Nga Mentor Kikia
Me shpresën se do të gjeja një makinë me çmim të përballueshëm, u interesova në një konçensionar për makinat e përdorura. Me “ngelën” sytë tek një rrjesht veturash..
-Të përdorura janë, por janë shumë të shtrenjta akoma, pasi pak vite kanë punuar- më tha menaxheri.
-Po pse i kanë kthyer?
-Janë kryesisht makina institucionesh. Kur ndërrohen drejtuesit, të rinjë nuk duan të mbajnë makinën që ka patur parardhësi, kështu që i sjellin, sipas kontratës së blerjes, shtojnë edhe ca para e marin të reja.
D.m.th, një drejtor i sapoemëruar, punën e parë që ka bërë, ka ndërruar makinën. Edhe pse e re, ai nuk preferon atë që ka përdorur paradhërsi/ja. Por harxhon sërish para, nga të shtetit kuptohet, për një makinë në sqese, siç i thonë.
D.m.th, ata njerëzit që digjen brenda një autobuzi pa kondicioner, e që kutërbon era qen, si qentë e kazanëve jo ata që mbahen në shtëpi, pra me taksat e këtyre njerëzve zyrtarët kanë ndërruar makinat vetëm sepse aty ishte ulur dikush tjetër më përpara.
Këtu nuk bëhet fjalë për korrupsion, pasi ai nuk do ta marrë me vete makinën kur të ikë. Por bëhet fjalë për një gjë edhe më të rëndë.
Populli i thotë tangërllëk!
Por zyrtarisht quhet papërgjegjshmëri, makutëri, babëzi. Njerëz të votuar apo të emëruar për të drejtuar institucione, nuk kanë asnjë ambicje për të shërbyer e punuar.
Nuk kanë asnjë fije idealizmi për të lënë gjurmë me punën që kanë bërë. Por duan të krekosen me makinat dhe mobilimin e ri të zyrave.
Hajdutë dhe bij hajdutësh, vihen në garë mes tyre kush ka makinën më të mirë, të blerë me paratë e taksave tona.
Dhe janë këta, që në fushata dalin arave e përqafojnë njerëz të djegur nga dielli që punojnë.
Janë këta që flasin në emër të popullit, në emër të qytetarëve dhe punëtorëve, fermerëve dhe ndërtuesve. Janë këta që digjen e përbetohen për atdhe e për flamur.
Po, janë pikërisht këta që nuk kanë asnjë skrupull. Këta që atij fshatarit edhe taksën e kokrrës së vezës ia kthejnë në luks për vetën e tyre. Këta që nuk kanë ansjë lloj ideali për atdhe e për popull. Këta, që edhe flamurin e përdorin si beze për të mbuluar shëmtinë e tyre.
Për 30 vjet shqiptarët kanë votuar e ushqyer me djersën dhe gjakun e tyre këto ushunjëza pa asnjë pikë morali.
p.s: fotoja eshte shoqeruese
Me fjalë më tha i thash, Ju bëni një shkrim moralizuese. Pse nuk investigimi konkretisht kush është zyrtari që ka blerë makinë të re dhe kur e ka blerë. Kësaj pune or mik o thonë, po hedh edhe unë një gurë në lumë mos vrasë ndonjë peshkë dhe bëhem i pëlqyer.
I nderuar “Arbeni”,
ia ke futur kot! Ne 30 vitet e fundit abuzuezit, te cileve i eshte kushtuar artikulli, kane krijuar klasen e tyre parazitare. Si pasoje, eshte veshtire te gjesh dike, i/e cili/a nuk ka abuzuar me konsumin e taksave te popullit!
Falenderoj Autorin (Kikia) per artikullin dhe e mbeshtes ate si nje nga gazetaret (shpresoj te jete i sakte ky emertim) me me vlere qe kemi!
Rrespekte zoti KIKIA esht nje tem shum e goditur abuzimi administrativ qe nuk njeh kufi ne kte vend kto 30 vjet anarshi totale , jeni i rrespektuar si i vetmi gazetar qe thoni te verteten cop fare siç esht ne realitet , per kte keni pergezimet e mia, rrespekte ne vertetsin qe tregoni ne profesionin tuaj, suksese.
Arben, i ke rene ne koke.
Keta gazetaret tane behen gazetare vetem kur kane ngjarje te shkaktuara nga jeta e tyre private, por edhe ne keto raste i fusin nje koment per qejf, pa investigim, pa emra, pa vlera dhe pjesa tjeter kuptohet muhabet kafesh ku “te gjithe jane njelloj”.
Kjo te gjithe jane njelloj po e mbyt Shqiperine, se si qe ben vjedhjen apo karshillikun nuk ka as frike as turp se thote. une si gjithe te tjeret do dukem.
O Kiki apo Kaka?
Leri makinat dhe lexo cfare shkruan akademiku Genc Sulcebeu per PPP e laboratoreve qe pasi u shkaterruan nga shefja e laboratoreve ne QSUT, u privatizuan ne kuader te PPP nga i shoqi i kesaj shefuceje. Miliona euro demi i shtetit, miliona euro fitimet e shefes qe nxorri ne rruge 73 punonjesit e laboratoreve. Kete investigato ti o Kaka.
Do të investigohen të gjitha dhe të gjithë. Nuk keni më nga e luani bythën. Filloi me Ndroqin dhe do vazhdoj me shokët e tij dhe tuajët. Tê gjithë do kaloni në sitë. Boll bëtë qef duke nxjerrë vajzat shqiptare në semaforet e botës. Rracë e mallkuar.
Te falenderoj me shpirt e zemer ,zoti Kikia ! Sapo lexova shkrimi tuaj me erdhi ne mendje nje shkrim , autori nuk me kujtohet,po ishte tek gazeta ” RD. Ai shkrim fliste per poshtersine e udheheqesve te PPSH . Artikulli i shoqeruar me nje foto ku tregohej nje atobuz urban i shkaterruar dhe ne te udhetonte populli, si dhe nje makine e vogel , ndoshta nuk jam i sakt ne marken e makines por ishte vetur franceze ” Bezho ” me duket se quhej dhe udhetonin zyrtaret. C’poshtersi ! C’maskarallek i behej popullit. Po tani ,o i nderuar Kikia ? Nderrohrt makina se eshteulur demokrati apo e kunderta socialisti. Hajde , o popull , hajde ,dhe votoi keta maskarenj, keta flliqesira……. Po nuk eshte ehabiteshme shume per makinat. U vrane 4 njerez me duar ne xhepa , e populli i pa me sy se si u vrane,por udheheqesve demokrat,ketyre demokrateve qe u qau zemra per popullin,ketyre qe u qante zemra per Shqiperine , nuk u hyri gjemb ne kembe. Denohet guvernatori se iu vodhen miljarda ne bange, jo vetem qe nuk denohet,por edhe shperblehet me miliona lek. Ja kjo eshte demokracia , O KIKIA !
Ajo marka e vetures franceze quhet “Peugeot” dhe shqiptohet “pezho”.
O Shites i makinave pse lodhesh kot se ai edhe perse ja ke shkruar ai nuk di ta lexoje te jesh i bindur qe do ta lexoje peugeot,ose do te te pyesi se mire qe quhet “peugeot” po “zh” ku eshte !
Ndaj nuk eshte nevoja ta s’aqorsh se s’ke s’qaruar gje!Shoku i Kikis perseri Bezho do ti thote se keshtu i ka thene dikur mentori Kikia se e di mire se bezho-ne e ka pare per here te pare Saliu kur ka qene me Vitorine gjishen dhe Andi Bushatin kur u kthie me “Bezho” e ku edhe Vitoria e quante Peugeot dhe jo Pezho!
Ndaj lere ne boten e tij kete “shokun nga Astiri” se eshte prodhim “toke e xanun”!
Ore ti mire e ke ! Ashtu ka qene ! Po ata shefat e RD ( Berisha) sa erdhen ne pushtet e mban ment ke bene gjene e pare ? Nxoren jashte perorimit si te amortizuara gjithe parkun e udheheqjes se asaj kohe ! Aty e ka zanafillen fenomeni qe trajton Kikia!
E tmerrshme!
Ndyrësira! Shijne sepse ua kanë hypur budallenjve!
Ruhu nga fukarai kur behet zengjin.Populli thot e….i kur u be mbret leu bythen me vaj
Shkrim shume i mire.Kete radhe zoti Kikia ka thene ato gjera qe jetojme ne fakt.Me la pershtypje ata te arave te djegur nga dielli dhe pushtetaret shkojn i perqafojn ne kohe fushatash zgjedhore.Kjo eshte nje hile e madhe dhe hipokrizi.Fshatari shkret digjet tere diten ne diell,kurse disa myteber pushtetar i nderrojn makinat se na paska hipur nje socialist me pare.Turp.
NJe minute zoti Kikia,
Para se te leshosh ulurima dhe mallkime per “tangerllek” shpenzimshe te zyrtareve te larte te administrates, bej ca llogari te thjeshta ose bej nje kerkim ne internet per keto lloj praktikash qe njihen dhe zbatohen rendom ne Perendim, pikerisht per efektshmerine e tyre.
Me kete rast, me kujtohet nje shprehje qe thuhet se e perdornin britaniket e pasur:
“Nuk jam aq i pasur sa te blej gjera te lira”
Spjegimi per praktikat e kthimit te makinave pak te perdorura nga administrata dhe me ca para shtese blerjen e makinave fringo te reja eshte i thjeshte: Te kushton me teper te mbash, tí shernesh dhe te riparosh nje makine te perdoror, pa le nje shume te perdorur, sidomos kur eshte e administratave qe nuk i nxjerrin parate e mirembajtjes nga xhepi personal, se sa te blesh e perdoresh nje makine fingo te re qe nuk keron shpenzime sherbimi dhe riparimi, pa llogaritur qe konsumon me pak karburant te shtrenjte per kilometer.
Shkurt, makina e perdorur ta le rrogen te mekaniku.
Nese zoti Kikia ka pasur rastin te mbaje makine te perdorur dhe dhe makine te re, do te duhej ta kishte vene re nje gje te dukshme me efekte ne kulete, pikerisht diferencen e kripur te kostos se mirembajtjes dhe sherbimeve per to.
Keni te drejte znj. Anamaria Muti. Bile une mendoj qe perveç makines se re dhe shoferit trim – punonjes i gardes, te kete edhe dy bodiguard te tjere, njeri nga ata me syse te errëta, dhe tjetri, sipas rastit ne se ustai eshte mashkull, ti jepet edhe nje bodigurde femer ( mundesi nderrimi cdo 2 jave ), dhe ne se “ustai” eshte femer, te kete nje mashkull, per relaksim. Sepse “ustallarreve” duhet tu krijohen mundesi per detyren e tyre te “bosit”.
Fol konkretisht Mentor!
ç ja fut kot edhe ti kikija a kukuja ca je ti,ketu po vidhen tendera komlani ndertime para me thase ti thua nderrojne makina me ca leke me shume,po normal si mendove ti do ruajne parcelat me miser keta? per nje miser te vrasin
Z. Kikia, pz te kane genjyer se kjo eshte foto e nje parkimi diku afer n.frashri! Verifikoje dhe njehere mor burr se nuk behet hataja!
Per pordhe shqiptaret vdesin. Duhet sulmuar akti ligjor qe lejon veprime te tilla. Ndryshe pordhet me lekun e popullit do vazhdojne. Keto te shikoje Edi Rama.
Shkrimet e me nder ketij gazetari te fyejne inteligjencen
Kur ka vend dhe Kika ne Gazetari u dhjefte gazetaria!Idiotet qe pasi zbriten nga pylli pa nderuar as komunikimin ,as te ecuren e as fizionomine prej katunaresh jo vetem qe iu eshte mbushur mendja qe jane gazetare por japin edhe receta per jeten qytetare!
Jana ca tipa si ky ,nje fare Agron Gjekmarku,nje Mark Marku,nje fare Rakip.ari,nje fare Qim Peka,qe as per tre breza qe vijne nuk kane per ta ndryshuar ecurine e tyre civilizuese ku nuk behet fjale per emancipim elegant qytetarie!
Kjo nuk eshte vetem fatkeqesi Shqiperie por kombi!
Po ti z. Kakija me çfare pune te ndereshme, perveç shitjes se denglave neper medjat e oligarkeve dhe i paguar per ti sherbyer me besnikeri atyre, i ke bere leket per te pretenduar tek makinat e shtrnjta? KUJTOHU, TE KA THENE KUSH NE JETE: “PUNA MBARE”?
Ky ulerin se i humbi gjilpera ne kashte apo, se miu e hengri djathin pa e zene carku!!!
Keto jane shkrime populiste. I tha ai, qe shet makina, se jane te ish drejtorve…etj, etj, dhe me ment e atij, qe shet makina, ky, fillon kujen!
Nje gazetar serioz, e investigon rastin apo rastet, studion Ligjin, apo rregullat e shtetit per makinat e administrates dhe pastaj mund te na tregoje, duke qare, apo ulerire, se si eshte kjo pune….
Problemi mē serioz dhe më i vêshtiri për tu zgjidhur sot êshtë korrupsini dhe pa aftësia nê administrat ! E mbushur me lëpirsa ngjyra ngjyra , pa arsim por me diploma, ordinerë,hajduté e palaćo me makinat dhe zyrat e popullit , administrata êshtê kthyer nê një kancer për ekonominê kombêtate ! Le tê marrim si shëmbull policinë bashkiake ! Êshtê pasqyra mê e mirê e degradimit tê adm.mu nê qëndër të pushtetit vendor nê mes të kryeqytetit, në mes të ditês dhe para syve të qytetarve ! E para njé numêr i pa justifikuar policësh me uniformë , makinash, fugonash ! Pamje komike dhe turpëruese shfaqen çdo ditê bulevardeve dhe rrugve tê tiranês ! Edhe pse paguhen kot , shpêrdorojnë karburanti dhe mjetet kot, marrin guximin dhe punojnë në të “zezê”si taksidarê duke u marrê lekê hallexhinjve qê ushqejnë familjen ato dy tre prodhime tê stinés !.
Kjo seshtegje hic…investigoni ke tatimet keni njerez drejtor mgjs kane bere burg…dhe kontrolli madje…nen ze thone qe cojnegjysmat lart…
Ke thene vetem gjysmen e aferes zoti Kikia.
E pyete shitesin per dallaveret qe behen me cmimin? Pyete pak.
Pra nese makina shitet per 15 mije euro, bleresi i thote shitesit. Ne dokumenta do ta veme cmimin 35 mije euro. Keto do xhirohen ne llogarine tende. Ti pastaj me kthen mua 20 mije euro. Do te le dhe nje kafe, 1 mije euro.
Procedurat behen te rregullta. Me prokurim te drejteperdrejte. Ku mund te futet ne gare edhe nje shok i bleresit, sa per dokumenta , i cili per te njejten makine vendos cmimin 35 mije e 300 euro. Dhe humbet.
Fiton si me 35 mije euro. I cili do te mare vetem 15 mije euro, per makinen e shitur, aq sa do ma shiste mua, apo ty.
Drejtori fiton 19 mije euro nga blerja e makines dhe menaxheri i shitjeve 1 mije euro bakshish.
Fol po deshe…
Ky Mentor ke ka padron, ku e merr rrogen? Ky sa merret me histori me makina le te investigoje se si Sandri me nje televizion modest, ne nje ndertese modeste tek bishti i kodrave te Liqenit erdhi dhe na u vendos pas 2005-es ne gjithe ate territor tek ish Kinostudioja. Pastaj i shtoi pronat me ndertesa gjigande dhe e rrethoi gjithe zonen si ne mall te babait. I doli Saliu baba e shkuar babait. Kete te beje ky Kikia dhe mos na beje ki ki ki per tema me porosi te padronit.
Tamam KAZAN !!!
Ky shkrim eshte si ato shkrimet ne kohe e diktatures,qe shkruhej per burokratin ne pergjithesi,pa thene gje konkrete.Behu serioz, nese mendon te jesh i tille si gazetar.Me keto moralizime jemi ngopur,sa po derdhet.Ne se nuk ke kellqe,te flasesh me emra konkrete,mos ju fut asaj pune,se behesh qesharak
Shkrime qe nuk lexohen kurre. Fjale te pergjithshme qe autori ne te vertete u ben nder ketyre shushunjave. Shkrime si keto mund te shkruhen me qindra dhe nga cilido.
Mero, te lutem mos boto shkrime si ky, qe vetem fshehin nje realitet te hidhur. As emra institucionesh e dikastdrsh nuk vihen. Cbere? Asgje. Ku ishe? Asgjekundi.
Turp per shkrime te tilla.
Me kete shkrim dukesh sikur ke hypur maje plehut:
Ki-ki-ki-kiiiiiiiii!… Ki-ki-ki-kiiiiiiiiii!!!… ?
Flet rrufe na ban Kikia,
ardh urgjent nga Kakavia!
N’shpi t’saliut ka ra zia,
Gru burnesh zhonja Liria!
Se makina asht e tija
don me ja shitun Xen sekseri!
Asnji gjurme tek noteri,
Kikija-nuk e di kush asht shoferi!
Ashte terbue naltmadhnia,
n’shit te tij ka ra zia!
S’po din si me e terheq Kikia
Benxin me ia ble tek shpia!
Ndaj Kiki e dhjeve fare,
s’je per kesi soj punesh e pazare!
Jeto dhe ca muej si gazetar,
e ke me e pa vehten n’kremhastar!
Po mire more Mentor se edhe emrin e ke per ti kap gjerat shpejt Po sot e kuptove ti mbas 30 vjeteve per te ” te mirat e keti sistemi ” qe rame cop mbas tij u vrame e u sakatuam per keto dit te mira te drejtuesve tone se kur i kena mire ata jena mire edhe na pamvarsisht se shumica e popullit nuk ka as buken e darkes per femijet por drejtuesve tone ua exhte trash qafa dhe bythet plus koka qe ua bere sa nje qen stani . E perseri atyre jua japim votat .
A merni vesh o milet !!!! Degjenerimi ka mor ruget e hecin gjithfarsoj plenash !Kur ju them se peshku o qelb prej bishti e deri ke koka , ju vjen cudi !!! E di pse ??? Se bishti osht i kalbet e kalbesina pjell ! Se ata votoni e atyre ju knoni !Vidh te vjedhim ,e u bo deti kos !Ka 30 vjet qe sndrysho havazi e ju po aty e ata po aty ! Ju tallin ,ju mashtrojn ju premtojn,ju shesin e ju blejn si te pastrehet qe i sillen kazonit plenave ! Kur fillojn zgjedhjet kellcasin rrenat e ju perpasni duret ,pale kur fillojn e “shajn” njoni tjetrin e ju n kafe te mjesit ham ,ham ,ham ! Ata tallin bythen e bojn pazare eju po aty ! Kon gjet shesh e ju bojn pershesh e spo jeni te zot me gjet rugen ! Tashi ,turpi Zotit ,i faleni Rudina Hajdarit ,klysh banditi e banditeje ,e sjeni te zot me gjet rob te hajrit ! E dini pse ??? Se jeni te pabes ,se spiunoni ,shokun,komshiun ,ene vlla e moter per nji harar mill i pa kalu ne sit ! Ka 30 vjet qe slan gjo pa ju mor e ju merni ruget ! Ska mo keqardhje se ju a do qefi ,se vet i bot sheik ! Ja kalut ne Afrikes per korupsion e degjenerim ! Shkoni shtrojuni qylymin e kuq si n Hollivud kurvave e kurvarve ,kriminelve dhe hajdutve me veshje e vetura qe te meren syt ,qe tju bin jarget ,,,,,,Perfundimisht keni qeleshen simas kokes ……..