DETAJET: Vrasja e 23-vjeçarit në Elbasan, çfarë zbuloi policia në vendin e ngjarjes

31 Korrik 2020, 17:57Kronika TEMA

Regis Runaj, 23 vjeçari që u gjet i pa jetë në afërsi të varrezave në Elbasan, dyshohet të jetë rrëmbyer dhe më pas të jetë vrarë pikërisht në vendin ku u gjet nga policia.

Burime pranë grupit hetimor, se në afërsi të zonës ku u gjet trupi i të riut, janë fiksuar shenjat e frenimit të një makine. Kjo gjë e çon policinë në dyshimet se Runaj të jetë marrë me makinë nga një vend ende i pa përcaktuar qartë, duke u çuar deri në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Por për të zbardhur edhe më shumë detaje rreth krimit makabër, policia ka kontrolluar edhe celularin e viktimës, në të cilin janë përfituar numrat e personave të fundit që 23 vjeçari ka biseduar.

Burime të policisë sqaruan për “Abc News”, se janë të paktën tre persona që po verifikohen nëse ndonjëri prej tyre ka telefonuar qëllimisht Regis Runajn për ta nxjerrë në pritë ose jo. Kjo për shkak se tre telefonatat përkojnë të jenë bërë me orarin kur mendohet të jetë vrarë i riu. 23 vjeçari, njihet si miku i ngushtë i Emiljano Ramazanin i ekzekutuar në mënyrë mafioze pasditen e 20 korrikut po në Elbasan.

Policia dyshon se vrasja e Ramazanit dhe e Runajt të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës apo konfliktiket për ndarjen e territorit.

Nga ana tjetër, hetuesit dyshojnë se Runaj është vrarë nga grupi rival për shkak se mund të ketë pasur ndonjë informacion rreth konflikteve që ka pasur Emiljano Ramazani, apo dijeni rreth autorëve që ekzekutuan atë. Regis Runaj u masakrua me mbi 25 thika në trup, në zemër, fyt, fytyrë dhe qafë.

2 komente në “DETAJET: Vrasja e 23-vjeçarit në Elbasan, çfarë zbuloi policia në vendin e ngjarjes”

  1. Mandravellua says:

    “Konflikt bandash per ndarej territori” !!! – thote policia zyrtarisht
    Policia i di kto pune se kujt i takojne territoret, dhe rri e ben sehir…!!!
    Une kam deshire te besoj se territori i takon qytetareve, ndersa qeveria eshte administratori.
    Para 7 vjetesh, kur E.Rama bente fushaten elektorale, me kujtohet qe ka thene shprehimisht: Nje nga prioritete tona imediate do jete marrja e kontrollit te territorit: duke patur parasysh ndertimet pa leje, kultivimin dhe trafikun e droges, marrveshja per detin me Greqine, mbivendosja e pronave ne kadastra, etj.
    Sot, na del policia dhe na thote zyrtarisht qe territorin e Shqiperise e ndajne (administrojne) bandat!!!
    BRAVOOOO

  2. Ledio says:

    Merre gjithe qytetin e Elbasanit edhe futen ne karantinen e bajonetes edhe plumbit edhe le te shikojme se sa trima jane. 150 polica nga Shqiperia,150 nga Kosova per 3 muaj edhe mbyllet kjo pune. Kemi te pakten 10 vjet qe vetem vrasja po degjojme aty. Leri te qajne edhe vajtojne per 3 muaj edhe do shpetojne gjithe jeten. Njerez bastartd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje