Opozita e Bashkuar ka kërkuar sot mbledhje të Këshillit Politik në orën 18:00.
Në emailin dërguar përfaqësuesit të mazhorancës, opozita shprehet se eshte e gatshme që të vijojmë dialogun politik, në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur.
EMAILI I PLOTË:
I nderuar koleg,
Në vijim të mbledhjes së djeshme, ripërsërisim vullnetin e Opozitës së Bashkuar, për të vijuar punën bashkërisht për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, me qëllim arritjen e konsensusit për çdo ndryshim, kushtetutes apo ligjor, që prek zgjedhjet. Ky ishte qëllimi për të cilin bashkërisht ramë dakord për ngritjen e Këshillit Politik.
Në këtë kuptim, ritheksojmë edhe njëherë gatishmërinë tonë për të vijuar dialogun, me qëllim ecjen përpara në një proces gjithëpërfshirës dhe një produkt konsensual.
Propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.
Opozita e Bashkuar paraqiti këtë propozim në mbledhjen e datës 28 Korrik 2020:
1.Të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes.
2.Të punohet bashkërisht, pa humbur kohë, për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë.
3.Të shfrytëzohet kjo kohë që të detajohen rregullat shoqëruese në Kodin Zgjedhor, me qëllim që ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Parlament.
Opozita e Bashkuar është e gatshme që të vijojë dialogun politik, në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që shkelin Marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe zhbëjnë Marrëveshjen e 5 Qershorit.
Ju sjellim në vëmendje se çdo akt i njëanshëm, aq më tepër akte që prekin drejtpërdrejt zgjedhjet, cënojnë rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve dhe qeverisjet që dalin prej tyre.
Gjithashtu, çdo akt i njëanshëm, është një hap me pasoja të rënda që në vend që të kontribojë në procesin e integrimit europian, e pengon atë duke izoluar Shqipërinë dhe shqiptarët. Për këto arsye, gjithëpërfshirja dhe konsensualiteti është rruga e pashmangshme, në të mirë të Shqipërisë dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.
Në këtë kuadër, propozojmë mbledhjen e Këshillit Politik, ditën e sotme, 29 Korrik 2020, ora 18:00.
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili
(TemA)
Gabim ne se PS e opozita parlamentare ule ne tryeze per reformen zgjedhore.PD e LSI nuk jane te interesuara per dialog e ndryshim konstruktiv ligjor qe prek zgjedhjet.Ajo po eshte e interesuar per dialog politik vetem ne se aprovohen ultimatumet e saja,e frazat bosha per gjitheperfshirje jane lojna politike qe ne nje mendyre mundohet t`a degjimitoj opoziten parlamentare.Ne fund te fundit vendimin e merr parlamenti (maxhoranca e opozita parlamentare) si perfaqesues ligjitim i popullit e jo opozita jashteparlamentare pa as me te voglen mundesi te influencoj ne vendim marrje .Para Edi Rama vepro cfare eshte e nevojshme per Shqiperin per perparimin e saj e jo per te mira partish.Mjaft,populli eshte lodhur me budalleqet e PD.
PD NUK DO ZGJEDHJE TD NDERESHME ESHTE PARTI E UJKUT TE CERRIKUT LEK PLEPIT NUK FITOJNE KURRE NESE DERI DJE KANE PASUR 400 MIJE KETO ZGJEDHJE DO JENE 200 MIJE .
PD KA NEVOJE TE PASTROHET NGA LLUMBI SI PA LOQE LULLJA GAZ PEDE MUL GOMARI BABALET NGA SUPER DIKTATORI KOMUNIST BERISHA ME KETA PS NUK HUMBET KURRE
Zonja Bardha mbahe ne goje tani se eshte vape e madhe…..dhe lija kesaj radhe Vasiliqise qe ta mbaj ne bythe.
Une vertet nuk e kuptoj opoziten, sic nuk kuptoj Skerfyellin e gjate qe i ben temena asaj. Koalicion do te thote liste e perbashket, ndryshe nuk eshte koalicion. Ti ose dil me vete ose bashkohu me nje ose disa parti te tjera dhe ben koalicion. Si mund edhe te besh koalicion, edhe te jesh me liste me vete! Kjo eshte fare, po fare, allogjike. Pasi fiton votat e tua t’i mund te besh pastaj koalicion me ke te duash.