A do jetë e thellë kriza që kërkon të sjellë korrupsioni që po ndjen frikën e goditjes nga SPAK?

1 Gusht 2020, 18:44Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

A do të jetë e thellë kriza që kërkon të sjellë në Shqipërinë e sotme korrupsioni i lartë shtetëror, i cili ndërkohë po ndjen frikën e goditjes antikirrupsion nga SPAK?

Krizat ekonomike nuk kapen relativish shpejt, por ekspertët e thellë i kuptojnë nga shenjat, të cilat ata dinë t’i arsyetojnë.

Krizat politike, nuk parashikohen, sepse ato janë subjektive, dhe vijnë si pasojë e interesit individual, interes ky që krijon përplasje politike.

Përplasjet politike gjithmonë janë interes: ky interes mund të jetë individual por edhe interes grupimesh. Këto interesa në shoqëritë e pazhvilluara janë pasione primitive, dhe nuk kanë lidhje me zhvillimin kombëtar. Kurse, kriza politike në klasën politike të korruptuar të një vendi, historikisht ka pasur vetëm një faktor parësor: luftën antikorrupsion dhe goditjen penale të pushtetarëve të korruptuar, atëherë kur korrupsioni ka qenë fenomen.

Duhet ta kuptojmë se gjithmonë, brenda këtij fenomeni, kjo luftë ligjore antikorrupsion, në vende të ndryshme ka krijuar krizë politike të një lloji të veçantë. Kjo krizë në thelb nis me bashkimin e të korruptuarve kundër reformës ligjore antikorrupsion, dhe, si rregull, edhe me një urrejtje kundrejt të gjithë shoqërisë.

Po në Shqipëri sot?

Në Shqipëri sot po spikat frika politike e individëve të korruptuar që ka shumë mundësi të na çojë në një krizë të thellë politike.

Gjithçka tani duket se është e përqendruar te reforma antikorrupsion, e cila kuptohet se ka qenë dhe është e lidhur me reformën në drejtësi që ka filluar tashmë në Shqipëri.

Pse është e lidhur reforma në drejtësi me reformën antikorrupsion?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është shumë e qartë: sepse, pa një pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pavarur është e pamundur të luftohet korrupsioni i lartë shtetëror.

Reforma në drejtësi, deri tani, ka seleksionuar me përjashtim nga pushteti gjyqësor të korruptuarit dhe, me individët e kualifikuar nga reforma, u krijua Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Tani këto janë të formuara institucionalisht dhe, sipas ligjit të ri, përbëjnë dy të tretat e institucioneve të reja antikirrupsion.

Por, ndërkohë gjithçka ka mbetur në pritje të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në fakt, ky është institucioni kyç i reformës antikorrupsion në Shqipëri, sepse është institucioni i hetimit dhe pritet që mbi 40 hetuesë të vijnë me kualifikim special nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikërisht për këtë arsye, kundër kësaj Byroje janë hedhur të gjithë: edhe Berisha, edhe Meta, edhe Basha dhe po duan ta bëjnë krejtësisht me vete Ramën.

Po Rama? Rama me ta është, se edhe Rama kundër Byrosë duket të jetë, por partia e tij nuk bën dot finte kundër politikës amerikane, sepse e ka provuar një herë këtë lloj politike. Pastaj, duhet ta vëmë në dukje se, nëse Ramës i kundërvihet me fakte politika amerikane, Rama rrezohet në 20 ditë. Dhe Rama e di këtë, prandaj kuptohet se përse tani po bën gjeste të pakontrolluara që flasin për acarimin e tij psikik.

Po politika amerikane?

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, pikërisht për të neutralizuar përpjekjen e korrupsionit të lartë politik kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit, para disa ditësh u prononcua direkt kundër akteve bllokuese që kërkon t’i bëjë Byrosë politika e lartë shqiptare. Fakti që ajo foli hapur për këtë aspekt, kuptohet se politika amerikane e di bashkimin e korrupsionit shqiptar kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Po politika amerikane, e di ajo që as Rama nuk e dëshiron Byronë Kombëtare të Hetimit? Sigurisht që e di, por nuk e konsideron si pengesë, sepse, arsyeja është ajo që shpreha më lart në këtë shkrim.

Këto ditë, zonja Aida Hajnaj u zgjodh si kryetare e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Zgjedhja e kryetares së Byrosë Kombëtare të Hetimit është një hap i madh përpara, sepse, sipas ligjit, një komision i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm, përbëjnë komisionin kompetent për zgjedhjen e kandidatit, dhe këtë pastaj këta ia drejtojnë për emërim Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prandaj, pasi ajo tani është emëruar nga KLP, mund të thuhet që ka filluar realisht faza e parë e strukturimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kjo sepse, kryetari i Byrosë Kombëtare të Hetimit fillon të bëjë emërimin e hetuesve që do të plotësojnë organikën e hetimore të Byrosë.

Pas kësaj, tani shqiptarët po presin emërimet e hetuesve që do të duhet të vijnë nga specializimi në Shtetet e Bashkuara pranë FBI-së; sepse dihet që, në hapat e para, Byronë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri do ta drejtojë dhe do ta instruktojë FBI.

Në fakt, strukturimi real dhe fillimi i funksionimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, përbën jo vetëm risinë historike të vendosjes së drejtësisë në Shqipëri, por edhe atë të funksionimit normal të shtetit ligjor.

Shqiptarët kanë tani njëqind vjet që po presin ndërtimin real të shtetit të tyre ligjor, dhe koha po ua sjell. Prandaj në këtë kohë me konflikte të brendshme dhe me kundërvënie të hapur të korrupsionit të lartë shtetëror, rasti më i favorshëm do të ishte ndërhyrja direkte dhe me personalitet e politikës amerikane. Dhe kjo tani i dha shenjat me ndërhyrjen elokuente që bëri para disa ditësh ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit. Por sigurisht kjo duhet të vijojë, dhe, në të njëjtën kohë, shqiptarët kanë të drejtë kur pyesin: kur do të vijnë hetuesit shqiptarë nga Shtetet e Bashku\ra që të fillojë hetimi kundër korrupsionit të lartë në Shqipëri.

23 komente në “A do jetë e thellë kriza që kërkon të sjellë korrupsioni që po ndjen frikën e goditjes nga SPAK?”

  1. Ailin says:

    Pershendetje avokat.Ku ke qene gjithe kete kohe?Te na jepje nje opinion per keto ndryshimet e fundit kushtetuese!!!

    1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

      nje psikiatro nuk paska per kete avokad te tredhur[atheos]!!!!?
      ki akoma shikon endrra me birazere sunite ”autocthonus” apo big albaniston……….!!!

      1. Uran Kapo says:

        O plere , po ne greqisht pse e perkthen , apo ta lexoj Janulla sumcpuari dhe te ngreje rogen ?
        Ti do jeshe komplet rot kari , ku lexove ketu per pretendime teritoriale , autoktonus , birazeret turq , dhe te tilla ?? Me thuaj ne kete shkrim te Spartak Ngjeles ku shikon ti tilla ??? O hajdut portokalesh , o pilurak i pedhtire . Ske fajin ti , fajin e ka mjekermuti , ai ai eshte gjithe e keqia .
        Gjithe e keqia edhte Janulla , atij do kapur mjekra dhe do cqyer suma , duhet ti rasesh er dogen brenda mbase i vine mend , madje dhe me gunga qe mos ti dali me , vetem keshtu ve mend Janulla pederasti

      2. Arjan says:

        ahahahahahahahahah…me qeshet me menyren se si e ben humorin. pavaresisht qe po ta marresh ne kuptimin e argumenteve qe sjell, nese i marr seriozisht, edhe jam edhe sjam dakord me ty. Arsyeja qe sjam dakord me ty eshte se mendoj se ne Shqiperi kane mbetur edhe pak idealiste qe ta bejne kete vend, pavaresisht se keta jane pakice.

        1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

          hahahaha,po c’te besh me keta njethundrake te piset[ shih kete monkey qe me dhialogon],keta nuk ka Perendi qe i ben njerez,keta nuk po behen nepe evrope,ameriki,canada,australi e me gjere…………bisht qeni!
          sa per idelistet qe kane mbetur ne vatan ata jo vetem qe nuk kane forcen apo mundesine qe te ndryshojne rroten e ngjarjeve por[ nese i pyet] jane fatkeqet e mbetur aty…………………..

    2. Papi says:

      Eshte shprehur zotri
      Dhe ka nenvizuar se jane lojra nqs do donin vertet zgjedhje te ndershme skishin pse te mbanin akoma peng komisionin zgjedhor pra do ta kishin depolitizuar
      Pra te gjitha keta lojra jane per ata qe flene sepse votat i numeron pd-ps

  2. geni says:

    Spartak Spaku
    dhe sa dekada duhet te presim zotëri?

  3. geni says:

    Spartak Spaku
    dhe sa dekada duhet te presim zotëri? ?

  4. Gjela says:

    Si more burre e ke ba vehten krijt budalle

  5. ben says:

    Doli legeni tjeter
    Ky e kalon erion veline
    Ky mendon se rilindasit nuk duhet thjesht tiu fshish quret ne kuriz, ky mendon se rilindasi duhet te peshtyhet perdite ne fytyre qe te jete i kenaqur.
    Ka 1 vit qe eshte bere SPAKU dhe te vetmit qe arestoi ishin 2 te vdekur. Ndersa te gjallet ishin 3 roje koteci pulash.
    Bravo Taku , keshtu e duan keta te tallesh trapin rendshem ,bile nuk ju mjafton, e keni qe e keni gjithe parlamentin propozo 1 ligj qe cdo rilindas partia duhet ta peshtyje 3 here ne dite ne surat.
    Do kesh me shume sukses Taku se me partine qe kishe.

  6. Uran Kapo says:

    O Taku , po c’faj tr ka mileti o Takuuuuu, i cqeve ne peralla …je bere boze o Taku …pastaj clexova o Taku ? Do jeshe dhe ti pjesetar i polit te trete ,keshtu deklaronte Nik Spahiu , kish atje brenda lloj lloj bajgaracesh , ballista ,hajdute , karieriste , te pakenaqur , analiste te pordhes , gjasme te pakenaqur dhe se jane gati te marin fatin e vendit. Te krijojne polin e trete , pirdh o pirdh te lirohesh …..i thone kesaj pune ..

  7. Ana says:

    Flm Z. Ngjela qe vazhdoni ne misionin tuaj duke injektuar doza optimizmi ne shoqerine tone. Njerzit kane vertet nevoje te degjojne te mesojne e per me teper te informohen ne menyre te drejte. Shume prej protagonisteve te mediumeve mbare Shqiptare nuk informojne sakte dhe pershtjellojne idete dhe ecurine e reformes ne drejtesi. Populli duhet te kuptoj se ne demokraci rrezultatet nuk vijne me nje te prere Sepate. Qe te arrestohen zyrtaret e larte te korruptuar duhen ndryshime ligjore, kushtetuese, duhen trajnuar njerez, duhen krijuar institucione, duhen miliona dollare investime. Qe te ndodhi e gjithe kjo kerkon te pakten nje dekade. Jemi prane fundit dge institucionet po formohen. Te dashur motra e vellezer Shqiptare benindhe pak durim sepse po formohet gjithçka. Mos kujtoni se keta politikane duan te dorrezohen lehte. Ata kane para. Paraja eshte pushtet. Pushteti eshte kontroll. Qe te prihet lidhja gordiane duhet edhe pak durim. Dosjet i ka amerika te provuara faktuara e te kopsitura. Jane ne sirtaret e zyrave te ambasades por jo vetem. Miqte tane amerikane jane duke pritur formimin e institucioneve dhe pastaj do tua vene ne tavoline zyrtareve te gjyqesorit, te cilet skane çbejne tjeter veçse te nisin proçedimet penale. U deshen shume vite qe Italia nje nga shtetet me te fuqishme ne bote te fitonte betejen me shtetin e korruptuar. Durim durim durim. Te gjithe ata qe hedhin bomba lart e poshte me komentet e tyre zbejne gje tjeter veçse punojne per politikanet e korruptuar ose kane interes te drejteperdrejte qe rreforma te deshtoje. Zoti e bekofte popullin liridashes Amerikan.

  8. Tani says:

    Professor Nuk te Salim parashikimet.
    1: Ilir Meten do ta shkarkojn Parlamenti (Nuk te doli parashikimi). Parashikimet i dalin Ilirit duke ju referuar dhe parashikimit per termetin dhe parlamentin.
    2: SPARK e te tjera , jane reforma te deshtuara, sepse ne nje vend te koruptuar (duke ju referuar Juve) nuk mund te funksionoj nje reform qe eshte e deshtuara qe ne fillesat e saj.
    Me vjen keq professor qe te kundershtoj, por realiteti nuk eshte me Ju. Jeni me shume teoricient se prakticient.

  9. Vajmedet says:

    Llogje kavaje. Plak hesapi.

  10. Jimi says:

    Ore idiot, nje pyetje e thjeshte! Kur te majtet jo, kur te djathtet jo, kur presidenti jo ! Po kush dreqin e inicioi kete dreq reforme qe asnjeri nuk e dashka dhe pse!? Dikush thote dhe me shum ti mor idiot, se kete reforme e kane kerkuar Europa edhe Amerika. Por me cilet do te realizohet ajo? Me keta qe sipas teje qenkan te gjithe te korruptuar? E pamundur! Nese realiteti do te ishte ky qe ti paraqet, atehere ketu nuk ka nevoj per reforme, por ketu do te kishte nevoj per revolucion. E mban edhe veten per te kenduar ti !

  11. Ladi says:

    Ju z. Spartak e doni Shqiperine!
    Ju e doni Shqiperine por pa shqiptaret!
    Dhe ky eshte problemi jot i madh.
    Tek ky shkrim mungonte vetem pyetja preverbiale: cfare seksi kane engjejt?

  12. Arber says:

    Taku e ke mar vesh qe SPAKU filloi arrestimet nga te vdekurit ??!!!.Ja ky eshte edhe SPAKU ,komedi me vete .Keta do luftojn korrupsioni. .Keta jane inbecile .

  13. Ilir says:

    Po ik o idiot , thuaj fakte, jo deshira femijesh. Fakti eshte qe hajduti iunazes , zoti Qendro eshte nenkryetar vashkie ne Vlore. Fakti eshte qe pergjimet e vjedhjes se votave u lane menjane nga SPAK . Ti debil burre…

  14. Ilirjani says:

    Eshte mir te komentosh mbase dhe ndimon lexusit por ju lus miq mos bini ne llumin politik qe per fatin e keq jukka perca e nda ne ngjyra politike.Avokati si ju ben komentet e veta dhe besoj se juridikisht qendron mir ne analizen e tij,dhe nese ajo qe thot Avokati nuk arrihet kjo eshte sheje e keqe per te gjith ne,shqipetaret nuk mund tejen nje me politikanet qe vjedhin vresin dhe vazhdojne te shesin teritore ne se munden vetem per pushtet dhe para,Amerika na njohu shtet dhe besoj se dotena beje dhe shtet ne te kundert vaj halli yne.I

  15. sparti says:

    Kur do dalin nga skena politike keta analist psikopater qe mbajne peng kete vend per mese 30 vite!Spartakun e kishim Minister Drejtesie ne kohen e Saliut te pare dhe e dini se çfare :Kur hetoi dosjen e tij per 97 e nxorri te pafajshem se nuk kishte asnje urdher me shkrese pavaresisht se deklarata gojore te dokomentuara kishte boll!
    Ndaj lereni kete te lajthitur se ne fakt keta tipa e kane vendin ne spitalet psikiatrite mirpo ngaqe nuk ka shtreter i kane atashuar nepere studiot televizive ku Ky i pari ,pas tij nje psikopat tjeter Fatos Lubonja e rreshti i tyre s’ka te sosur mbajne me opium kete polull qe e kane marrosur me idotesite e tyre !Taku ka teorine se kur jame çmendur une ,çme duhet per te tjeret !U çmendeshin te gjithe se keshtu do ma ndegjojne fjalen mendon ai dhe Shqiperia vazhdon te çmendet duke degjur e sygjeruar perdite pallavrat e nje njeriu qe ndjen komoditet kur ftojne te flase broçkulla !
    Mjer ky popull ne doren e kujt ka rene e qe kthetrat e ketyre idoteve nuk e leshojne por perkundrazi sa vjen e me forte e shtrengojne!Ky eshte bere si Pal Vata njehere e nje kohe kurdeklaronte per probleme te ndryshme qe “Une dhe Enver nuk dime gje ,n.q.se e ka bere Mehmeti ne koken e tij”!Pali ishte siç eshte Taku sot me nje ndryshim qe ky si Enverin ka SHBA duke na thene qe une dhe Amerika nuk dime gje nq.se Rama e bene ne koken e vet!
    Spitali psikiatrik urgjentisht duhet te shtoje shtreterit per keta tipa qe sa vijne e po shtohen,ndryshe Shqiperia do te kthehet ne nje te tille ku s’do te kete kure qe ta sheroje!
    Lexoni pas dy ditesh se do te thote te kunderten e ketyre qe ka thene!
    Me hime nuk mund te bosh buke gruni ka thon nje bejtexhi kohe perpara!

  16. xhorxhi says:

    Por si duket keshtu po ecin parashikimet

  17. Stape Pashi says:

    Njerez, lutuni per vuajtjet qe ka pasur ky njeri ne burg. Por mos u influenconi nga hajvanlleqet qe cdo dite nxjerr nga goja. Nuk ka faj i shkreti. E ka trurin tej e pertej te çpuar. I fishkellen era nga mengjesi deri ne darke dhe ja erreson mundesine qe te arsyetoj mençurisht.

  18. SPAK eshte Kolona e 5- ne Drejteesine Shqiptare ,
    e cila rinovohet si Emer cdo vite ,
    duke vesh Maske te re ,por qe e te vertete nuk ndryshon asgje .
    Djalli ?‍♂️? e tregon ne surrat se cfar eshte i afte te beje .
    Faktet jane me kokeforte se Deshirat tona i nderuar Patrioti me gjak te paster Shqiptari Avokat Ngjella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje