Kush janë grupet e riskut që do bëjnë vaksinën e gripit falas, Silva Bino: Preken më lehtë dhe nga Covid-19

3 Gusht 2020, 12:13Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot se po punohet për t’u përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, stinë në të cilat gripi stinor do i bashkangjitet dhe situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Ndaj tha ministrja, “jemi të angazhuar për rritjen e mbulesës vaksinale ndaj gripit, e cila do të jetë falas për të gjithë kategoritë e rrezikuara, si pjesë e strategjisë tonë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID19”.

“Deri tani kemi bere porosine per serine e pare te vaksinave”.

Pergatitemi per te vijuar perballjen me epidemine e Covid, qe sipas strategjise po forcojme kapacitetet e testimit, gjurmimit, spitaleve e paralelisht me semundshmerine tjeter qe eshte po kaq e rrezikshme. Rrisim kapacitetet per vaksinimin e sigurt, ndaj gripit per grupet e riskuara”, tha Manastirliu.

Shefja e Epidemologjisë së ISHP-së, Silva Bino tha se kategoritë e rrezikuara që janë edhe me te prekshem nga Covid-19, jane “persona me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësore, mësuesit apo kujdestarët për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri 5 vjeç, sepse e trasnsmetojnë më shumë gripin”.

2 komente në “Kush janë grupet e riskut që do bëjnë vaksinën e gripit falas, Silva Bino: Preken më lehtë dhe nga Covid-19”

  1. Papi says:

    Ndaje pra jane “grupe te rrezikuara” apo “grupe te riskuara”
    Jeni hamall jo gazetar

  2. pirro says:

    perse duhet bere vaksina e gripit kur duhet te presim vaksinen anticovid?
    Nuk ka lidhje virusi i gripit me corona virusin. Apo doni te beni tenderat e pervitshem me vaksinen e gripit?
    Me e rendesishme eshte pritja e daljes se vaksines kunder COVID-19.
    Kjo qe po behet nuk ka baze shkencore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje