Vladimir Meçe, avokati i Emiljano Shullazit e quan të papranueshëm dhe të kundraligjshëm vendimin për kalimin e klientit të tij në regjimin special 41 BIS.
Sipas avokatit, vendimi është marrë posaçërisht për Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë.
“Vendim i kundraligjshëm se është marrë në një moment të papërshtatshëm.
Është marrë posaçërisht për Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë.
Do ta ankimojmë në Gjykatën e Posaçme sapo të na vihet në dispozicion.
Do të mbajmë dhe qëndrim publik për mënyrën si është dhënë vendimi”, ka thënë Vladimir Meçe, avokat i Emiljano Shullazit.
Avokati kam pershtypjen i ka ditet e numuruara.