Dosja e Adriatik Llallës në SPAK: Nga pronat, shkollimi i fëmijëve dhe shpenzimet e gruas në SHBA

9 Shtator 2021, 19:59Politika TEMA

Dhjetorin e 2012-s teksa merrte stafetën nga Ina Rama për të drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme, Adriatik Llalla do të deklaronte se gjatë mandatit do të kishte si prioritet motivimin e prokurorëve që përballen pa kompromis me krimin e korrupsionin.

Ai ishte 43 vjeç kur bëri betimin si prokuror i Përgjithshëm dhe kur premtoi se do të ishte garant i të përkushtuarve dhe atyre që do përfaqësonin me dinjitet akuzën në emër të shtetit.

Tetë vite nga kjo sipërmarrje, ish-prokurori i Përgjithshëm, vazhdon të jetë në dorë të prokurorëve, të cilët u refuzuan nga gjykata për ta mbyllur hetimin ndaj ish-zyrtarit të lartë e për ta dërguar si të pandehur për akuzën e refuzimit për deklarim të rremë e kryer tre herë, si e vetmja vepër e mbetur në një hetim që u mbajt sekret për një kohë të gjatë.

Sipas urdhrit të Gjykatës së Posaçme, gjatë verës dhe vjeshtës, prokurorët e SPAK duhet të gërmojnë në llogaritë bankare dhe të ardhurat e shtetasve me të cilët Adriatik Llalla pati marrëdhënie biznesi. Detyrat e lëna nga Gjykata e Posaçme ndaj SPAK duket se janë më së tepërmi një tërheqje veshi për prokurorët e Posaçëm, që të hetojnë akoma më tepër ndaj ish-eprorit, emri i të cilit prej dy vitesh kaloi sa nga sirtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në tryezën e SPAK.

I hetuar si fillim në Prokurorinë e Durrësit, çështja ndaj tij mori zhvillim tjetër kur u dorëzua pranë ish-Krimeve të Rënda, prej nga ku iu besua SPAK që krahas shtyrjeve të afateve hetimore në fund e dorëzoi si të akuzuar vetëm për një akuzë, ndërsa ajo më e rënda pastrimi i parave u vlerësua se nuk kishte prova

Blinte lirë, pasuria rivlerësohej shumëfish brenda pak muajve

Për thembrën e Akilit, pasuritë, prokuroria nënvizon në dosje se “krijohet bindja që i pandehuri Adriatik Llalla ka fshehur vlerën e pasurive të paluajtshme të blera prej tij, duke lidhur kontrata shitblerjeje për blerjen e pasurive të paluajtshme me çmim tepër të ulët krahasuar me çmimin e tregut”.  Diferencat e çmimeve në këtë rast janë sa rreth gjysma e çmimit të pasurive në tregun e lirë – pohon prokurori. Rezulton se në katër raste, pasuritë janë blerë nga Gazment Brahimi, i cili nga ana e tij pasuritë i ka blerë nga persona të tjerë dhe pas një periudhe rreth dy  apo tre mujore ia ka shitur ato të pandehurit Adriatik Llalla.

Konkretisht, Prokuroria thekson se një vit përpara se ti përfundonte mandati( 2016), kur ishte prokuror i Përgjithshëm Llalla bleu tokë me sipërfaqe 4500 metra katrorë me çmimin 1 mijë leke metri katror. Blerja me vlerë 4 milionë e 500 mije lekë u krye në pesë dhjetor 2016 nga shtetasi Gazment Brahimi, që kishte tre muaj që e kishte blerë të njëjtën tokë për të njëjtin çmim dhe ja shiti Llallës. Prokuroria thotë ne dosjen që gazeta Si disponon ekskluzivisht se pas blerjes, një vit më vonë kur Llalla vazhdonte ishte në detyrë kjo pasuri u rivlerësua tetë fish, pra nga 1 mijë lekë metri katror u rivlerësua 8071 m katror dhe me një vlerë në total 36.323.100 lekë.

“Në datën 15 mars 2017, kur kishte hyrë në vitin e fundit të mandatit si prokuror i përgjithshëm, Llalla bleu nga Gazment Brahimi 12.300 metra katrorë tokë  me 600 lekë metri katror, për 7.380.000 lekë. Shitësi e mbajti vetëm tre muaj tokën si pronar, pasi e kishte blerë në fund të dhjetorit 2016 për 2 milionë e 460 lekë. Brenda dy muajve pasi bleu këtë tokë, eksperti e rivlerëson këtë tokë me katërfishin e vlerës, pra me 2500 lekë metri katror dhe me vlerë përfundimtare 30.750.000 lekë.

E njëjta skemë përdoret edhe në blerjen vazhduese, ku në të njëjtën ditë, 15 mars 2017 ai bleu 3 mijë metra katrorë tokë për 1 milion e 800 mijë lekë, me çmimin e favorshëm 600 lekë metri katrorë. Toka sërish i blihet Brahimit që sërish e kishte blerë për 600 mijë lekë tre muaj para shitjes kur ish-prokurori i Përgjithshëm e rivlerësoi këtë pasuri, ajo vlente gati pesë fish dhe i shkoi çmimi në 7 milionë e 500 mijë lekë.

Gjatë hetimeve paraprake thuhet më tej në dosjen që gazeta Si po zbardh u kryen një sërë hetimesh e veprimesh hetimore me qëllim verifikimin e të ardhurave të Llallës, shpenzimet e kryera, investimet, pasuritë në zotërim të tij dhe familjes ku dhe janë konstatuar disa raste të fshehjes së vlerës së pasurive të përfituara, investimeve dhe shpenzimeve të kryera.

Adriatik Llalla përmendet nga prokuroria edhe për deklarimin si shpenzim për pagesën e qirasë në Gjermani gjatë gjashtë muajve nga korriku në dhjetor 2017, në shumën 7050 euro. Ky shpenzim përfshihet prej tij në deklaratën vetting për efekt të procesit të rivlerësimit, ndonëse më pas vettingu u ndërpre pas dorëheqjes nga ky proces të dorëzuar në shkurt 2018 (tre muaj pasi i kishte përfunduar mandate dhe u zëvendësua nga prokurorja Arta Marku).

Prokuroria përmend edhe letërporositë e dërguara drejt Gjermanisë dhe SHBA, ky i fundit shteti që përmes ish sekretarit Rex Tillerson deklaron shpalljen non grata të ish-kryeprokurorit dhe familjes së tij dhe për rrjedhim ndalimin për të hyrë në USA.

Amerika përgjigjet dhe për hetimin, 17 mijë dollarë siguracione.

‘Bashkëshortja e Adriatik Llallës ka marrë shërbim mjekësor në Spitalin Haskensack, nga data 30 dhjetor 2016 deri në 2 janar 2017. Shpenzimet mjekësore kanë qenë në total në shumën e 22.981 dollarë nga të cilat shuma prej 17.469 janë mbuluar nga siguracioni, ndërsa shuma prej 5512 USD është paguar nga vetë pacientja.

Më tej në letërporosi thuhet: për fëmijën e lindur është dhënë ndihmë mjekësore nga data 31 dhjetor 2016 deri në datë 3 janar 2017. Shpenzimet mjekësore kanë qenë në total në shumën e 7050 USD, nga të cilat shuma prej 4850 USD është mbuluar nga siguracioni ndërsa shuma prej 2200 dollarë nga vetë pacientja.

Pra shpenzimet mjekësore kanë qenë në këtë rast 7712 USD.

Shpenzimet mjekësore të mësipërme – vëren prokurori – në këtë rast tejkalojnë kufirin monetar prej 300 mijë lekë që është vendosur nga ligji për t’u deklaruar dhe që nuk janë deklaruar.

Po Gjermania?

Letërporosia e palës gjermane hedh dritë mbi shpenzime të tjera ku përfshihet edhe shkollimi i fëmijëve.

Në vitin e fundit të drejtimit të detyrës si prokuror i Përgjithshëm bashkëshortja e Llallës sipas dosjes që disponon gazeta Si, lidh një kontratë qiraje me gjermanët Nortbert dhe Gabriele Ochmann. “Kontrata lidhet me afat njëvjeçar me qira mujore në shumën 1175 euro. Shuma vjetore e qerasë 14.100 euro si dhe shuma garanci prej 3525 euro”, shkruajnë gjermanët për prokurorët shqiptarë.

Sipas prokurorisë kjo shumë u pagua cash nga Adriana Llalla në çastin e lidhjes së kontratës.

Por cash ka paguar edhe Adriatik Llalla që teksa drejtonte organin qendror të akuzës shtyn kontratën e qirasë në 2 maj 2017 të lidhur mes palëve. “Shuma vjetorë e qirasë prej 14.100 euro është parapaguar në kesh nga Adriatik Llalla”, nënvizojnë gjermanët.

Prokurorët dyshojnë se edhe në këtë rast ish-prokurori i Përgjithshëm ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë, pasi pas largimit nga detyra ai ka deklaruar shpenzime për pagesën e qerasë në shumën 7050 euro gjatë korrik dhjetor 2017, por nuk ka deklaruar shpenzimet e tjera  për pagesën e qirasë nga janari deri në qershor që u parapagua personalisht prej tij në datën 2 maj.

Shkolla e fëmijëve 45 mijë euro!

Fëmijët e Llallës kanë ndjekur studimet në shkollën ndërkombëtare të Bremenit në vitet 2016-2017 dhe 2017-2018 thotë në qëndrimin e tij prokurori i SPAK. “Pagesa për të dy vitet shkollore në shumën 45 mijë euro është depozituar në llogarinë e shkollës nga gjermania Sabine Jaekel Meyer, këtë shumë ia ka dhënë Adriatik Llalla  me qëllim transferimin për llogarinë e shkollës nëpërmjet llogarisë bankare”, citohet në letërporosi.

Në dosje shtohet më tej si i dyshimtë edhe ndërtimi i katit të tretë të shtëpisë private të Llallës, që shikohet si deklarim i rremë dhe fshehje për vitin kur kjo shtesë u ndërtua.

Adriatik Llalla u etiketua si armik i reformës nga ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, sipas të cilit ish-zyrtari shqiptar është i korruptuar. Por pa kaluar shumë kohë nga kjo përplasje, edhe pse të huajt iu përgjigjën me letërporosi, duke përcjellë shpenzimet e Llallës, ai shkoi në gjykatë vetëm për një akuzë, larg atyre për të cilat nisi hetimi i bujshëm.

(Ribotim, në pritje të vendimit që u shty sot)

20 komente në “Dosja e Adriatik Llallës në SPAK: Nga pronat, shkollimi i fëmijëve dhe shpenzimet e gruas në SHBA”

  1. qytetar says:

    E gjithe eshte Shqiperia eshte bere llalle.

    1. Gjergji says:

      SPAKU meret me kuaj te ngordhur. Pse nuk merret me politikane e te dy paleve, nisur nga Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama, Lali Eri, e co.

      1. likja nga skrapari, jo ai i florinjve says:

        Sepse mbrohen nga ambasada ameriqis e cila ben sikur eshte me popullin hallexhi por ne fakt mbron e dhjamos politikanet e droges e te superkorruptuariit. U merziten me Salushin, tak sollen Edushin. U merziten me Edushin, tak tashi po na bejne gati Salush junior, Lulushin. Dmthn nga nje hajdut e bythcpuar tek tjetri.

  2. Sadetin Hoxha says:

    Sekuestrim i tere padurise dhe kalimi i saj ne institucionet perkatese ne sherbim te ekonomise se popullit. Denim sipas shkeljes se ligjeve kunder korrupdionit.

  3. 77 says:

    Qe do te thote qe SPAK i pergjigjet vetem tekave, sherreve dhe hakmarrjes se ambasadorit amerikan, por jo nevojave te vendit dhe fakteve uleritese publike, si te pastrimit te miljonave nga Shkerdhen Berisha?!
    Kane nderruar vetem pronar, por vazhdojne te jene e njejta mafje.

  4. Pensionist says:

    Ky i shkreti nuk ka bere asgje, perveç detyres. Keshtu ka deklaruar shkelqesia e tij, zoti president nga leseia. Nuk eshte gje e pakte kjo deklarate e shkelqesise, prandaj duhet marre parasysh. Ky dhalla dekllaroi se do arrestonte peshq te medhenj, por dikush e pengoi. Vetem per kete mund te merret ne pyetje dhe te argumentoje: kush jane peshqit dhe perse nuk e mbajti fjalen.
    Mundet?

  5. Nje bir bushtre te tlleduhet kalbur burgjeve says:

    ..kush e beri krye prokuror kete llumin.

  6. ryka says:

    Përse gjithë kjo analizê e gjatë ekonomike e përseritur, vjedhja eshtë e dokumetuar pērse nuk denohet nga organet kompetente por denoni një hajdut që vjedh njē biçiklete qe bën 2000- 3000 leke të reja , kurse zotëria me post zyrtar per te mbrojtur shtetin dhe poullin nga padrejtësite vjedh dhe mashtron ne më mënyre abuzive me miliona dhe gjykatat ka në dy vjet qe nuk e çonjê ne burg. Ku ështe drejtësia e re ku eshte Spaku, akoma me dallavere populli pret të vihet në vënd drejtësia e re. KUR!!! Kêtê mendim ka dhe shoku im Hasani nga Elbasani.

  7. Eranda says:

    Paste kemben e mbare SPAK, dhe te shpresojme mos te hete çudia e madhe e Ilir Metes, qe zgjat vetem tre dite. Nje gje na le per dyshim SPAK, se prova ka sa duhet te arrestohet, kur jane arrestuar per njeqind mije leke te vjetra, jo me ky me meleona euro, del dhe pin kfen tek hoteli me i madh be qender te tiranes, duke bere karshillek me ato qe ky si prokuror, i vrau per se dyti, duke liruar killera qe vrasin dhe paguajne prokurorin, ku shkollon femijet dhe blen prona pa mbarim. Keto prona dhe shuma financiare vijne nga krimi, keshtu qe duhet ti sekuestrohen dhe te behe burgun ne vend te atyre qe ka liruar. Ky si prokuror ka gere dhe transport vlerash monetare, meqenese ka qene me imunitet dhe seshte kontrolluar, i ka bere dhe ndonje nder te vogel Ilir Metes, se dhe ky i shkreti me djerse i ka, pamvarsisht se nuk ka librez pune. Te shpresojme se nuk besojme, pasi zhurma ne fillim eshte si bubullima qectregon ku gjetke bie shi.

  8. Shqiptari says:

    Nuk eshte fajtor llalla(dhalla),fajin e ka politika qe e mbushi drejtesine dhe administraten shteterore ate vendore me dhalle,boze,kos,me supa plepi,dhe sallata ruse.Nje nga marrezite e plehrave dhe llumit te komunizmit,te tipit Berisha,qe ne emer te integrimit te shtresave te persekutuara,e shenderroi drejtesine ne nje biznes te ndyre,ku shitej dhe blihej gjyqi,ne varesi te pales qe kishte pazar me te larte.Dhalle diteziu ishte nje produkt plepash,nje person pa integritet dhe kapacitet profesional,nje provincial qe shfrytezonte persekutimin e nje pjestsri te familjes.Me mungese te theksuar intrlekti,injorant qe nuk kuptoi se ne çfare karrige ishte ulur,i pasfte,servil,frikacsk dhe paafte,ra ne rrjeten e ndyre te korrupsionit,te llumit te servileve te politikes,frikacak dhe pa inicistivr nuk diti te afirmohet si jurist,intelektual,burre shteti,pragmatist dhe njeri qe e do vendin dhe i bindet ligjit jo,nje frikacak dhjeraman,servil,provincial dhe sherbetor i politikes se korruptuar qe di ti perdore keta fshatarake.
    Sot,e,sot qytetari Llalla,duhet te perballet me drejtesine per pazaret dhe pislleqet qe ka bere ne kembim te poshtersive qe ka bere ne mbrojtje te poshtersive qe kisht bere politika.

  9. TURI EMIGR says:

    O CMIRZINJ A TE TRASHE. KAQ NUK KUPTONI. ORE BUDALLENJ, ATY NUK BLIHET TOKA PO BLIHET EMRI I ATIJ QE KA TOKEN. TJETRI QE E BLEN MBURET DUKE THENE SE BLEU TOKEN E PROKURORIT TE PERGJITHSHEM. PRANDAJ DHE MAKINAT E RONALDOS OSE TE MESIT KU I SHESIN I SHESIN ME SHTREJNTE. TRUTHAREEE

  10. TIRONA says:

    Katundar i ndyre,corbellupites servil,kusar:kush e mbante,peshqit e medhenj?DERI NE NJE!⚖⚖⚖

  11. Xhoi says:

    Kur do të vijë edhe njëherë ajo ditë që me 5 fjalë arrestoheshe?
    “Në emër të popullit je I arrestuar “
    Me këtë e kam fjalën për ata që e kanë hak jo vetëm arrestimin,por edhe torturën.Atëhere i dorëzojnë vetë të gjitha çfarë kanë vjedhur dhe me cilët kanë bashkëpunuar dhe për cilët kanë bashkëpunuar.
    Nuk është vështirësi e madhe.Po u kap një fije atëhere dihet që topi zhdërvjellet vetë.

  12. H says:

    Sekuestroini gjithshka fshatarit të ndyrë që shkatërroi shtetin për tu larguar nga koprativa.

  13. vlora says:

    Thuhet se ketij nuk i del shkolla e mesme gjekundi.Prokuror i pergjithshem pa shkolle te mesme.Shtet muti.Vetem per kete falsifikim te denohet ky se ja uli shtetit breket ne fund te kembeve

  14. Pensionist says:

    Pa shkolle te mesme dhe prokuror i pergjithshem i vendit, do te thote se ky eshte nje fenomenal njeri, dmth gjeni, dhe ata, qe e zbuluan kete gjeni, jane te medhenj, si ta them, aq te medhenj, sa elefanti afrikan… saliu me duket se e ka gjetur kete fendomenal dhe lili i persidences e ka konfirmuar.

  15. ?????? says:

    Une te jem spak here e pare merrem me Edi Ramen qe eshte poshtet mbrapa vin keto

    Edvin Rama
    Sali Berisha
    Ilir Meta
    Fatos Nano
    Lulzim Basha
    …mbrapa filloj me ministart ish edhe te pranishme

    Nuk po tham qe jane keto qe permenda siper te korruptuar por duhet te hetohen qe edhe ne ta flejm mendjen
    Kush eshte per sheqerin i japim sheqerin
    Kush eshte shapin i japim shapin
    Se boll kemi degjuar ky i korruptuar ai i korruptuar

    Ok peace brothers ❤

  16. Se mos haroj says:

    Po po po!!! Cfare na thoni tani, po na iken truri!!! Po sikur te ndodhe qe, kryeministri te shkoje per pushime te Stefua ne Qeparo, te njeriu me i afert i kryeministrit ne brekdet, te njeriu me i koruptuar ne brekdet!!! Sikur te ndodhte, cfare do ndodhe!! Mos beni sikur nuk dini, se une e di qe ju e dini!!!

  17. tiku says:

    Kete e morem vesh qe eshte semure, po ate Rovena Gashin dashnoren e ketij birgos si e kemi? Mos I dhemb pidhi ti gjejme ndonje ta sheroj
    Vete dhe te Bambuja kurva ne Rogner hahaha me leket e popullit e dosjet e korupsionit..

  18. Sul Koburja says:

    Ndiqeni ne gjendje arresti se keshtu po ben qejf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje