"Punonjës sezonal në Gjermani? Kurrë më"

29 Korrik 2020, 09:22Bota TEMA
"Punonjës sezonal në Gjermani? Kurrë më"

Në thertore dhe ferma ka pasur disa shpërthime të virusit Corona. Një shkak më shumë për të rishikuar edhe një herë gjendjen e punonjësve në këto vende. Politika ka paralajmëruar ndryshime.

“Në Gjermani nuk do të vij më kurrë. As për pushime, as për vizitë. Edhe botën të ma japin!” Mariana Costea ka punuar në një fermë bavareze dy muaj. Më gjatë nuk ka mundur të durojë, për shkak të orëve të tepërta të punës, kushteve të rënda, vendbanimeve të papastërta, mungesës së masave për mbrojtje nga virusi Corona. “Unë nuk e kam pranuar që me një dhomë të flejmë tetë persona, që një banjo të përdorim tetë vetë dhe që 30 persona të përdorin një kuzhinë”, thotë rumunja në bisedë me Deutsche Wellen, në reportazhin “Skandali me sistem”. Me një minibus me tetë ulëse futeshin nga 14 apo 15 persona dhe dërgoheshin në fusha për të punuar. Në mbrëmje ktheheshin në vendbanime, shpjegon ajo. Mbrojtja nga Corona në Gjermani duket ndryshe, e kjo duhet të vlejë edhe për punonjësit evropianolindorë.

Corona – një dëshmi tjetër për gjendjen

Mariana Costea është një nga shumë punonjësit evropianolindorë që kanë ardhur javët dhe muajt e fundit për të punuar në Gjermani, por ndër të rrallët që flasin hapur për gjendjen në ekonominë gjermane – në industrinë e mishit, në shërbimet e postës, në ndërtimtari, ndihmën e të moshuarve apo në bujqësi. Edhe vet ministri i Punës Hubertus Heil ka folur shpesh për gjendjen e rëndë në këto fusha në vitet e fundit: “Corona është si një gotë e djegur”, tha Heil në një konferencë shtypi ne Berlin. “Tani po shihen gjëra për të cilët është menduar se janë në rregull.”

Për këto “gjëra” flet edhe Alex B. në reportazhin e DW. Ai do të mbetet anonim. Ka frikë nga pasojat e mundshme. Dy vite ka punaur në fabrikën më të madhe të mishit në Gjermani, Tönnies: “Ata na i kanë vjedhur orët e punës. Në vend të tetë orëve, duke llogaritur edhe 45 minuta pushim, ne kemi punuar 10 deri në 13 orë në ditë. Pas kësaj pune je i mbaruar edhe psiqikisht.”

“Ata” – janë sipërmarrësit nënkontraktues, të cilët punosojnë numrin më të madh të punonjësve evropianolindorë. Edhe rumuni Alex B. ka kontratën me një nënkotraktues, me një firmë eksterne, e cila ka marrë përsipër disa punë në këtë fabrikë. Këta punojnjës paguhen sipas kushteve të nënkontraktuesve. Përgjegjësinë për gjendjen e tyre e mbajnë këta nënkontraktues dhe jo prodhuesi i mishit.

Shumica e punonjësve paguhet jo me orë por me sasinë e punës. E kjo punë nuk mund të bëhet brenda tetë orësh. Një sistem për eksploatim, thotë Alex B. Kush e kundërshton këtë, do të largohen shpejt nga puna. Për këto vende pune nuk vlejnë rregullat e punës si në Gjermani.

Mbrojtje nga Corona nuk ka pasur pothuajse aspak. Mbi 1500 nga 7000 punonjësit e Tönnies në Rheda-Wiedenbrück kanë rezultuar pozitiv në testet e sëmundjes COVID-19, në fillim të qershorit. Rajoni Gütersloh është futur në Lockdown. Tani prokuroria është duke hetuar në fabrikën Tönnies dhe tek shumë nënkontraktues, nëse ka pasur ndonjë shkelje të ligjit kundër infektimeve.

Nënkontraktuesit një rrjet i vështirë për kontrollim

Sistemi i nënkontraktuesve mundëson punësimin e personave nga vendet lindore dhe krijimin e një rrjeti vështirë të kontrollueshëm. A thua nuk do të ishte e mundur që një vend si Gjermania t’i kontrollojë këto rrjete dhe punojnësit e angazhuar në këtë vend? Të shikojë kushtet në të cilat punojnë ata? Teorikisht po, thotë Marius Hanganu nga projekti “Faire Mobilität”, në bisedë me DW. Ai ka lindur në Rumani dhe ëshë pjesë e një sindikate gjermane që angazhohet për përmirësimin e kushteve të punonjësve nga Evropa Lindore. Ai është përgejgjës për kushtet në kufi dhe në entet e shëndetësisë. Kontrollet nuk janë gjithmonë pa probleme, si për shembull në Bavari. Ai pohon se gjëra të tilla janë konstatuar gjatë viziave në dogana. Ndërsa nga doganat thonë se nuk janë të njoftuar me probleme të këtilla.

Shtimi i rasteve të virusit Corona në industrinë e mishit dhe në bujqësi kanë detyruar politikën të reagojë. Prej 1 janarit 2021 do të ndalohet kontratat e këtilla, që do të thotë se në industrinë e mishit nuk mund të punësohen punonjës të këtillë. Ministri Heil ka përgatitur një projektligj i cili duhet të miratohet në parlament. Heil nuk ka përgjigje pse masa të tilla nuk miratohen edhe për pjesë të tjera të industrisë. Ministri thotë se do të shtohen kontrollet edhe në fusha të tjera.

Corona so shans?

Gjendja në një sipërmarrje bujqësore në Bavari ka rihapur debatin për problemet në këtë fushë. Në Mamming (afër Straubingut) janë testuar pozitv me COVID-19, rreth170 nga 500 punëtorët sezonal. E gjtihë sipërmarrja është futur në karantinë. Shumica e punonjësve vijnë nga Rumania, e të tjerët nga Bullgaria, Hungaria dhe Ukraina.

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder thotë se shkaku i infektimeve janë shkeljet në konceptin e mbajtjes së higjenës dhe shkelja e rregullave. Si pasojë, ai kërkon kontrolle më të rrepta “ditë e natë” dhe ” të paparalajmëruara”. Nëse dikush i shkelë rregullat do të denohet me 5000 deri në 25.000 Euro. Ndërkohë që punonjësit sezonalë do të testohen në Bavari, tha Söder. Por deri tani nuk ka ndonjë kufizim në këtë rajon.

Corona mund të shfrytëzohet edhe si shans për përmirësimin e sistemit me punojësit nga vendet lindore – për përmirësimin e kushteve të punës dhe kushteve të banimit. Alex B. është i bindur se gjërat nuk do të ndryshonin po të mos kishin shpërthyer këto raste të infektimeve me virusin Corona. Ai thotë se në të ardhmen nuk do të pranojë të eksploatohet në punë. (dw)

13 komente në ““Punonjës sezonal në Gjermani? Kurrë më””

  1. Ujku Plak says:

    Po te vini re probleme kane njerezit qe vijne nga vende ku prej shume vitesh drejtohen nga qeveri te korruptuara te cilat e kane shkatarruar sistemin arsimor dhe jo vetem, jane rritur disa breza te pa afte qe jane te detyruar te marrin pune te rendomta ,shfrytezohem shume dhe paguhen pake .Keta njerez nuk e kuptoin kapitalizmin ku njeriu shfrytezon njeriun dhe i afti perfiton nga i pa afti.Te huajt qe vijne ne Gjermani nuk u takon te hedhin balte mbi shtetin Gjerman por mbi qeverit e vendeve nga vijne .Se Gjermania nuk mban njjeri me force .7 vjete kam ne Gjermani punoi 40 ore ne jave plus trainere futbolli per femije kete e bei per qef jo se perfitoi shume nga ana ekonomike ,edhe gruaja punon 40 ore ne jave,femijet punoine te shtunave me gazeta qe i shperndajne . Per mua Gjermania eshte paraisa e njerezve te gjalle qe jane me mende ne koke e kembe ne toke!

    1. Gjergj Kastrioti says:

      Ujku plak ..o te dhjefsha ty mu ne gjermanine tene …kur thua per mua eshte parajse…Po ma merr mendja per ty mjafton vetem te keshe per te ngrene se e per te pire…dhe po te mbushesh barkun ty te duket gjermania parajse….I papari mos pafte thone korcaret.

      1. Ujku Plak says:

        Injorantet ne munges informacioni si ty kete bejne kaloine ne ofendime dhe paragjykime sepse eshte shume e lehte.Une kam takuar Shqipetare qe jane shume here me te afte se une dhe kane arritur shume here me shume se une dhe me behet zemra male .Kam takuar edhe si ai qe ka 22 vjete qe bole kane ardhur dhe bole kane mbetur .Nje njeri qe nuk mbylle nje shkolle dhe nuk mesone gjuhen e nenes ,ai njeri e ka te veshtire te mesoi gjuhe te huaj apo te integrohet ne nje vende te huaj.Njeriu eshte si zeri ose fishkellima qe tie e leshone ne nje lugine dhe kur bije ne male te kthehet mbrapshe ,qe i bie po bere mire do te kthehet po qe bq si ti do te qine ne bythe o i madhi Skenderbej hahaha!

  2. Emigranti says:

    Ua them emigranteve nga Shqiperia qe mos e shohin Gjermanine si Vend ku behet Jeta e bukur ku ka pune apo para…Gjermania eshte vendi me Racist ne Bote . Punojne puntoret sezonale si skllever dhe nuk paguhen rregullisht…paguhen me pak se nje gjerman…Mos merrni mundimin te shkoni ne gjermani ..sepse do pendoheni…si kjo vajza rumune qe thote as per pushime nuk shkoje me ne ate vend.

  3. mich says:

    O Ujku Plak kam 22 vjete ne Gjermani dhe 8 orarshin nuk e njofe ti me 6 vjet qe as gjuhen nuk e din na tregon se si eshte Gjermania. 8 orarsh ka vetem ne Italin e Jugut dhe ne Greqi ne asnje vend te Evropes dhe jo e jo ne Amerike. Une punoje ne tek sigurimet shoqerore ne shtete dhe filloj punen ne oren 7,30 nisem nga shtepia ne oren 6,20 ne oren 10 kemi pushime 30 minuta dhe nga ora 12 deri ne oren 13,00 eshte pushimi i drekes
    te Entjen e kemi pushimin e drekes 2,30 minuta se punojme deri ne oren 20,00 te darkes po te ishte orari si thua ti i bie qe une te lija punen ne 15,30 por jo se ate 1,30 qe kisha pushimin e drekes duhet ta bej pune qe te plotesohet orari i punes 8 orarsh pune po je pa fate dhe pi dhe nja 5-6 cigare ne dite vire dhe ate 5 minuta 1 cigare i vene 30 minuta shtese.I bie qe une te vete ne shtepi ne oren 19,30 ne shtepi beje llogari se sa jane dhe eshte per te gjithe nuk ka rendesi se ku punon nden 12 ore ne dite veshtire se gjen pune.Per ti mbase se mer IV ndime sociale dhe mbushe njeher frigoriferin dhe kjo eshte jeta per ti.

    1. Ujku Plak says:

      Une fola si e njohe une jo ti.10 min me bicikilet e kam pune large nga shtepia.punoi 8 -16:30 se 30 min eshte pushimi i drekes.Te marten e te ejten me 17 -18:30 i bei servitje femijve se kam bere ne GJERMANI lishencen C te Trainerit.Jo ore por nje sekonde nuk kam punuar me shume ,perjashto rastet kur pronari me eshte lutur dhe jo urdheruar qe te punoi jashte orarit kundrejte pageses.Me vjen keqe per ty qe per 22 vjete qenke abuzuar dhe kjo jo prej fatit se fati eshte vetem pak sekonda ose min por prej aftesise qe ti ke .Kthjelloi dhe shoqerou me njerez qe dine me shume se ty e jo me ata qe jane me diote se ty.

  4. Ujku Plak says:

    Une fola si e njohe une jo ti.10 min me bicikilet e kam pune large nga shtepia.punoi 8 -16:30 se 30 min eshte pushimi i drekes.Te marten e te ejten me 17 -18:30 i bei servitje femijve se kam bere ne GJERMANI lishencen C te Trainerit.Jo ore por nje sekonde nuk kam punuar me shume ,perjashto rastet kur pronari me eshte lutur dhe jo urdheruar qe te punoi jashte orarit kundrejte pageses.Me vjen keqe per ty qe per 22 vjete qenke abuzuar dhe kjo jo prej fatit se fati eshte vetem pak sekonda ose min por prej aftesise qe ti ke .Kthjelloi dhe shoqerou me njerez qe dine me shume se ty e jo me ata qe jane me diote se ty.

  5. Ujku Plak says:

    Injorantet ne munges informacioni si ty kete bejne kaloine ne ofendime dhe paragjykime sepse eshte shume e lehte.Une kam takuar Shqipetare qe jane shume here me te afte se une dhe kane arritur shume here me shume se une dhe me behet zemra male .Kam takuar edhe si ai qe ka 22 vjete qe bole kane ardhur dhe bole kane mbetur .Nje njeri qe nuk mbylle nje shkolle dhe nuk mesone gjuhen e nenes ,ai njeri e ka te veshtire te mesoi gjuhe te huaj apo te integrohet ne nje vende te huaj.Njeriu eshte si zeri ose fishkellima qe tie e leshone ne nje lugine dhe kur bije ne male te kthehet mbrapshe ,qe i bie po bere mire do te kthehet po qe bq si ti do te qine ne bythe o i madhi Skenderbej hahaha!

  6. Al paci says:

    Mich te gjitha keto qe thua jam te verteta se dhe une ngrihem ne 5 te mengjesit dhe ne 5 e gjysem dal nga shtepia, ne 7 fillojn punen 1 ore e pushimet qe bejne nuk mequhete ne oret e punes. Po e verteta te thuhet pagesa eshte e mire dhe duhet te punosh vetem ne firma gjermane. Po qe firma turke shqiptare greke large me mire ne shqiperi. ndihmat e femijeve me dy rroga kostoja e jeteses gjermania eshte vendi me i mire per te jetuare ne evrope.

  7. V.F.L.P says:

    Cila eshte ajo pune qe punon pak edhe paguesh shume, cili eshte ai shtet qe te jep lek kot, pse ku jeni ju ne kooperativ qe fshiheshe dhe merrje normen.Ndaheni mendjen ky eshte perendimi qe donim, qe dikush te jetoj ne luks duhet disa te tjere te vuajne, ndryshe nuk del hesapi.

  8. gjermani says:

    Per mich

    varet nga puna qe ben. Edhe une punoj Vollzeit dhe e kam orarin 8 me 16:45. Mos i pergjithsoni gjerat.

  9. Ujku Plak says:

    Al paci asnje presje nuk i heqe komentit tende!Je i sinqerte RESPEKTE.Mua me vjen keqe shume per ata qe punoin me sezon apo ne te zeze se halli i ka cuar ne ate pike por nuk munde te qahem dhe te shaje Gjermanine kur Burre e Grua punoime me kohe te plote ne firem Gjermane plus leket e femijeve njeri 14 e tjetri 12 vjec.14 vjecari shperndan gazetat fundejavave i heqe vete pothuajse shpenzimet e veta qe i bie turpe per ata qe jane ne keto kushte si une dhe me mire se une te hedhin balte mbi Gjermanine dhe shtetin Gjermane.

  10. xho says:

    xho
    More Zoteri ne cfare shteti ke banuar ti more ……..” Ne shqiperi ” Qenke dhe i shkolluar me kulture Gjermane!, sepse megjithe se ke te drejte per nje moment qe shane qytetaret e shteteve te tjera ,haron qe je “Nga vendi i Shqiponjave “qe ka tridhjete vite qe eshte problem i Europes dhe i SHBA.Nuk e kuptoje pse e haron vendin tend dhe kritikon punonjesit e vendeve te tjera qe ti pa drejtesisht i kritikon pa vend dhe permendimin tim ti je nje ghysem per ate qe shkruan ,por nga ana tjeter ke dhe momente pozitive ne kete qe thua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje