Zjarr në pyjet e Rublikut, Ministria e Mbrojtjes: Pas ndërhyrjes nga Forcat Ajrore flakët janë vënë në kontroll

29 Korrik 2020, 21:05Kronika TEMA

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se kanë vënë në kontroll flakët në pyllin e Molungut në Rublik, Mirditë.

Bëhet me dije se është dashur ndërhyrja e Forcave Ajrore që të vihen në kontroll flakët.

Mësohet se pas më shumë se 3 orësh operacion, zjarri është vënë në kontroll.

“Forca Ajrore përmes helikopterit të pajisur kovat e posaçme është angazhuar në shuarjen e vatrës masive të zjarrit në pyjet e Molungut, në afërsi të fshatrave Katund i Vjetër – Rrasfik njesia admin. Rubik.

Pas më shumë se 3 orësh operacion, zjarri është vënë në kontroll,” thuhet në njoftimin e Minstrisë së Mbrojtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje