Ministria e Drejtësisë ka firmosur sot izolimin e krerëve të bandave kriminale që ndodhen në burgje.
Nga sot pritet të hyjë zyrtarisht në fuqi, sistemi i rreptë i sigurisë në burgje, i njohur si “41 bis”.
Regjimi ka më shumë se dy vite që është gati pas kalimit të ligjit në Kuvend, por nuk u zbatua.
Në muajin mars, SPAK, (Prokuroria e Posaçme), i kërkoi ministres Etilda Gjonaj të vepronte për të zbatuar 41 bis.
Pritet që sot ministrja Etilda Gjonaj, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat.
Shikoni se keni harruar të lirë dhe shëtisin kudo dhe taller me ligjin edhe ca të tjerë si Zeni , fullani, meta, gabelja , llalla,etj. Apo kush nuk paguan dot e shi lomën. ?
Prisni edhe nja 30 vjet prisni mos u nxitoni derisa ti lirojne te gjithe banditet dhe vrasesit dhe pastaj vendiseni….si nuk ju vjen turp…2 vjet gati dhe nuk e zbatoni apo keni pune me te medha per te bere…