdor këtë fabrikë për të paketuar boronicat që i mbledh në Tropojë dhe më pas i eksporton jashtë Shqipërisë.

Hapja e fabrikës së Boronicave në Gërdec nga Shkëlzen Berisha duket si një provokim për dhimbjen e familjarëve të viktimave të këtij fshati.

Në emisionin Top Story në Top Channel, transmetuar në mars të vitit 2019, e ëma e Erison Durdës deklaroi se nuk do t’i falë gjakun e djalit, që vdiq nga shpërthimet e një fabrike predhash, ku ishin te përfshirë edhe njerëz të Sali Berishës.

“Zotit ia fal, por robit jo. Atyre që ma bënë nuk ua fal kurrë jetën e atij. Një fëmijë i lindur në vitin 2000 të vdesë nga baruti e predha, që nuk i di çfarë janë? S’i kam borxh askujt, veçse më kanë jetën e gjakun e atij fëmije. Për të nuk do të rresht asnjë sekondë, sa të kem jetën time, do të kërkoj drejtësi, do t’i lëviz të gjithë gurët e kësaj bote.

Kryetari i opozitës e çoi pallatin pas meje, (në Strasburg) Delijorgji i ka bërë ankimimet pas meje dhe mori dëmshpërblim, pse i kaluan afatet e paraburgimit, ka marrë dëmshpërlbim për Gërdecin, kupton se ku jetojmë? Gërdeci nga institucionet nuk u hetua si vepër korruptive, se ndodhi nga babëzia për parà dhe askush nuk ka hetuar”, tha Zamira Durdaj, nëna e Erison Durdaj.Sot reagoi edhe djali tjetër i Zamirës, Geraldo Durda, i cili akuzoi Shkëlzen Berishën si autorin e krimit të Gërdecit, që po bën biznes pikërisht në vendin e krimit.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai ngriti pyetjen se kush janë politikanët më të interesuar në Shqipëri që tragjedia e Gërdecit të mos zgjidhet kurrë ndërsa thotë se deri më tani askush nuk ka marrë mundimin ta pyesë, krejt ligjërisht, nga se përbëhet pasuria e Shkëlzen Berishës dhe se kush i sponsorizon udhëtimet e tij.

12 komente në “Zamira Durda, e ëma e 7-vjeçarit që humbi jetën në Gërdec: Nuk ia fal gjakun”

  1. Lulushi says:

    Gjakun mos ja falni,vetem votoni per ata qe u vrane,ashtusi kini votuar deri tani ….

    1. Prind says:

      Boronica do paketohet apo dicka tjeter ? Apo e njejta skeme si bananet qe vijne nga kolumbia……

  2. xhoxhi says:

    Mund të më thoni kë problem madhor ka zgjidhur drejtësia deri tani?Hetoi ÇEZIN,RRUGËN E KOMBIT,VRASJET NË BULEVARD,GËRDECIN,IIR METËN,ETJ ETJ SI KËTO?Asnjë nga këto.Tani flisni për të birin e Salit i cii ka pare jo të blerë magazinën në Gërdec po ndoshta gjithë Shqipërinë.Gjithë këto gjëra dogjojmë për Berishën,Shkelzenin,Argitën dhe askush nuk mer mundimin të dalë dhe të thotë:pa të shohim këta kanë faj apo flitet kot?Erdhi i biri botës nga Stambolli të përballet me Salinë dhe akoma nuk idhet se do bëhet rihapje apo të mbyllet përsëri.Kjo nënë etj presin drejtësi.Nga kush e presin nga mafiozët që kanë zënë gjithë kariket dhe bëjnë çtë duan?Mafiozë të rezikshëm mendohet të lirohen nga këta gjykatës mafiozë.Keq më vjen moj nënë po nuk more pistolin në dor[ vetë se ke për të gjetur drejtësi kurë..

    1. Roberto says:

      Po pse ca prisje ti qe te denohej Berisha?? Mehdiu apo te tjeret?? Nuk e kupton qe neper gjykata dhenprokurori ishin te gjithe te besuarit e Sali Berishes?? Doni emra?? Ju i njihni te gjithe. Pastaj me thoni ju mue,a do kishte bythe njeri qe ti kundervihej Sali Berishes??? Ai qe e beri ishte i ndjeri Kosta Trebica dhe perfundoi atje ku e dine te.gjithe prandaj askujt nuk ja mbante te fliste apo te vepronte se i ikte koka. Sali eshte vrases edhe pse ka qene mjek me bluze te bardhe. Me kujtohet nje filn me titull : Mafia me bluza te bardha. Ky eshte Berisha dhe ky bashke me familjen e tij ka vrare e zhdukur me qindra vete ne heshtje duke i paraqitur si aksidente,si vete vrasje etj etj etj. Denimin me varje e kane pak.

  3. landi says:

    KJo paska akuzuar Ramen jo Shkelzenin.

  4. ky kriminel i peshtire duhet te mre denimin kapital
    nga shqiptaret-
    mbi kte rendojne shume vdekje dhe ky pis duhet te shkoje andej ng ka dal
    me ose pa Drejtesine e djallit

  5. VLORA says:

    Nene trime qe nuk u tut nga asgje.Zonje te dhente perendia jete dhe fuqi per te drejten tende.Shume vetave Saliu u a bleu gjakun e te afermve,ti qendrove me dinjitet.Lum ajo familje qe te ka.KURAJO

  6. lori2 says:

    Kujt t’ia falesh gjakun, ketij surrat mutit? Ai do varur me kokeposhte bashke me sorrollopin e tij sa me shpejt te jete e mundur.

  7. Populli says:

    Ai e mbelu fabrikën për ti punësuar dhe për ti mbylkir gojën njerëzve të pamu dur që jetojn aty dhe që nuk jqn dorzuar akoma sepse pjesën më të madhe e ka shlyer me rryshfete , ruhuni ju të padorzuarit sepse këta din 1 mij marifete për tu azgjesur fizikisht si me dhjetra dëshmitar e bashkpuntor ne krimet që kan kryer si familje Berisha dhe si shpurr.

  8. Koli says:

    Duhen varur me kokeposhte si Ducja Sali Berisha me te birin si kriminele,duhet varur dhe Rama qe e perdori per te hypur ne pushtet kete tragjedi ku vrane 26 njerez te pafajshem.

  9. Shenjestra says:

    Shkerdheni,ka pergatitur dokumenta qe kjo fabrike e boronices nuk eshte tij por e nje tjetri.Keshtu qe i shpeton denimit nga SPAKU,megjthese njerzit e SPAKUt jane te Sali Berishes.

  10. Juliano says:

    Ne nuk kemi ndjenje civile, ne vdesim per partite dhe kryetaret. Ku eshte shoqeria civile, pse nuk del, pse nuk ben nje thirrje, per ti dale krah jesaj nene, kur te gjithe ne, e kemi nje nene, kjo eshte e vetme por e te gjitheve per kauzen qe kerkon, djalin nuk ja kthen njeri me, por ajo kerkon drejtesi, per te cilen ajo eshte vrare per se dyti, per aq sa drejtesia e te birit, nuk eshte vene ne vend. Nuk justifikohet dot askush, se ne prokurori apo gjykata jane njerez te berishes, edhe nese, ku eshte revolta popullore per drejtesi, se per parti keta njerez mblidhen nga ana e anes. Shoqeria civile duhet te ngrihet fuqishem, per drejtesin e munguar, qofte dhe duke iu kerkuar institucioneve nderkombetare per kete çeshtje aq kombetare se sa per çeshtje karrikesh partish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje