Balla: Luli nuk e do hapjen e listave as 100 % as 10 %, njësoj si Shkëlzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit për boronicat prej floriri

29 Korrik 2020, 11:28Politika TEMA

Kryetari i grupit socialist Taulant Balla u shpreh se PS-ja është e vendosur dhe nesër do të miratohet hapja e listave.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Balla deklaroi se Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 perqind, as 10 perqind, njesoj si Shkelzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit per boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojne dot driten e transparences.

“PD thotë nuk duam ne qu ju të votoni ndryshimet Kushtetuese se duam t’i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100%  për zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese nesër? Këtë Luli nuk e thotë, nderkohë që thotë se paskemi shkelur afatet e Kodit të Praktikave të mira  të Komisionit të Venecias që nuk këshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave të mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t’i qendrojmë strikt leximit atëherë ne s’duhet ta votonim as marrëveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie më pak se 1 vit para zgjedhjeve të ardhshme.

Domethënë sipas Lulit, ne sot jemi vonë për hapjen e listave, prandaj duhet t’i shtyjmë që tl jemi më herët kur të bjerë dakord Luli! Por të presësh Lulin të bjerë dakord për listat e hapura është njësoj si të presësh Zenin të bjerë dakord për hapjen e hetimit për kreditë e padeklaruara të fabrikës së boronicave apo të ndonje fabrike tjetër manaferrash!

Sepse Zeni nuk ka vetëm një kredi 1.8 milione Euro qe nuk merret vesh si ia kane dhene dhe pse ia kane dhene me kaq bujari, po ka edhe nje tjeter 5.4 qe ia kane lene peshqesh ne shporten e boronicave. Po te dy cunat e Babit, edhe cuni nga mami edhe cuni nga partia, kane te perbashket te pakten dy gjera: E para, genjejne pa piken e stresit dhe e dyta jane aq dembele sa pertojne te fshehin edhe gjurmet e rrenave te tyre! Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 perqind, as 10 perqind, njesoj si Shkelzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit per boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojne dot driten e transparences.

Nga kjo foltore i them Lulzim Bashes dhe asaj qe ai e quan opozite e bashkuar, se neser ne do t’i hapim listat, do Luli s’do Luli, ndersa Zenit s’kam c’i them, por i bej thirrje Spakut te nise hetimet per kete djale me fat, qe pa punuar nje dite ne jete disponon miliona euro kredira, duke u deklaruar ndermjetes (dmth sekser). Cfare ndermjeteson ky tip dhe kush jane subjektet qe i paguajne ketij tipi qindramijera euro ne vit per ndermjetesime?!”- tha Balla. (TemA)

7 komente në “Balla: Luli nuk e do hapjen e listave as 100 % as 10 %, njësoj si Shkëlzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit për boronicat prej floriri”

  1. Cabal EU says:

    ‘fiks’ fare, le te nismin vallen atehere dhe kendojme kenge dasme ose tallava…ma mire se te degjojme Pallen

    Balla do shkarkoje nje dite Meten, bile do votoje kunder shkarkimit te tij…

  2. FORSTER says:

    Zoti Tauland boll bere gam,gam,gam se SHqiperine e komandojne tre persona :1) Sali-Borronica,:2)Ilir-Floriri,dhe Edvin-Kaqoli,keta bejne ligjin ju te tieret jeni per te plotesuar numurin ne parlament dhe ne qeveri.

  3. Baca-Bajram says:

    Mjaft me more langaraq! Na cat trapin me gjithe keto predikime dhe morale qe n’a tregoni… Perpara se te vinit ne pushtet premtuat se do beni drejtesi, dhe tani qe e keni pushtetin prap vazhdoni te flisni per drejtesi… Por cil prisni te bej drejtesine, Zotin!? Shporruni more plehra se jeni ber kaq qesharak dhe te neveritshem sa s’duam t’iua shohim bojen. Jemi te cfilitur nga premtimet dhe mashtrime tuaja. Asgje s’keni per te ber. Hallin e keni te zgjedhjet dhe doni votat, prandaj po merakoseni per Shkerdhenin dhe Lululken…

    1. ..ku banon ky qelbesire i Saliqenit qe ti cojne BORONICEN ….

  4. Jimi says:

    Po kujt ja thua more dell, qe te thente hoxha ne reze te veshit! Po kini nje maxhorance parlamentare dhe nje pushtet absolut si asnje qeveri tjeter , me te cilin duhet ti kishit nxjerre uje te zi krimit e krimineleve, me pushtet e jo me pa pushtet. Turp more qaramane!

  5. Kol says:

    Po foli ky ka genjeshtra me pagese!

  6. ABC says:

    O Taulant, ndrojeni kaseten se jeni ber bajat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje