DETAJET: U shoqërua për dhunë në familje, 52-vjeçari vret veten në komisariatin e Durrësit. Procedohen 2 punonjës policie

2 Gusht 2020, 10:17Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komisariatin e Durrësit.

Një 52-vjeçari ka varur veten në komisariat, pasi ishte arrestuar nga policia për dhunë në familje.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ku 52-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, kur ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Nërkaq mësohet se në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në komisariat janë marrë nën hetim dy punonjës policie.

Deklarata e policisë:

SHÇBA procedon 2 punonjës policie për shpërdorim detyre, pasi një i shoqëruar për dhunë në familje u vetëvar në paraburgim. 

Në datën 1 gusht, në mbrëmje, në ambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës, nga personeli policor u gjend i vetëvarur shtetasi T.T. Ai ishte shoqëruar për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, nga policia lokale.

Familjarët kishin denoncuar dhunën e 52-vjeçarit, nëpërmjet një telefonate në numrin unik 112 dhe policia kishte ndërhyrë menjëherë.

Nga hetimet paraprake të SHÇBA, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të pranishëm në vendngjarje dhe veprime proceduriale, vazhdojnë të kryhen hetime  për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe zbatimin e procedurave standarte nga punonjësit e policisë.

Për punonjësit e policisë:

– A.Ç., në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës;

– G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë,

si dhe struktura policore, të cilat sipas funksionit organik dhe procedurave standarde ngarkohen me përgjegjësi të veprimeve konkrete që lidhen me menaxhimin e kësaj situate po kryhen hetime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit menjëherë ka nisur hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde.

(TemA)

9 komente në “DETAJET: U shoqërua për dhunë në familje, 52-vjeçari vret veten në komisariatin e Durrësit. Procedohen 2 punonjës policie”

  1. qytetar says:

    Cfaj kane punonjesit e policise !….nje i cmendur vret vehten
    Mire qe nuk vrau policet.

  2. qytetar says:

    Mos u bjerini ne qafe policeve. Ai drejt asaj rruge ka qene.

  3. Papi says:

    Jam kurioz me dijte nese dhomat e paraburgimit jane te pajisura me litar e stol
    Apo i ngeli dikujt ne dore?

    1. Identiku says:

      …… normalisht duhet te kene edhe nje cengel ne tavan… Qe ta kene me te lehte te paraburgosurit… Pika atij shteti mesjetar.

    2. SPQR says:

      Ne ‘96 mblodhi policia te rinjte e ca zonave te Tiranes se Re dhe na izoluan prane ambjenteve te policise ushtarake ne Tirane! Ishte koha kur beheshin ende rekrutimet me force te te rinjve per ushtar! Na mbajten 12 ore te mbyllur ne qeli, por gjeja e pare qe bene ishte te na merrnin rripat e pantallonave! Tani, kur kete praktike e ndiqte me rigorozitet policia ushtarake, dhe ne ‘96, si ka mundesi policia e shtetit, ne 2020, qe ndjekin me dhjetera trajnime ne vit nga vendas e te huaj, nuk i zbaton praktikat e sigurise ne qeli?!! C’mendim ka z.Minister per keto lloj ngjarjesh!!!

    3. - - - says:

      Ishte varur me ushkurin e brekeve.

  4. beni says:

    vdiq (u vetëvra) nga koronavirusi

  5. beni says:

    vdiq (u vetëvra) nga koronavirusi ,

  6. Zjarri 6 says:

    Tallavaja vazhdon. Do bëjmë shtet de more de si lum ti popull mezi na ke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje