FSHF: 10 klubet e Kategorisë Superiore, gati për bojkot

6 Gusht 2020, 21:49Sport TEMA

Të 10 klubet e Kategorisë Superiore përsërisin apelin për qeverinë për të reflektuar lidhur me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani.

Në mbledhjen e fundit me FSHF-në dhe Ligën Profesioniste të Futbollit u konstatua me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave të 10 klubeve të Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria shqiptare në tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit me TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, Liga Profesioniste e Futbollit vendosi, të bojkotojë kampionatin kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

3 komente në “FSHF: 10 klubet e Kategorisë Superiore, gati për bojkot”

  1. Patllakja says:

    Unë jam shumë dakord ti plotësohen kërkesat, por me një kusht :
    Fshf ja të lejojë që qeveria ose kontrolli i shtetit shqiptar ti bëjnë një kontroll financave të FSHF së në 10 vitet e fundit…

  2. klemi says:

    Akoma duan leke keto? Sa harxhoj qeveria per futbollin, stadiumet e elbasanit, shkodres, tiranes, etj., a nuk jane leke? Akoma duhet te paguajne qytetaret per keto hajdute? Mbylleni fare kete lloje sporti se sigurisht do te gjenden njerez me te ndershem qe do ta zhvillojne ate dhe po nuk u gjeten nuk u shauj populli shqiptar se nuk luhet futboll per biznes. Futbolli eshte loje dhe duhet luajtur per qef e jo per biznes.

  3. Mal Cori says:

    Nese ekziston komunizmi ne Shqiperi, eshte vetem ne futboll.
    Fushat e stervitjes te shtetit, stadiumet e shtetit, pagat nga bashkite( shteti) dhe kerkojne perseri favore nga shteti.
    Presidente trafikante qe fshehin bizneset duke mos paguar taksa sipas ligjit mbi sponsorizimet.
    Dhe e dini sa taksa kane?
    Aq sa harxhojne me dashnoren ne nje darke ne hotel. Ose grate dhe vajzat e tyre, aq sa harxhojne me dashnorin ne nje dreke ne rezorte turistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje