Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mbytja e një 18-vjeçari në ujërat e lumit Drini i Zi në Dibër.
Burime bëjnë me dije se viktima quhet Edison Zuna dhe ai së bashku me tre shokë të tjerë po bënin rafting.
Ata mendohet se janë nisur nga Ura e Topojanit ndërsa më pas 18-vjeçari ka rënë nga varka plastike dhe për pasojë ka humbur jetën. Rrjedha e lumit e ka marrë me vete për të paktën 6 km duke e nxjerrë në fshatin Selane.