Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar unanimisht Aida Hajnaj, në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
KLP votoi në mënyrë unanime me 9 vota pro, për emërimin e zëvendës-drejtoreshësh së Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj në krye të FBI-së shqiptare.
Aida Hajnaj u propozua nga SPAK, pasi 3 rivalët e tjerë që ishin në garë për BKH u skualifikuan apsi nuk plotësonin kriteret.
Pak ditë para zgjedhjes nga SPAK për Aida Hajnajn reagoi PD, e cila tha se ajo është nën hetim për shpërdorim detyre ndaj procesi për kreun e BKH-së duhet të niste nga fillimi. (TemA)
Nuk mendoj se kjo grua do jetë në gjëndje të ulë në fronkë Berishën,Metën,Bashën apo Ramën…Po hajde themi me këmbë të mbarë
O Xhoxhi , nuk te ule nga froni grua apo burre , po te ule ligji , zbatoe pa dallim dhe me koseguence dhe je ne regull….. ska nevoj te jesh mashkull , e pam dhe Llallen …….te Kujtohet Lalla ?? Tik Lialla qe e kish mendjen per te vjedhur dhe tia jepte jarin ne goje asaj ndihmeses , dhe shqipot prisnin drejtesi nga Llalla …..
I uroj suksese zonjes, nuk e njoh, por eshte shume e rendsishme qe te jete e ndershme. Duhet te filloj nga puna sa me pare sepse kemi humbur shume kohe. Njerzit duhet ta lene korrupsionin dhe drogen dhe te kthen nga dija dhe puna e ndershme.
Uroj te jete e pavarur ne punen e saj dhe te institucionit!