Ralf Rangnick ishte shumë pranë marrjes së drejtimit të Milanit, por në momentet e fundit nuk u arrit marrëveshja dhe drejtuesit e kuqezinjve nënshkruan kontratën e re me trajnerin Stefano Pioli.
Rezultatet e tij ishin mjaft të mira dhe u shpërblye për punën e bërë.
Rangnikc, së fundmi ka dhënë një intervistë për “Süddeutschen Zeitung” dhe normalisht është pyetur se pse nuk u bë trajner i Milanit.
Gjermani tregohet i qartë në atë që thotë: “Për shkak te ecurisë se Milanit me 9 fitore dhe 3 barazime, thjesht nuk mund ta bësh.
Nuk ka rëndësi se në perspektivën e kujt, timen apo të klubit, por nuk do të ishte diçka e zgjuar.
Nëse e vendosja veten në vend të milanistëve, qofshin trajnerë, drejtorë sportivë, futbollistë apo tifozë, vështirë do ta kuptoja pse Milani do të kishte dashur të ndryshonte gjithccka pas një periudhe pozitive”.
??????