“Jeta është e pa kthim, e pa çmim”, mjeku Kalo apel të rinjve: Shpenzoni më pak kohë në klube nate, po rrezikoni veten dhe të tjerët. Kemi më shumë shtrime në spital

2 Gusht 2020, 09:15Sociale TEMA

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo i bën apel veçanërisht të rinjve që të frekuentojnë më pak ambiente me shumë njerëz të tillë si baret apo klubet e natës.

Sipas tij, jeta është e pa kthim dhe e pa çmim. “Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre

Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi, rrezikoni shëndetin tuaj, por jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj”, shkruan ai.

Kalo thotë se kujdesi i tyre ndaj vetes sjell edhe përkujdes për personelin shëndetësor në vend.

Postimi i plotë:

KOHË KOVIDIANE….2.08.2020….Vera dhe temperaturat e saja përvëluese po kompensohen me daljet në vëndet me malore të pyllëzuara me pisha e jo vetëm, ku Ozoni i çliruar prej tyre është një faktor ndihmës i yni në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19…..Në 7 vite këto pisha të mbjella në oborin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1 kanë hedhur shtat….

Ta heqim sëpatën apo nagaçen nga brezi ynë, dhe në vend që ta shpyllëzojmë këtë vend nga pishat e tija si në bregdet dhe në mal, le të rifitojmë kulturën e rimbjelljes së tyre…..Të rinjtë e të rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube dhe të miqësohen edhe me shumë me natyrën, duke e rigjallëruar atë me mbjelljet e këtij druri dobiprurës….

NËSE një i ri mbjell sot 2-3 pisha në 20 – 25 vitet e ardhshme i sigurojnë brezit më të ri, një jetë në një mjedis më cilësor e më pak të ndotur, sikundër brezat tanë menduan për ta duke u mbjellë miliona e miliona fidanë përgjatë Muajit Dhjetor të çdo viti kudo nëpër Atdhe…..Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi…..

RREZIKONI shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pa kthim, e pa çmim dhe shumë e vlertë për ju dhe ARDHMËRINË e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre….Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, POR edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domosdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.….

BESIMI dhe MIRËKUPTIMI reciprok e bën edhe më të mundëshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë….Together forever!!! (TemA)

8 komente në ““Jeta është e pa kthim, e pa çmim”, mjeku Kalo apel të rinjve: Shpenzoni më pak kohë në klube nate, po rrezikoni veten dhe të tjerët. Kemi më shumë shtrime në spital”

  1. Iliri says:

    Thirrje PROFESIONALE<NJEREZORE<ATDHETARE ! Nuk ka kohe te humbim. Te degjojme e veprojme cfare thote shkenca e njerez te ditur. Gjithashtu ligji duhet te veproje!

  2. Qytetari says:

    Duhet pa tjeter te dizifektojme rruget ,parqet ,e tj ne qytetet tona.Nuk e di kush duhet te nxite kete veprim te pushteteve lokale….Nje ore e me pare duhet kryer dhe ky veprim .

  3. qytetar says:

    Vetem me diktaure ne zbajme rregullat …..edhe pet jeten tone.

  4. Kevin says:

    Kalo nje dit do pergjigjesh per gjithcka.
    Mashtrus burr kurv.

  5. Ledio says:

    Duhen disinfektuar trute e koke-boshave edhe lerini parqet , rruget, ajrin edhe gjithcka tjeter. Zbatoni ato rregulla qe deri me tani shkenca mendon se japin rrezultat qofte edhe jo 100%. Distancim, higjene, vete-izolim. perdor masken ne ambiente te mbyllura edhe kur jeni ne kontakte me te tjeret edhe lutuni qe natyra/perendia do jete e meshirshme.

  6. Kondomi says:

    i vini nje foto tjeter jo gjithmone kete me prezervativ ne koke
    se na tmerruat

  7. Kondomi says:

    i vini nje foto tjeter jo gjithmone kete me prezervativ ne koke
    se na tmerruat

  8. Kondomi says:

    i vini nje foto tjeter jo gjithmone kete me prezervativ ne koke
    se na tmerruat
    nje foto te kendshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje