Mustafa Nano: Ilir Meta, presidenti më i keq që kemi patur. Rama duhet t’i tregojë vendin

29 Korrik 2020, 08:27Politika TEMA

Gazetari dhe moderatori Mustafa Nano thotë se Ilir Meta është presidenti më i keq që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët pasi sipas tij e ka kthyer zyrën në seli qëndrore të opozitës. Kryeministri Rama tha moderatori në emisionin Provokacija duhet t’i tregojë vendin Presidentit.

“Dua të përsëris edhe njëherë: Ky president është i keq. Më i keqi që mund të bëhej. Por ideja për ta ndryshuar kushtetutën sa herë që një funksionar a dinjitar na duket i keq, është edhe më e keqe.

Është edhe më e rrezikshme. Ideja për ta ndryshuar kushtetutën sipas humorit të kryeministrit është më e keqe sesa çdo president i keq.

Ideja që një kryeministër mund ta ndryshojë kushtetutën me po atë lehtësi që mund të heqë apo zëvendësojë një ministër, është shumë e rrezikshme”, tha ndër të tjera Muç Nano.

Monologu nga Mustafa Nano:

Presidenti e ka kthyer presidencën në një zyrë me funksione të qarta në lojën politike. E ka bërë një shtojcë të opozitës. Madje, që të jemi të saktë, duhet të themi se e ka shndërruar në një zyrë qëndrore të opozitës. Gjërat më të rëndësishme të kampit opozitar ndodhin në zyrën e tij.

Kjo më bën të mendoj që Ilir Meta është presidenti më i keq që kemi patur ndonjëherë. E bën vaki të jetë më i keqi edhe ndër presidentët që do të kemi, pasi nuk mund të ndodhë të kemi një president më të keq. Më keq sesa kaq nuk mund të bëhet.

Por zyrtari më pak i përshtatshëm për të folur për këtë çështje është kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e kritikon presidentin për shkelje të kushtetutës, por është vetë që demonstron herë pas herë se kushtetutën e ka bezdi, që atë e sheh si një opsion, që atë e sheh si një problem, e jo si zgjidhje, e që mendon se mund ta ndryshojë atë sa herë t’ia japë në kokë.

Para ca ditësh, në parlament, ai tha (po e përmbledh mendimin e tij): “Nuk mund të ndodhë më që presidenti të refuzojë të dekretojë ministra. Është koha që të ndërhyjmë”

“Të ndërhyjmë” do të thotë “të ndryshojmë kushtetutën”. Kështu lihet të kuptohet se ai që ka vullnet “të mirë apo të virgjër”, duhet të bëjë çmos t’i tregojë vendin presidentit “të lig e të poshtër”. Dhe mënyra më e mirë për t’i treguar vendin është ta heqë. Tentoi të bëjë këtë gjë. Por nuk mundi. Tani do që t’i heqë fuqinë. Në mënyrë që kryeministri herë tjetër të jetë i lirë që të emërojë një 18-vjeçar në postin e Ministrit të Jashtëm, apo si Kaligula, të bëjë senator kalin e vet. E me që kalë nuk ka, mund të bëjë senatorë gomerët e vet. Gomerë ka plot. Të gjithë e dimë që gomerë ka plot.

Dua të përsëris edhe njëherë: Ky president është i keq. Më i keqi që mund të bëhej. Por ideja për ta ndryshuar kushtetutën sa herë që një funksionar a dinjitar na duket i keq, është edhe më e keqe. Është edhe më e rrezikshme. Ideja për ta ndryshuar kushtetutën sipas humorit të kryeministrit është më e keqe sesa çdo president i keq. Ideja që një kryeministër mund ta ndryshojë kushtetutën me po atë lehtësi që mund të heqë apo zëvendësojë një ministër, është shumë e rrezikshme.

Kjo ide bëhet më e keqe e më e rrezikshme në rrethanën politike të këtyre ditëve, kur parlamenti është ky që ëhstë. Është legjitim, të kuptohemi, por nuk ka kredencialet e duhura në publik, nuk ka autoritet.

Dhe në rrethanën kur kemi këtë zbrazëti institucionale, ku nuk ka një gjykatë kushtetuese e gjykata të tjera.

Por edhe sikur kjo rrethanë të mungonte, kushtetuta prapëseprapë nuk mund të ndryshohej se i teket kryeministrit. Ndryshimi i kushtetutës është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të ndodhin në jetën politike e institucionale të një vendi, e prandaj është një gjë që ndodh rrallë, është gjëja e fundit që duhet të na shkojë në mendje. Dhe aq më pak duhet ta çojmë mendjen te ndryshimi i kushtetutës me synimin për t’i ulur fuqinë një presidenti të keq.

Me që ra fjala sërish, problemi në këtë vend nuk janë kompetencat e mëdha e të shumta të presidentit. Presidenti shqiptar, në fakt, nuk ka kompetenca. Është presidenti me më pak kompetenca që mund të imagjinohet. Dhe sado që t’i hiqen e kufizohen, ai prapëseprapë mund të bëhet problem nesër. Sepse një president, edhe pa kompetenca, e ka në dorë të bëjë të pabëra. Ai është kreu i shtetit. Atëherë? Do duhet sërish të ngrihemi e të kërkojmë kufizimin e mëtejshëm të komptetencave të tij? Kjo është absurde.

Socialistët nuk duhet të merren më me këtë president. Jo vetëm nuk duhet ta çojnë në mendje ndryshimin e kushtetutës për të minimizuar rolin e tij, por edhe nuk duhet të merren më me presidentin me emrin Ilir Meta. Ky është presidenti që socialistët kanë zgjedhur. E zgjodhën me një qëllim politik: të dobësonin LSI-në, një rival të tyrin. Epo nuk mund t’i kenë të tëra. Nuk mund që të dobësojnë një rival të tyrin, e në të njëjtën kohë, të marrin një bonus: të fitojnë institucionin e Presidencës. Kështu, loja do të na ishte shumë e thjeshtë. Lojra të tilla të thjeshta, ku për çdo përfitim merret një bonus, ndodhin vetëm në regjimin e Kim Jong Un-it.

12 komente në “Mustafa Nano: Ilir Meta, presidenti më i keq që kemi patur. Rama duhet t’i tregojë vendin”

  1. eli says:

    Thuajini ketij mucit qe kryeministri nuk e ndryshon dot kushtetuten,sepse duhen 3/5 e deputeteve qe ta votojne ndryshimin dhe keta deputete jane normalisht nga shumica dhe pakica!E ne qofte se ky numer deputetesh eshte i bindur qe ndonje ligj duhet ndryshuar,ata e ndryshojne dhe kaq!

    1. PPSHCabal says:

      U tu thafte goja o beu yne…..qe bie ndesh cfare tha Rama per Meten si Presidenti me i mire qe ka njohur Shqiperia.
      =
      ‘Ram e Met t’i gzoni, vec ata meritoni, aha’!

    2. bac says:

      Nuk denjoj te degjoj programin e ketij injoranti par-excellence pikerisht per keto lloj monollogjesh idiote qe nuk vlejne vec per egon e dhjere te katundarit nga Skrapari. Nuk ja vlen tja rrisesh shikueshmerine nje hajvani narcizist si ky teveqeli.
      Lidhur me temen – kush ka thene qe Kushtetuta nuk duhet apo nuk ben te ndryshohet —- Nese ky idioti qe kemi si president qenka me i keqi (dhe une jam plotesisht dakort me kete), kur shumica e atyre para ketij me ndonje perjashtim kane qene po aq keq, dhe intelektuaslisht edhe me keq se sa ky Hajduti, Zorzop i Kokekmadhes, atehere eshte me mire ti japim te drejta kushtetuese nje hajvani apo ta kufizojme qe te mos bej ndonje dem te madh.
      Nese eshter ligjore – pra nese ke shumicen ligjore ne parlament, vecanerisht kur kundershtari ka braktisur detyren e saj primare – qofte edhe te mbroje me demek kushtetuten -atehere eshte mese e aresyeshme qe kushtetuta te evoloje dhe shprehe realitetin e ri shqiptar dhe te mos perdoret si nje lecke nga vete Presidenti dhe Opozita, jo per te mbrojtur interesat e shqiptareve por thjesht e teresisht te individeve dhe grupimeve te tyre korruptive.
      Nese Rama do ta kishte ndermare nje iniciative te tille 2 vjet me pare dhe nese edhe sot do te vepronte ne menyre impulsive per tu hamarrur ndaj Kokemadhit te Mones, ndoshta mund te kishin te drejte kritiket e Rames.
      Reagimi i Rames perr te mos krijuar nje precedent te rrezikshem te heqjes se Kokmeadhit (edhe pse ky birbo e merritonte te behej shembull), ne kunderahtim me keshillat e Venecias tregon vete-permbajtje te admirueshme dhe ne thelb eshte menyra me e mire per tu marre me individe si Buri i Mones. Pra injorimin e tij te plote. Une mendoj qe Rama ka menyra shume here me eficente per tu marre qofte me Monen dhe burrine saj qofte edhe me Lulin dhe Babin e Zenit – mjafton te ndjekesh paret e tyre dhe lidhjet e tyre me prona e biznese te dyshimta.
      Duke ju kthyer ceshtjes se kushtetutes – une nuk di qe Rama te kete hedhur ndonje plan a projket ligj per keto ndryshime, por nese i shkon asaj rruge nuk do te ishte ndonje hata e madhe, perkundrazi – mjafton te marre edhe ne kete rast mendimin e Venecias dhe ti permbahet anes ligjore te kufizimeve te metejshme te Presidentit te rradhes. Une besoj fort qe Shqipersie i duhet stabilitet qeverises – cdo 4 vjet, kalim paqesor pushteti kur opozita te jete pjekur dhe te jete distancuar nga Bisha/Meta dhe te ngjashmeve te tyre ne PD dhe partickat e e tjera qe rrijne nen hijen e partive te medha. Shqipersie i duhet nje figure presidenti qe mund te mos kete asnje force ligjore te mirefillte per te penguar apo ngadalesuar qeverisjen e vendit por qe perfaqeson ne menyre institucionale dhe figurativisht unitetin e kombit. Eshte ne te miren e vendit qe presidenti te jete i zgjedhur nga parlamenti por me perpjekjen per te zgjedhur aty njerez me figure te paster, mbi palet dhe qe ta kene ate si pjese e fundit te nje karriere ne cdo fushe te jetes. Ne vend te nje presidenti hileqar e tinxar si Buri i mones ne na duhet nje GJykate Kushtetuese vertet e pamvarur e mbi palet – vetem ajo mund dhe duhet te mbroje dhe interpretoje kushtetuen e vendit – Nje gjykate qe ti jape njehere e per gjithmone fund varesise sone te mjere per te na interpretuar kushtetuten institucione/organe te huaja

    3. sokoli says:

      E di muci qe duhen 3 te 5_tat , ose po si ke keta duhet patjeter nje ndikim mbi Gjykaten Kushtetuese , po Rama as 3te 5-tan ska , as ndikim ne Gjykaten Kushtetuese dhe as Gjkate Kushtetuese nje here per nje here , Meta dhe Saliu kaq vite qe qendruan ne qeverine me te keqe te Historise se re dhe te vjeter Shqiptare diten ti mbulojne gjurmet , diten te shkaterojne drejtesine duke vendosur atje gjith llumin . atyre iu desh shume kohe ta shperbenin Shtetin dhe Drejtesine , imagjinoe sa duhet ta rimekembesh mbi binare drejtesine , dhe te filloje te funksionoje normale , e lire dhe e pavarur. I di Muci keto , po si do ta tregoje shpesh here qe eshte rot k..i, ben ceshte e mundur per ta justifikuar mbiemrin Muc jari………..

  2. xhoxhi says:

    Zoti Nano të gjithë ju flisni për kushtetutën dhe na thoni se është themeli i një shteti dhe nuk mund të ndryshohet sipas dëshirës së Ramës apo Metës etj etj.Kështu duhet të jetë kushtetuta por unë po të pyes:Më thuaj një gjë që është në përputhje me kushtetutën në Shqipëri?Pra ky libër i shënjtë është një paçaure edhe pse ndryshon ose nuk ndyshon Shqipëria shkon drejt të keqes sepse kështë e duan politikanët.

  3. Shenjestra says:

    Me sa kuptohet,Muçi bene te keq presidentin Meta,per te bere me te keq Ramen si kryeminister.Pra çekani rreh te Rama dhe jo te Meta i cili nuk qenka aq i keq.Ndryshime kushtetuese beri dhe Berisha ne 2008,por ama deri sot nuk i ka thene njeri nje fjale te keqe.

  4. Ilir says:

    Patjeter filozof, eshte kryeministri qe i tregon vendin presidentit…

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Me kete logjike o Muc po te pies per dicka: meqe kishte kuaj ne te shkuaren dhe gomenj ne te tashmen, per cfare duhet dekretimi (pelqimi I nje personi te dyte) kunder personit qe e ka zgjedh vet populli (kryeministri) ?!?! Per cfare te duhet ne Kushtetute nje dileme e panevojshme ku politika presidencjale e perdhunon sa here te doje ?!?! Mos e barazpesho nje person te votuar nga populli me nje person te seleksjonuar per zyre. It’s evolution, to change laws and constitutions. Moving with time. It’s for better. People won’t let you for worse. Who are you to judge (in that matter anybody) how legitimate this Parlament is?!?! You are not a horse or donkey, but a donkeys ass with a microphone ?!?!

  6. Skrapari says:

    Nuk kemi presidentin me te keq , kemi popullin (qe voton) me te keq.Populli ne Skrapar e njeh Meten,di dhe te shkuaren e tij,di edhe me ke bente shoqeri Meta kur vinte ne Skrapar.U kap me lopen ne kurriz, e nxorri t.v. dhe prape ata e votojne. Edhe malet po ja merr Skraparit,me pare i mori floririn.Nuk e di c’fare tjeter duhet te beje Meta qe mos ta votojne me.

  7. Agron says:

    Te lumte pena! President mizerabel dhe opozitar ekselent nga nje post qe absolutisht nuk e lejon dhe nje kryeminister qe duket sikur ja kane zene bishtin me rrote kur vjen fjala per ta hequr qafe sic e Meriton (kushedi c’te palara I dine njeri-tjetrit).
    Ndryshohet kushtetuta e nje vendi per te anashkaluar nje njeri te caktuar? Turp e faqe zeze!

  8. gjeloshi says:

    KY ESHTE TURPI I EDI RAMES, E PARA QE BERI PRESIDENT NJE HAJDUT DHE KRIMINEL DHE SE DYTI QE DESHTOI PER TA HEQUR….

  9. 0sumi says:

    O Muci ,ashtu sic e percakton ti presidentin ,ose mender presidentin ,por edhe komentuesi me emrin “skrapari”po bashkohem edhe une me mendimin tuaj…..na nxiu faqen faqeziu,i vuri bojen Skraparit………….
    Me mire djepi thate se shejtani brenda!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje