“E përjashtuan” për herë të dytë nga Këshilli Politik, reagon Hajdari: Sot do jem në mbledhje, mospërfshirja minon klimën e konsensusit

29 Korrik 2020, 15:44Politika TEMA

Deputetja demokrate, Rudina Hajdar ka reaguar ashpër, pasi nuk është njoftuar për takimin e sotëm të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Kjo është hera e dytë që Hajdari nuk njoftohet për mbledhjen e Këshillit Politik, ndërsa ajo thekson se pavarësisht se nuk ëhshtë thirrur zyrtarisht, do të jetë e pranishme në mbledhjen e sotme.

Gjithashtu Hajdari shprehet se shpreson se ky të jetë një gabim teknik, ndërsa shton se gjithëpërfshirja duhet të jetë element bazë i këtij procesi.

Sipas Hajdarit, “Mos perfshirja e Opozites Parlamentare ne komunikim shkon kunder frymes se gjitheperfshirjes dhe minon frymen e kompromisit dhe konsensusit qe kemi mbajtur deri tani”.

“Te nderuar anetare te Keshillit Politik,

Me lejoni edhe nje here te shpreh indinjaten time qe per here te dyte nuk me keni perfshire ne komunikimin e radhes lidhur me tematikat dhe logjistiken e organizimit te mbledhjeve te Keshillit Politik.

Sic e keni theksuar edhe ju shpesh ne komunikimet tuaja, gjitheperfshirja e jo perjashtimi duhet te jete themeli i punes se ketij keshilli.

Mos perfshirja e Opozites Parlamentare ne komunikim shkon kunder kesaj fryme dhe minon frymen e kompromisit dhe konsensusit qe kemi mbajtur deri tani.

Uroj qe ky te mos jete qellimi juaj, sepse do te ishte zhgenjyese per qytetaret shqiptare dhe per komunitetin nderkombetar.

Uroj gjithashtu qe te kete qene serisht thjesht nje gabim teknik apo mungese kujdesi.

Gjithesesi, ju bej me dije se ne emer te opozites parlamentare, rikonfimoj prezencen time ne Keshillin Politik sot me 29 Korrik, ora 18:00.

Me respekt,

Rudina Hajdari”-shkruan deputetja.

1 komente në ““E përjashtuan” për herë të dytë nga Këshilli Politik, reagon Hajdari: Sot do jem në mbledhje, mospërfshirja minon klimën e konsensusit”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Kjo po behet si Meta pas kepuces…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje